Miratohet leja, rreth 3.000 shpime pusesh për naftë në territorin e parkut të Zagorisë

Kompania ndërkombëtare e karburanteve “Shell” është duke hedhur me shpejtësi të gjithë hapat që do të çojnë drejt kthimit të zonës së mbrojtur të Zagorisë, i shpallur Park Natyror Kombëtar, në një rajon kërkimi për naftë dhe gaz natyror.

Leja e miratuar prej Ministrisë së Energjetikës ka autorizuar “Shell”-in të kryejë rreth 3.000 shpime pusesh në territorin e parkut, për të vlerësuar potencialin naftëmbajtës të “Bllokut 4”.
Gjatë një dëgjese publike, ku pritej të sqaroheshin pasojat në mjedis, në shëndet, në zhvillimin e turizmit, në habitatin natyror dhe kulturor të zonës së mbrojtur, u fol vetëm përgjithësisht, ndërsa pjesëmarrja e grupeve të interesit ishte e ulët.

Autoritetet lokale, përfshi Bashkinë e Libohovës, përfaqësuesit e Monumenteve të Kulturës dhe administratori i njësisë, thanë thjesht se nuk janë dakord me këtë studim, por nuk i kërkuan kompanisë të saktësojë pasojat e kësaj ndërhyrjeje.

18 monumente kulture të kategorisë së parë, në një gjendje të brishtë, gjenden brenda territorit të ndërhyrjes së “Shell”-it. Kompania ka vendosur vetëm një distancë prej 200 m nga çdo monument, por nuk është në gjendje të flasë për efektet që mund të kenë shpërthimet me eksploziv mbi këto objekte.

Elena Mamani, nga Trashëgimia Kulturore pa Kufinj, tha se ndërhyrja mund të sjellë dëmtime të pakthyeshme.

Turizmi, që besohej se do të ishte e ardhmja e Parkut Kombëtar të Zagorisë, duket se preket seriozisht prej kësaj ndërhyrjeje. Përfaqësues të turizmit u shprehën të indinjuar gjatë dëgjesës publike.

“Shell”, në mënyrë të pajustifikuar, nuk ka marrë asnjë kërkesë për vepra publike në këmbim të ndërhyrjes, ndërsa dëgjesat që synonin njohjen e publikut me projektin dhe përfitimet nuk sqaruan asgjë të tillë.

Operacionet e kërkimit do të nisin së shpejti në të gjithë “Bllokun 4” dhe do të vijojnë për disa vite. Rreth 3.000 puse deri 30 m të thellë do të kërkojnë përdorimin e mijërave kg eksploziv. Korrikun e kaluar, Zagoria u shpall Park Kombëtar dhe zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit./tch/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Miratohet leja, rreth 3.000 shpime pusesh për naftë në territorin e parkut të Zagorisë
Miratohet leja, rreth 3.000 shpime pusesh për naftë në territorin e parkut të Zagorisë
https://1.bp.blogspot.com/-pE3grcwA0jg/XDoLCsDuuwI/AAAAAAAAelI/y_cd619WtsEiU2a8XwtWBVXFJ1tZrMTkQCLcBGAs/s640/pus-nafte-shperthim.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-pE3grcwA0jg/XDoLCsDuuwI/AAAAAAAAelI/y_cd619WtsEiU2a8XwtWBVXFJ1tZrMTkQCLcBGAs/s72-c/pus-nafte-shperthim.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/miratohet-leja-rreth-3000-shpime-pusesh.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/miratohet-leja-rreth-3000-shpime-pusesh.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy