Nafta ulet edhe me 5 lekë për litër.. por Shqipëria kalon e 12-a më e shtrenjtë në botë

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie në fillim të janarit, për herë të dytë brenda dy muajve të fundit. Në pikat e tregtimit me pakicë në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë për litër më pak, duke e çuar rënien totale në 10 lekë për litër.

Në Shqipëri, nafta ka zbritur sërish në nivelet e fillimit të 2018-s, pasi ishte rritur dy herë përgjatë vitit të kaluar, në qershor dhe në tetor, me përkatësisht nga 5 lekë për litër.

Operatorët e tregut pohojnë se rënia e çmimeve është reflektim i tregjeve ndërkombëtare, ku nafta pasi zbriti në 50 dollarë për fuçi, në fund të dhjetorit aktualisht po tregtohet me 60 dollarë për fuçi.

Pavarësisht rënies, çmimet e karburantit në Shqipëri kanë kaluar ndër më të shtrenjtat në botë. Sipas Global Petrol Price, që publikon çmimet e karburantit në gjithë botën, benzina në Shqipëri është 1.48 euro për litër, e 12-a më e shtrenjtë në botë, pas shteteve që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa ne: si Hong Kongu, Monako, Holanda, Italia, Greqia. Shqipëria bën përjashtim nga rregulli i përgjithshëm që konstaton Global Petrol Price: “Në përgjithësi, vendet më të pasura kanë çmime më të larta ndërsa shtetet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime në mënyrë domethënëse më të ulëta”.

Ndërsa në raport me të ardhurat për frymë, Shqipëria rezulton që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë. Shqiptarëve u duhen mesatarisht 10.3% të të ardhurave ditore për të blerë një litër benzinë, duke e renditur në këtë mënyrë në shtetin europian që ka karburantin më të shtrenjtë në Europë, në raport me të ardhurat për frymë (pa përfshirë vendet e Ish Bashkimit Sovjetik).

Taksat e larta që paguajmë për naftën, të cilat përbëjnë rreth 60% të çmimit, janë arsyeja kryesore për shtrenjtësinë e saj. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40 lekë për litër. Krahas kostos që e paguajnë tek çmimet e karburantit përmes taksës së qarkullimit, shqiptarët po paguajnë dhe për rrugët që kanë filluar të jepen me koncesion, ku e para ishte Rruga e Kombit me 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët dhe pas saj, projekti është për të dhënë me koncesion rrugën me trafik më të lartë në vend, Tiranë-Durrës.

Krahas shtrenjtësisë, ajo që lë për të dëshiruar është dhe cilësia e saj. Ekspertët pohojnë që një nga arsyet se pse janë rritur makinat që nxjerrin tym të zi lidhet me cilësinë e karburantit që tregtohet tek ne.

Nafta në botë

Aktualisht, sipas Financial Times, nafta po tregtohet me 60$ për fuçi. Çmimi i tregtimit të naftës ka rënë me gati 13% në harkun kohor të një viti. Çmimi i naftës ka variuar nga 49 dollarë, nivel që e kapi në javën e tretë të dhjetorit, deri në 86 dollarë për fuçi.

Pritshmëritë e OPEC për çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare janë optimiste. Deri në pranverë pritet që çmimi për fuçi i naftës të luhatet në 70$ për fuçi. /Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10281,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,597,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,324,Kosovë,3034,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Nafta ulet edhe me 5 lekë për litër.. por Shqipëria kalon e 12-a më e shtrenjtë në botë
Nafta ulet edhe me 5 lekë për litër.. por Shqipëria kalon e 12-a më e shtrenjtë në botë
https://1.bp.blogspot.com/-bZIwJIa6osg/XDYyoZxEvvI/AAAAAAAAeVs/PlBQngL2hDwszI_i0SN2gwmnojziauX1wCLcBGAs/s640/nafta_1547038617-3061709.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-bZIwJIa6osg/XDYyoZxEvvI/AAAAAAAAeVs/PlBQngL2hDwszI_i0SN2gwmnojziauX1wCLcBGAs/s72-c/nafta_1547038617-3061709.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/nafta-ulet-edhe-me-5-leke-per-liter-por.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/nafta-ulet-edhe-me-5-leke-per-liter-por.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy