Ndërtimi, rajoni dominohet nga fabrikat, Shqipëria nga pallatet

Sektori i ndërtimit zë një pjesë të konsiderueshme të investimeve në Ballkan, por struktura e investimeve në ndërtim ndryshon nga njëri vend në tjetrin.

Një studim i fundit nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare për investimet në Rajonin e Ballkanit gjeti se nënkategoria e ndërtesave dhe strukturave të tjera zë pjesën më të madhe në sektorin e ndërtimit në rajon. Por teksa në Maqedoni, Serbi, Bosnjë godinat përfaqësojnë fabrika dhe kapanonet e magazinimit për llogari të biznesit në Shqipëri sektori i ndërtimit në më shumë se gjysmën e tij dominohet nga investime në banesa për rezidentët.

Investimet në kapanone dhe fabrika zunë 71 për qind të investime në ndërtim për vitin 2016 në Maqedoni, 95 për qind në Bosnjë. Vetëm në Shqipëri kjo nënkategori zë më pak se gjysmën e investimeve në ndërtim. Studimi vë në dukje se në Shqipëri ndërtesat rezidenciale private zënë një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve të ndërtimit.

Duke analizuar investimet në ndërtim vihet re se një pjesë shumë e vogël e investimeve shkon për investimet efecientë, të tilla si strukturat që kanë lidhje me shërbimet arsimore ose shëndetësinë.

Në përgjithësi sektori i ndërtimit në Ballkan ne 20 për qind te totalit shpërndahet në objekte që kanë lidhje me ofrimin e shërbimeve komunitare, si objekte që ndihmojnë në furnizimin me ujë, në transport, në ndërtime shkollash, spitalesh etj. Por në Shqipëri dhe Maqedoni kjo përqindje është më e ulët, madje në Shqipëri është më pak se 10 për qind e investimeve totale në ndërtim.

Investimet në infrastrukturën e duhur në Rajonin ishin në kulmin e tyre rreth shpërthimit të krizës financiare. Mirëpo edhe në kulmin e tyre investimet vjetore në infrastrukturën që siguron zhvillim të qëndrueshëm nuk arritën asnjëherë në 2 % të PBB-së, teksa në Shqipëri kjo përndiqje ishte edhe më e ulët në vetëm 0.5% e PBB-së.

Studimi i Institutit të Vjenës vlerëson se investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme për të gjeneruar përfitime afatgjata të produktivitetit. Ballkani nuk ka kapacitete për investime infrastrukturore, veçanërisht në sektorët jo tradicionalë të tillë, si uji, kanalizimet, mbeturinat, shëndeti, çështjet sociale dhe arsimi.

Nevojat e investimit në infrastrukturën e energjisë dhe transportit janë vlerësuar 8 miliardë euro për rajonin e Ballkanit, teksa iniciativa evropiane përveç ka siguruar rreth 800 milionë euro në grante për këto investime./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10275,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,323,Kosovë,3031,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2073,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ndërtimi, rajoni dominohet nga fabrikat, Shqipëria nga pallatet
Ndërtimi, rajoni dominohet nga fabrikat, Shqipëria nga pallatet
https://2.bp.blogspot.com/-NYmkKaXHnYE/XDOVHxe46UI/AAAAAAAAeE8/sJUUCqXJjfIJQvNBqKTTEfFdacvXE9bogCLcBGAs/s640/auto_ndetime1546842029.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-NYmkKaXHnYE/XDOVHxe46UI/AAAAAAAAeE8/sJUUCqXJjfIJQvNBqKTTEfFdacvXE9bogCLcBGAs/s72-c/auto_ndetime1546842029.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ndertimi-rajoni-dominohet-nga-fabrikat.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ndertimi-rajoni-dominohet-nga-fabrikat.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy