Ndryshimi mes “tradhëtarëve” grek, maqedonas, dhe atyre shqiptarë

, Ndryshimi mes “tradhëtarëve” grek, maqedonas, dhe atyre shqiptarë

Nga Mero Baze/

E përbashkëta në procesin e votimit për Marrëveshjen Greko Maqedonase, si në Shkup ashtu dhe në Athinë, është sigurimi i votave të nevojshme, përmes një pakice dezertore nga kundërshtarët e këtyre Marrëveshjeve.

Maqedonia dhe Greqia I dhanë fund mosmarrveshjes së tyre historike, pasi parlamentet përkatëse votuan Marrëveshjen që ndryshon emrin e ish Maqedonisë dhe detyron Greqinë ta njoh shtetin e ri. Por si në Shkup dhe në Greqi, votat e nevojshme mungonin dh eu siguruan përmes “tradhëtisë”. Në Shkup, Kryeministri Zaev, siguroi votat nga krahu më I “urryer” I politikës së Zajevit, prej njerëzve besnikë të ish shefit të shërbimit sekret që ka qenë në qendër të ciklonit në rezistencën antiperëndimore.

Në fund shtatë deputetë të tij, votuan Marrëveshjen dhe ratifikuan atë në Kuvend, duke injoruar rezultatet e pakëndëshme të referendumit.

Në Greqi kryeministri Cipras kaloi në qeveri minorace pas ikjes së Ministrit të Mbrojtjes, nga një pati e ekstremit të djathtë nacionaliste, që mbijeton vetëm se sulmon Maqedoninë. Por dhe ai në votimin e sotëm e siguroi mbijetesën, pikërisht nga “tradhëtarë” të kësaj partie.

Debati që hapet nga këto dy votime, që duket sikur njollosin vendimet historike të dy shteteve, në fakt shkonë më tej se korruptimi I disa deputetëve. Ajo që shumë njohës të politikës mendojnë, ka të bëj me përgjegjshmëirnë, që të dy klasat politike kanë për të ardhmen e vendit, dhe më shumë se sa korruptim, votimi duket se është një ‘tradhëti” me leje në të dy rastet.

Si deputetët maqedonas të Gruevskit ashtu dhe “tradhëtarët” e e nacionalistëve grekë, duket se ngajnë të jenë më shumë tradhëtar të lejuar nga partitë e tyre për hirë të një problemi më të madh, se sa njerëz të rekrutuar nga shumicat.

Në Shkup dhe Athinë, po ndodh në fakt, ajo që nuk po ndodh në Prishtinë dhe Tiranë në raste të tilla.

Në Kosovë ngërçi I klasës politike është mbërthyer rreth marrëveshjes Kosovë Serbi, pas presionit të fort amerikan, që ajo të mbyllët deri në fund të Pranverës. Duket se presioni për Marrëveshje ka ndarë klasën politike në dy pjesë, udhëhequr respektivisht nga Presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj. Mbështetësit e Marrëveshjes pas së cilës qëndron SHBA dhe Brukseli, po akuzohen si tradhëtarë, ndërsa kundërshtarët si heronj, por në fakt e gjithë është llogari politike ditore. Ndryshe nga Shkupi dhe Athina, ku politikanët “tradhëtojnë” partinë për Atdheun, në Prishtinë duket se tradhëtojnë Atdheun për partinë.

E njëjta gjë është dhe në Tiranë.

Ndërsa Greqia mbylli Marrëveshjen me Maqedoninë, dhe do të jap mbështetje për të në procesin e antarësimit në NATO dhe BE, Shqipëria ka ngrirë Marrëveshjen me Greqinë për shkak të kundërshtimit të Presidentit Meta dhe bllokimit prej tij të gjithë procesit.

Marrëveshja e mëparshme që Ilir Meta dhe Sali Berishën firmosën, u hodhë poshtë nga Gjykata Kushtetuese si e pafavorshme për Shqipërinë, ndërsa Marrëveshja e re është një paketë më e gjerë, që përveçse favorizon më shumë Shqipërinë, në kufirin detar, detyron palën greke të heq ligjin e luftës dhe të avancoj problemin e njohjes së problemit të qytetarëve të Çamërisë, zbuar në Shqipëri.

Por dhe këtu njësoj si në Kosovë, procesi është bllokuar për interesa të ditës. Heronjtë dhe tradhëtarët janë personazhe të shpikura nga dy palët për njëri tjetrin, me qëllim që të bllokojnë procesin, ndryshe nga sa ndodhi në Athinë e Shkup, ku disa deputetë u vetshpallën tradhëtarë për të mirën e vendit, Ky është ndryshimi real mes heronjëve dhe tradhëtarëve shqiptarë dhe atyre grek e maqedonas. Heronjtë tanë janë tradhëtarët e vërtet të vendit, ndërsa tradhëtarët e tyre janë heronjtë e vërtet të tyre./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button