“Në Shqipëri isha ngelës”, studenti nga Fieri që sot punon si bashkëpunëtor shkencor në Bundestag

“Në Shqipëri isha ngelës”. Ky është rrëfimi i 26-vjeçarit shqiptar, Henri Haxhiraj, nga Fieri për DW, i cili prej prillit 2018 punon si bashkëpunëtor shkencor në parlamentin gjerman.

Në vitin 2010-2014 ai kreu studimet bachelor në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, ndërsa në 2017 kreu një praktikë në Bundestagun gjerman.

Në vitet 2016-2018 ndoqi studimet master në degën Sustainable & Environmental Management pranë Universitetit të Eberswalde-s në Gjermani.

I pyetur për përvojën e tij të studimeve në Shqipëri, ai tregon:

Nuk e kam për turp të them që kam qenë ngelës gjate studimeve bachelor në Fakultetin e Ekonomisë. Padyshim qe përgjegjësia kryesore ka qenë e imja, por shume gjëra në atë Fakultet, në gjykimin tim, nuk funksionojnë siç duhet. Nga shpërndarja e informacionit, tek marrëdhënia me profesorët, tek vlerësimi, tek mësimdhënia etj. Ne studionim me një kurrikul që analizonte biznesin e para 30 viteve dhe ato njohuri nuk ishin fare të nevojshme në tregun aktual. Megjithatë, aty kam njohur edhe profesorë te shkëlqyer, të cilët përpos kushteve te këqija, pagesës së ulët dhe burokracisë së panevojshme, kane zhvilluar një mësimdhënie shembullore.

Nga ana tjetër, kohën e studimit në Gjermani, 26-vjeçari e konsideron si përvojën më të bukur.

Si student në Gjermani kam pasur përvojën me të bukur. Studimin tim e kam financuar vetë, duke punuar si shitës, çdo javë nga 20 orë (10 të shtunave e 10 të dielave) në një dyqan suvenirësh. Jam i lumtur që ia kam dalë me forcat e mia. Studimi akademik në Gjermani mua nuk më ka formuar vetëm në anën akademike, por më ka mësuar edhe t’i analizoj problemet e ndryshme në mënyrë të strukturuar.

I riu nga Fieri thotë se në Gjermani studentët falë kartës studentore gëzojnë një sërë lehtësirash.

Karta studentore jo vetëm në Gjermani, por edhe ne Europë, është mjeti i identifikimit i çdo studenti. Ne kartën studentore është e inkorporuar edhe bileta e transportit publik ne Gjermani. Përpos kësaj, me atë ke uljet në dyqane te caktuara, ne kinema, restorante etj. Mendoj se përveç kartës studentore është i nevojshëm edhe një e-mail zyrtar nga universiteti për çdo student. Kështu mund te shkarkohen softuerë si Microsoft Office apo Citavi (për te automatizuar citimet në shkrime shkencore) me çmimet e reduktuara apo edhe falas. Në Berlin, nëse ke një abone vjetore për transportin publik, paguan diku tek 65 euro ne muaj. Si student, unë paguaja rreth 17 euro në muaj.

I pyetur në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë, Haxhiraj i konsideron të domosdoshme 8 kërkesat e studentëve dhe të realizueshme, por thotë se duhen konsultuar me ekspertë teknik.

Duke qenë se në punën e përditshme ne Parlamentin Gjerman kam të bëj me ligje, është një gjë të formulosh 8 kërkesa, por është një tjetër gjë të formulosh një projektligj bazuar në këto 8 kërkesa. Ndaj mendoj se studentët duhet të konsultohen edhe me ekspertë për anën teknike, në mënyrë që të shmangin çfarëdolloj pasoje negative të mëvonshme. Neni 81, pika 1 e Kushtetutës e lejon edhe propozimin e një ligji nga 20 mije zgjedhës. Ndoshta do të ishte një alternativë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Në Shqipëri isha ngelës”, studenti nga Fieri që sot punon si bashkëpunëtor shkencor në Bundestag
“Në Shqipëri isha ngelës”, studenti nga Fieri që sot punon si bashkëpunëtor shkencor në Bundestag
https://1.bp.blogspot.com/-QpjQlu6u6Y4/XDdyEqpLsRI/AAAAAAAAebk/0hIPJyJBGNcETcbB2xFeRaKFCrNy4lWnACLcBGAs/s640/46993552_303-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-QpjQlu6u6Y4/XDdyEqpLsRI/AAAAAAAAebk/0hIPJyJBGNcETcbB2xFeRaKFCrNy4lWnACLcBGAs/s72-c/46993552_303-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ne-shqiperi-isha-ngeles-studenti-nga.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ne-shqiperi-isha-ngeles-studenti-nga.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy