Në Tiranë nisin aktivitetet për shënimin e Vitit të Ismail Qemalit

Edhe pse pa mbështetje financiare nga shteti, Instituti i Albanologjisë në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit ka organizuar një seri aktivitetesh. Me këtë rast studiuesit kanë mbledhur një fond prej 1 milion dokumentesh që flasin për rolin e Ismail Qemalit si shtetformues.

Në 100-vjetorin e vdekjes së themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, Instituti i Studimeve Albanologjike ka organizuar një seri aktivitetesh edhe pa financim nga buxheti i shtetit, transmeton oranews.

Viti jubile i vdekjes së Ismail Qemalit e gjen Institutin pa financim nga shteti dhe me vetëm 17 studiues, të cilët trajtohen me paga modeste.

Drejtori i Institutit, Marenglen Verli, thotë se institucioni që ai drejton ka një axhendë aktivitetesh që do të zhvillohet në 24-26 janar dhe disa botime dokumentarë që janë fryt i punës së studiuesve.

Marenglen Verli: Në mënyrë të posaçme i është kushtuar vëmendje ndër të tjera edhe Ismail Qemalit i cili ka 100 vjetorin e ndarjes nga jeta, në vitin 1919. Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Studimeve Albanologjike ka kordinuar punët edhe me bashkinë e Vlorës për të bërë këto ditë, me 24 ose 26 janar, një konferencë në Vlorë. Sikundër Skëndërbeu, edhe Ismail Qemali si një figurë brilante ka marrë vëmendjen e posaçme të studiuesve. Por edhe në të gjitha periudhat pas 1912 në një mënyrë apo një tjetër ai ka qenë në vëmendje të pushtetit.

Ndonëse me financim të kufizuar, studiuesit kanë arritur të sigurojnë 1 milion dokumente të rëndësishme historike ku spikat figura e Ismail Qemalit si burrë shteti dhe aftësia e tij shtetformuese dëshmuar nga historianë e diplomatë të huaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Në Tiranë nisin aktivitetet për shënimin e Vitit të Ismail Qemalit
Në Tiranë nisin aktivitetet për shënimin e Vitit të Ismail Qemalit
https://4.bp.blogspot.com/-o4mcqrHRjbI/XD4izB8aVMI/AAAAAAAAe5I/KVOOXjPfrWItR9Zv7V_rkTA4jlbKY3O3gCLcBGAs/s640/auto_15iq1547541564-728x430-640x378.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-o4mcqrHRjbI/XD4izB8aVMI/AAAAAAAAe5I/KVOOXjPfrWItR9Zv7V_rkTA4jlbKY3O3gCLcBGAs/s72-c/auto_15iq1547541564-728x430-640x378.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ne-tirane-nisin-aktivitetet-per.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/ne-tirane-nisin-aktivitetet-per.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy