Parada ushtarake/ Forca e shtetit, tanke dhe raketa në bulevard

Flet Bajram Mana, ish-Komandanti i Përgatitjes së Paradës Ushtarake të vitit 1989. Forca e shtetit, tanke e raketa në bulevard. Si zhvilloheshin parakalimet ceremoniale para tribunës së udhëheqjes. 8000 burra me kambale dhe bajonetat mbërthyer. Kur formacioni me 40 kuadrate ushtarakësh, tanke, raketa e mjete të mekanizuara, pushtonte bulevardin
Nga Leonard Veizi
Bajram Mana
Shteti përgatitej për një paradë ushtarake. Termin, thuajse i harruar prej kohësh, u rikujtua për herë të fundit në përvjetorin jubilar të 100 viteve Shqipëri e Pavarur. Me uniforma luksoze, e me armatim të mbetur nëpër depot e armatës, kuadratet e ushtarëve shqiptar sërish u rrekën të ngjallin traditën e vjetër, kur ushtria edhe pse nuk bëri luftë frontale, të paktën diti të marshojë me hap të fortë aq sa të prishte dhe pllakat e bulevardit me emrin e nderuar “Dëshmorët e Kombit”…
…“Paradaaa… eja në radhë. Për parakalim ceremonial, me kuadrate, distanca një drejtues…” këto dhe të tjera në vazhdim ishin fjalët që Komandanti i përgatitjes së Paradës u drejtonte të paktën 10 mijë burrave të rreshtuar në 40 kuadrate dhe ca të tjerëve hipur nëpër makina transporti ZIS më targat UP. Më pas Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, hipur mbi një BÇ kineze me goma të lyera me bojë të bardhë, i raportonte Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, se jo pak, por një Armatë e tërë, ishte gati të parakalonte para tij. Bajram Mana, ish-Komandanti i Përgatitjes së Paradës Ushtarake të vitit 1989, rrëfen se si funksiononte mekanizmi për të zhvilluar një parakalim dinjitoz, aq sa t’u shkonin të dridhura dhe diplomatëve të huaj që qëndronin të krekosur në tribunën kuqezi të vendosur mes ndërtesës së Kryeministrisë dhe asaj të Komitetit Qendror të Partisë:
Si zhvilloheshin paradat e para vitin 1990?
Paradat Ushtarake organizoheshin çdo 5 vjet dhe veprimtaria kryhej në 29 nëntor ditën e çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë. Kjo traditë kishte filluar që me parakalimin e parë në Shqipërinë e sapoçliruar. Por vite më pas ajo do të perfeksionohej e ushtria do të krenohej me të. Qëllimi i paradave ishte të tregohej forca e shtetit, pasi në tribunë gjithmonë veç krerëve të lartë të udhëheqjes shqiptare ishte i ftuar trupi diplomatik, atashetë ushtarakë si dhe shumë delegacione të huaja të ftuara enkas për këtë rast.
Cila ishte atmosfera në të cilat zhvilloheshin këto parada?
Mund të them se atmosfera ishte fantastike, madje madhështore. Të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në një paradë ushtarake thoshin se e kishin për nder një gjë të tillë. Shumë të tjerë e kishin këtë dëshirë por nuk u jepej mundësia. Ministria e Mbrojtjes vihej në kulmin e aktivitetit të saj. Të paktën për 2 muaj, tetor-nëntor, gjithçka fokusohej në këtë manifestim, për t’u treguar sa më dinjitoz. Paradat ushtarake jo vetëm ishin të planifikuara por kishin edhe një buxhet të përcaktuar e të miratuar, pasi kishte shumë shpenzime.
Kur fillonte përgatitja për të bërë një paradë ushtarake të nivelit të lartë?
Stërvitja me trupa fillonte që disa muaj përpara se të vinte data e caktuar, por ato bëheshin nëpër njësitë e ndryshme. Fillimisht përcaktoheshin pjesëmarrësit të paradë dhe gjithmonë kuadratet formoheshin me ushtarë apo rezervistë që kishin gjatësi të mjaftueshme, mbi 170 cm të gjatë. Në fillim të tetorit gjithmonë trupat grumbulloheshin dhe fillonte përgatitja kompakte e cila bëhej ish fushën e aviacionit në Laprakë, Tiranë. Kuptohet, rëndësia më e madhe ishte ecja me hap rreshtor sipas parametrave. Por pas tyre vinin mjetet e mekanizuara që gjithashtu duhet të ishin uniformë.
Cilat ishin kushtet në të cilat zhvilloheshin stërvitjet paraprake?
Tek ish-fusha e aviacionit, krijoheshin të gjitha kushtet për një stërvitje normale, duke filluar që nga ndërtimi portativ i fjetinave, ujësjellësi, tualetet, ndihma e shpejtë mjekësore, fusha shtrohej me asfalt, ngriheshin qendra ambulatore, etj. Gjatë këtyre dy muajve aty do të kishin veprimtari rreth 8-mijë trupa. Unë kam qenë Komandant i Përgatitjes së Paradës në vitin 1989. Ne si drejtues kishim zyra e infrastrukturën e nevojshme. Altoparlantë kishte të instaluar në të gjitha drejtimet ku urdhrat që jepeshin nga tribuna dëgjoheshin ngado. Për të instruktuar trupat të ecnin me hap rreshtor, mobilizoheshin oficerët më të mirë të këmbësorisë. Një muaj përpara zhvillimit të paradës fillonte përgatitja intensive e përditshme, deri në mesnatë. Nuk duhet harruar se një punë të madhe bënte dhe banda e ushtrisë që shoqëronte provat me marshet luftarake.
Çfarë armatimi mbanin ushtarët e viteve ‘80 gjatë parakalimit?
Armatimi ishte rus dhe kinez. Kuadratet që kishin në përbërje trupa 20×10 pra 200 parakalues, mbanin armë të tipit: kallashnikov, pushkë karabinë, granatahedhëse, automatikë të vegjël me fishekë pistolete që ishin për kuadratet e zbuluesve dhe të femrave. Pushkët mbaheshin në sup me bajoneta të hapura. Automatikët në gjoks. Rreshti nga reshti kishte largësinë e një krahu.
Cilët ishin përgjegjësit direkt të paradës?
I gjithë aparati i Ministrisë së Mbrojtjes vihej në dispozicion të kësaj parade por kryesorët ishin Drejtoria e Përgatitjes Luftarake dhe Drejtoria e Kulturës dhe e Propagandës. Uniforma e paradës gjithmonë ishte e re dhe e porositur enkas për këtë eveniment. Çdo ditë dilte gazeta e paradës, ku jepeshin dhe stimuj për kuadratet që dilnin më mirë gjatë stërvitjes së një dite më parë. Gjatë ditëve të përgatitjes kishte shumë seriozitet edhe në kontrollin e ushqimit. Sidomos përgjegjësia maksimale ishte ditët e fundit, pasi një ushqim i prishur nxirrte nga loja një kuadrat të tërë. Megjithatë masat ishin marrë për çdo rast të mundshëm. Gjithsesi kuadratet kishin gjithmonë 20 ushtarë rezervë, pra një rresht, për çdo mungesë të papritur të çdonjërit prej tyre, si në rastin e sëmundjeve, apo problemeve familjare. Përgatitjet e fundit bëheshin natën, pas orën 22.00. Në bulevardin e madh të Tiranës, të ndriçuar më së miri mblidheshin shumë njerëz që ndiqnin parakalimin e ushtrisë. Duhet pasur parasysh se parada pritej me kënaqësi nga të gjithë, pasi shumëkujt i qëllonte të kishte një të afërm pjesëmarrës në të. Bëheshin gjithsesi edhe 2-3 prova gjenerale, por më e rëndësishmja ishte ajo dy ditë para paradës. Pastaj bëhej një ditë pushimi për qetësim e reflektim.
Si ishte dita e paradës?
Përgatitjet fillonin që herët më mëngjes ku trupat vendoseshin sipas planit të përcaktuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Parakalimi zyrtar hapej në orën 10.00 kur në tribunë ngjitej udhëheqja e shtetit. Pastaj paraqitej forca nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe niste parakalimi. Kuadrati i parë ishte ai i veteranëve të luftës që kishin gjokset e mbushura plot me dekorata. Në krye të çdo njësie ishte flamurtari me dy shoqërues ndërsa çdo kuadrat e udhëhiqte komandanti dhe komisari i saj.
Cilat ishin njësitë që krijonin më shumë efekt në popull?
Elita e paradës gjithmonë kanë qenë kuadratet e Flotës Detare, Zbuluesit, Skënderbegasit por dhe Akademia Ushtarake. Skënderbegasit sepse ishin më të rinjtë. Zbuluesit sepse kishin kostume maskimi, uniforma kamuflazhi me lara dhe të bardha. Flota Detare për shkak të paraqitjes me uniformat e zeza dhe kapelat e dorezat e bardha. Rëndësi u jepej edhe kuadrateve me gra e vajza të cilat gjithashtu kishin shumë sharm në çdo lloj parakalim.
Po për teknikën?
Natyrisht efekt të madh kishin tanket dhe sidomos raketat. Duhet të them se paradat më të mëdha e pompoze, në historinë e 45 viteve të shtetit socialist, ishin ato të zhvilluara në vitet 1974, 1979 por dhe në vitin 1984. Në dy të parat efekti i madh në popull dhe më tej ishte për shkak të demonstrimit me armatimin e rëndë. Ushtria shqiptare u përfaqësua me raketa, katjushka, e tanke.
 Epilogu
“Sapo përfundonte parada, kuadratet shpërndaheshin sipas vendndodhjeve nga ishin nisur. Makinat prisnin nëpër rrugët dytësore. Ushtarët që kryenin shërbimin ushtarak largoheshin për në repartet e tyre dhe rezervistët gjithashtu. Zakonisht raporti i ushtarëve efektivë të marrë nga njësitë me forcat e tjera ishte 1 me 10. Pasi duhej ruajtur dhe niveli i gatishmërisë. Shumë energji në këtë periudhë shpenzonin brigadat “I”, “V” dhe “VI” pasi këto ishin dhe brigadat heroina të Luftës Nacionalçlirimtare ndaj propagandohej se edhe njësitë e kohës së paqes duhet të ecnin në gjurmët e tyre”.

Pjesëmarrja e efektivave
“Pjesëmarrja në një paradë ushtarake bëhej me të gjitha llojet e armëve dhe të shërbimeve nga çdo strukturë e Forcave të Armatosura si: Forcat Tokësore, Forcat Vullnetare, Rinia Shkollore e Studentore, (Universiteti i Tiranës dhe Instituti i Lartë Bujqësor i Kamzës), Aviacioni, Marina, dhe Veteranët e LANÇ-it. Të gjithë ndjenin kënaqësi për zhvillimin e kësaj parade, pasi shumë shqiptarë kishin bijtë e vetë pjesëmarrës në të, ushtarë apo oficerë, por dhe drejtues të automjeteve. Çdo njësi kishte flamurtarin dhe dy shoqërues dhe ndërsa çdo kuadrat kishte komandantin e komisarin. Parada fillonte në orën 10.00 dhe vazhdonte 1.30 minuta. Kjo ishte skema e ndërtimit të Paradës”.
 Përbërja e Paradës Ushtarake
Veteranët                              1 kuadrat
Skënderbegasit                     4 kuadrate
Shkolla e Bashkuar             4 kuadrate
Akademia Ushtarake         4 kuadrate
Rinia shkollore                     4 kuadrate
Rinia universitare                2 kuadrate
Zbuluesit                               3 kuadrate
Forcat Vullnetare                 3 kuadrate
Flota Detare                          2 kuadrate
Shkolla e M. Brendshme    2 kuadrate
Kufiri                                      2 kuadrate
Garda                                     1 kuadrat
Aviacioni                               1 kuadrat
Brigada I                               3 kuadrate
Brigada V                              3 kuadrate
Brigada VI                            3 kuadrate
Tanket dhe transportierët e blinduar
Brigada e artilerisë tokësore
Artileria kundërajrore 37mm, 57mm, 85 mm dhe IMKA 2 dhe 4 grykësh
Artileria kundër tanke
Regjimenti i raketave
Brigada e Xhenios me mjetet amfibe dhe urahedhëset
Parada shoqërohej dhe nga kalimi i 3 ose 6 avionëve MIG-19

Leonard Veizi/ DITA


/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Parada ushtarake/ Forca e shtetit, tanke dhe raketa në bulevard
Parada ushtarake/ Forca e shtetit, tanke dhe raketa në bulevard
https://2.bp.blogspot.com/-MbALBAm23Kc/XDuSQO2iEeI/AAAAAAAAewE/EoprlRRXRssUe5O4zO7mrSEgpWrwYByRACLcBGAs/s640/Parada-Kopertina-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-MbALBAm23Kc/XDuSQO2iEeI/AAAAAAAAewE/EoprlRRXRssUe5O4zO7mrSEgpWrwYByRACLcBGAs/s72-c/Parada-Kopertina-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/parada-ushtarake-forca-e-shtetit-tanke.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/parada-ushtarake-forca-e-shtetit-tanke.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy