Paralajmërimi i Haradinaj: Të guxojë kush t’i japë tokë Serbisë

Teksa sot përkon me 20-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një mesazh i fortë vjen nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka bërë një paralajmërim në lidhje me tezat për shkëmbim territori, ide e cila u shqiptua nga presidenti Hashim Thaçi.

Mes të tjerash ai theksoi se edhe po të mos jetë në qeveri, do e ndjek nga afër këtë çështje.

“Ne i kemi vendosë taksë mallrave të Serbisë. Cilës Serbi? Kësaj që ia pamë krimet. Mbas 20 vjetëve kemi vendosë taksë. Për 20 vjet i kemi dhënë kohë për të kryer veprime të pakryera. A ka vendim më të drejtë tek Zoti e tek robi se sa me mbrojt të drejtën tënde. Ne vendosëm me bë ushtrinë. Kur e bëmë ushtrinë nuk shkelëm të drejtën ndërkombëtare dhe i dhamë të drejtë vetes me u mbrojt. Nëse ne qëndrojmë te vetja e i tregojmë atij tjetrit se me kë ka punë.

Ne duhet të ndihmojmë veten dhe miqtë. Nëse vazhdojmë me forcimin e Kosovës edhe miqtë do na përkrahin. Kritikat që vijnë nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda, prej budallallëqeve tona. Serbia po do me u bë anëtare e BE-së, i ka edhe 3 vjet, edhe 3 vjet na mban kështu. E kur vjen 2022 është mirë ne mos me u pajtu me njohje të Serbisë, është mirë edhe ne me i lënë me prit. Ne nuk kemi thënë që do të shkojmë në dialog pa i marr trupat e zhdukur. Deri kur po duan miqtë tanë me e la vetën dhe me i rëndu shqiptarët. Ne i kemi pranuar si miq po nuk bën me i rëndu një popull të vogël. Na vranë e na prenë e tash jepjani edhe një copë toke Serbisë. Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do ta ndjek këtë pune, edhe nëse më rrëzojnë prapë do të jem pas saj”, ka përfunduar Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11504,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,712,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3498,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Paralajmërimi i Haradinaj: Të guxojë kush t’i japë tokë Serbisë
Paralajmërimi i Haradinaj: Të guxojë kush t’i japë tokë Serbisë
https://1.bp.blogspot.com/-cMOxxRlGWbk/XD4IUuTt9SI/AAAAAAAAe24/U1Toagy4NUEnUuCxu87Eiv-c2Y7Xd_BIgCLcBGAs/s640/haradinaj-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-cMOxxRlGWbk/XD4IUuTt9SI/AAAAAAAAe24/U1Toagy4NUEnUuCxu87Eiv-c2Y7Xd_BIgCLcBGAs/s72-c/haradinaj-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/paralajmerimi-i-haradinaj-te-guxoje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/paralajmerimi-i-haradinaj-te-guxoje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy