Qeveria greke akoma ska miratuar marrëveshjen për lejet e drejtimit shqiptare

“Nuk mund të bëhet asnjë krahasim me atë që ka bërë kjo qeverisje në dy mandatet e saj me atë që ka qenë më përpara”, – tha Balla.
“Ne presim që qeveria aktuale greke ta mbylli sa më shpejt çështjen e njohjes së dyanshme të lejeve të drejtimit, pasi kjo është e domosdoshme”.

Në një intervistë televizive nga Athina, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ndal te disa prej fakteve që dëshmojnë vëmendjen e kësaj qeverie ndaj emigrantëve në tërësi, dhe në veçanti atyre që jetojnë në Greqi.

“Nuk mund të bëhet asnjë krahasim me atë që ka bërë kjo qeverisje në dy mandatet e saj me atë që ka qenë më përpara”, – tha Balla.

Balla veçoi marrëveshjen me Greqinë për lejet e drejtimit, ndërsa theksoi se “presim që qeveria aktuale greke ta miratojë sa më shpejt këtë marrëveshje, pasi ne e kemi miratuar”.


“Jemi në një komunikim të përditshëm me të gjithë kanalet e mundshme. Unë me kolegë të parlamentit grek, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë po ashtu. Kontakte janë mbajtur edhe me shoqatat e shqiptarëve që jetojnë këtu dhe unë besoj që kjo të mbyllet përpara se të shkohet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare këtu në Greqi”, – tha Balla.

Ai u ndal te revolucioni që ka njohur shërbimi konsullor me ofrimin e shërbimeve online. “Ju i mbani mend radhët në ambasadë vite më parë, shoqëruar edhe me një korrupsion të patolerueshëm. Kjo mori fund me dixhitalizimin e shërbimeve konsullore”, – tha ai.

Po ashtu, Balla theksoi se “vitin e kaluar u nënshkrua marrëveshja për heqjen e vulës apostile me Greqinë, prej së cilës shqiptarëve që jetojnë në Greqi, iu kursyen rreth 6.7 milionë euro në vit”.

Sa i takon çështjes së furnizimit të shkollave me tekste shqiptare, Balla nënvizoi angazhimin në mbështetje të gjuhës e kulturës.

“Kemi shumëfishuar mbështetjen sa i takon furnizimit të shkollave me libra shqip dhe do të vazhdojmë të kërkojmë pranë bashkive në çdo cep të Greqisë që të mundësojnë kurset e gjuhës shqipe. Në 2018, kërkesa për 3 mijë libra u plotësua dhe ato u dërguan të shpërndahen nga ambasada jonë në Athinë, në bazë të kërkesave të secilës prej shkollave”, – tha Balla./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qeveria greke akoma ska miratuar marrëveshjen për lejet e drejtimit shqiptare
Qeveria greke akoma ska miratuar marrëveshjen për lejet e drejtimit shqiptare
https://4.bp.blogspot.com/-MbAOiTmvfiA/XDtlulVWHkI/AAAAAAAAesE/eIm846C6TI8_Zom_ZDJxX2hqW1ul12XiQCLcBGAs/s640/auto_patente1547392202.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-MbAOiTmvfiA/XDtlulVWHkI/AAAAAAAAesE/eIm846C6TI8_Zom_ZDJxX2hqW1ul12XiQCLcBGAs/s72-c/auto_patente1547392202.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/qeveria-greke-akoma-ska-miratuar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/qeveria-greke-akoma-ska-miratuar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy