Raca autokotone e qenit ‘Detlar Ilir’ është e mbrojtur me ligj


Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se qeni shumë i përfolur në media këto ditë ‘detlar ilir’ është i mbrojtur me ligj.

Në një njoftim me shkrim në faqen e këtij agjencioni, thuhet se vënia në mbrojtje ka ndodhur në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone, transmeton Indeksonline.

Një qen i llojit të tillë u tha së Vuçiq ia dhuroi Putinit, mirëpo, sipas kultivuesit të qenve Saud Kajtazi “Sharrpllaninci” siç quhet në serbisht dhe ‘deltari ilir’ nuk janë të njëjtë.

Qeni që presidenti rus Vladimir Putin e mori si dhuratë nga homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq dhe ‘deltari ilir’ nuk janë të një race ani se ngjasojnë.


Më poshtë njoftimi i plotë:

Pas zhvillimeve të fundit kur debati për racën autokton te Deltarit Ilir i njohur edhe si Qeni i Sharrit, është vënë në vëmendje mediale dhe interesimi për statusin e tij është shtuar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, njofton opinionin e gjerë që kjo racë është e mbrojtur me ligj.

Vënia në mbrojtje ka ndodhur qysh në vitin 2014, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe autoktone. Atë kohe me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës i cili vepron në kuadër të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës,jane hartuar edhe dy vendime për mbrojtjen e llojeve autoktone të zbutura të faunës.

Përmes këtyre dy vendimeve të ndara, janë marrë në mbrojtje: Raca e Qenit Deltari Ilir, lloji vendor i zbutur dhe Raca e Gjelit Kosovar Këndimgjatë, lloj vendor i zbutur. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve ishte mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes.

Gjithashtu përmes këtyre vendim synohej që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera. Sipas këtyre vendimeve të dy këto lloje autoktone janë të regjistruara në regjistrin e vlerave të mbrojtura të natyrës qe mirembahet nga Instituti i Kosoves per Mbrojtjen e Natyres.

Vendimi përmban edhe arsyeshmërine për marrjen në mbrojtje të këtyre llojeve si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre. Hartimi i arsyeshmerisë për racën autoktone të Deltarit Ilir është bërë në bashkëpunim me Shoqatën Kinologjike të Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Raca autokotone e qenit ‘Detlar Ilir’ është e mbrojtur me ligj
Raca autokotone e qenit ‘Detlar Ilir’ është e mbrojtur me ligj
https://4.bp.blogspot.com/-tWc_DlMCTDY/XETMPi7yK9I/AAAAAAAAfUY/NcD1DSRtVx4HuLHMG4wCo7Vyj5pdRSvxQCLcBGAs/s640/qeni1.png
https://4.bp.blogspot.com/-tWc_DlMCTDY/XETMPi7yK9I/AAAAAAAAfUY/NcD1DSRtVx4HuLHMG4wCo7Vyj5pdRSvxQCLcBGAs/s72-c/qeni1.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/raca-autokotone-e-qenit-detlar-ilir.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/raca-autokotone-e-qenit-detlar-ilir.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy