Rama në Portin e Durrësit: Nuk ka Shqipëri të madhe, por ka një komb shqiptar

Në portin e Durrësit është mbajtur ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në Port.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se hapja e doganës së Kosovës në Durrës, është hapi i parë drejt bashkimit doganor të të dyja vendeve.

Rama tha se në pranverë do të ketë një kufi fluid në mes të dyja vendeve dhe se do të donte që kjo praktikë të ndiqet edhe për Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Ai tha se nuk ka Shqipëri të madhe, por ka një komb shqiptar.

“Më vjen shumë mirë që sot ne mblidhemi në një stacion tjetër të rrugëtimit tonë. Për të qelur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer portin e Durrësit edhe në një doganë të Kosovës. dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë drejt bashkimit të plotë doganor të dy vendet. Integrimi kufitar sipas modelit shengen. Sistemin shengen, që do të thotë tani jemi vetëm në një kontrollë, nga dy pika kemi një, kjo do të zgjasë edhe për pak kohë si procedurë, sepse në pranverë do të kemi një kufi fluid. Ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë, edhe me Malin e Zi. Shqipëria e madhe është një sajesë e armiqve, nuk ka Shqipëri të madhe, ka një komb shqiptar”, tha Rama, raporton Ksp.

Ndërsa, Fatmir Limaj, koordinator kombëtar i dy qeverive, tha se ky është projekti i dytë më i rëndësishëm, pas atij të autostradës.

“Sot është një moment i rëndësishëm i thellimit të bashkëpunimit. Besoj që ky është projekti i dytë më i rëndësishëm që pas shpalljes së pavarësisë, pas atij për ndërtimin e autostradës. Nga 4 vendime që ka marrë në Pejë dy qeveritë dhe kjo është e dyta që po realizohet. E para është pikat e përbashkëta kufitare dhe e dyta është kjo. Kjo tregon se ne takimet e përbashkëta nuk janë ashtu siç janë quajtur, por kemi kaluar në veprime konkrete. Hapja e kësaj zyre është lajm i mirë për të dyja vendet. Nga sot Kosova e ka portin e saj, si qendër e rëndësishme të zhvillimit ekonomik”, tha ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11500,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3496,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rama në Portin e Durrësit: Nuk ka Shqipëri të madhe, por ka një komb shqiptar
Rama në Portin e Durrësit: Nuk ka Shqipëri të madhe, por ka një komb shqiptar
https://4.bp.blogspot.com/-FzFCFbBp2UU/XD4UX-zKJkI/AAAAAAAAe3w/f7RUEcsr7poj8E6A5Dl_L98Zm13sJ1BmgCLcBGAs/s640/auto_edi_ramaa_2483_porti_i_durresit_dogana_e_kosoves1547558906-1200x630.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-FzFCFbBp2UU/XD4UX-zKJkI/AAAAAAAAe3w/f7RUEcsr7poj8E6A5Dl_L98Zm13sJ1BmgCLcBGAs/s72-c/auto_edi_ramaa_2483_porti_i_durresit_dogana_e_kosoves1547558906-1200x630.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/rama-ne-portin-e-durresit-nuk-ka.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/rama-ne-portin-e-durresit-nuk-ka.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy