Rikthehet anti-shqiptari, Dick Marty: Haga ka mënjanuar faktet, jam i tmerruar

"Ka pasur person që vetveten e kanë akuzuar!", ka thënë Marti.
Ish raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti ka deklaruar për “Veçernje novosti” transmeton “Bota Sot”, për rastin e “Shtëpisë së Verdhë” dhe raportin e Tribunalit të Hagës rreth saj.

Ai ka theksuar se kur iu ka shkrua Tribunalit për të marr informacione për faktet e grumbulluara në terren për "shtëpinë e verdhë", kanë thënë se nuk ka fakte, janë mënjanuar, sepse "edhe ashtu nuk kanë shërbyer për asgjë ".


"Jam tmerruar. Kjo vërtetë është shqetësuese”, ka thënë Marti, raporti i të cilit tregonte në mundësinë e krimeve ndaj serbëve në Shqipëri, ku janë përfshirë drejtuesit e pushtetit në Prishtinë.

Në pyetjen kush mund akuzohet nga krerët e UÇK-së, Marti ka theksuar se një nga mbrojtësit e Tribunalit, Xhefri Najs është një nga të dyshimtët e fshehjes së fakteve për "shtëpinë e verdhë".

"Kur kam dëgjuar mendova se janë dy persona me emrin Xhefri Najs! Është e pamenduar që zëvendës-prokurori në Hagë të bëhet avokat mbrojtës i të dyshimtëve. Kjo më së paku është bizare, ndoshta nga ana juridike e mundshme po nga ana etike kjo më duket e dyshimtë", shprehet Marti.

Në pyetjen çka ka ndodhë me faktet, pasi Karla del Ponte ka thënë se ekzistojnë, ndërsa Najs se nuk ekzistojnë, Marti thotë se ato kanë ekzistuar.

"Gazetari Entoni Montgomeri ka qenë prezent kur hetuesit e Tribunalit ishin në ' shtëpinë e verdhë” dhe mblodhën fakte. Kanë punuar si amator, nuk ka analizuar shenjat e gjakut, por kanë gjetur barna, injeksione dhe shumëçka dhe ato ishin të vulosura në Tribunal ", theksoi Marti.

Duke komentuar vonesën 8 vjeçare në ngritjen e akuzave, Marti theksoi se nëse ai kishte kryer raportin për një vit edhe prokurorët këtë kanë mundur ta bëjnë në ndërkohë.

Ai përkujtoi se prokurori amerikan Klint Vilijamson në qershorin e 2014 ka deklaruar se nga rezultatet e hetuesve të tij, ku kanë punuar 40 hetues të lartë është mbuluar pjesa kryesore e raportit të Martit.

Marti shtoi se pas konferencës Vilijamson ka dhënë dorëheqje, pas një vit pritje është ndërruar dhe edhe pasardhësi ka shkuar. " U emërua prokurori i tretë dhe nuk ka më rezultate", theksoi Marti.

"Ka dy dinamika që kundërshtohen, jam i bindur se ka njerëz që punojnë të zbardhet e vërteta. Po ashtu ka interesa politike që kjo të stopohet. Kanë besuar në start se nuk do gjendet asgjë, tash janë në pozitë të palakmueshme, pasi ata që mbështeten këtë janë përzier në diçka të tmerrshme", vlerëson Marti.

A do dalin para gjyqit përgjegjësit në Prishtinë është pyetur Marti që ka thënë "nuk di çfarë të thotë". "Mund të ndodhë edhe mos të gjykohen. E dini numri më i madh i krimeve të luftës mbetet pa u dënuar", tha ai.

Në pyetjen nëse presidenti Thaçi e ka akuzuar në gjyq për shpifje nëse ka menduar se nuk ka thënë të vërtetën, Marti jo.

Jam i bindur se një akuzë e tillë do të refuzohej, jo vetëm se si raportues i Këshillit të Evropës kam gëzuar imunitet por edhe për shkak se raporti bazohet në dëshmitë e njerëzve që ishin direkt në kyçur në këto akte.

"Ka pasur person që vetveten e kanë akuzuar!", ka thënë Marti.

Rasti i kryeministrit Ramush Haradinaj para Gjyktës ndërkombëtare "çdo herë dëshmitarët janë zhdukur, ka pasur edhe vdekje misterioze. Kuptoj plotësisht se dëshmitarët frikohen. Në këtë jam bindur edhe vetë, njerëzit janë të frikësuar për vetën dhe të afërmit. Kanë kaluar thuajse 20 vite, është rritur një gjeneratë dhe ata nuk janë të paracaktuar të luajnë heroin ", thotë Marti.

Ai përmendi rastin “komik” kur ka shkruar librin dhe në Bernë në stacionin trenit një person iu ka ofruar duke ja ngritur gishtin dhe në gjermanisht i ka thënë se ka shkruar raport skandaloz duke e akuzuar se nga serbët ka marr një milionë dollarë.

" E pyeta nëse do ishte ashtu, pse do të prisja në të ftohtë tramvajin? Të tjerët qeshën e ai iku i gozhduar”, tha Marti duke shtuar se ka pranuar kërcënime.

Sipas tij vetëm e vërteta rreth konfliktit mund të sjell pajtim, ndërkohë që mendon se Zvicra është ngutur të njoh pavarësinë e Kosovës, e cila tash jeton me infuzion nga bashkësia ndërkombëtare./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rikthehet anti-shqiptari, Dick Marty: Haga ka mënjanuar faktet, jam i tmerruar
Rikthehet anti-shqiptari, Dick Marty: Haga ka mënjanuar faktet, jam i tmerruar
https://1.bp.blogspot.com/-XkwzlSzsk1k/XEyfyySKt8I/AAAAAAAAfy8/gCS2oqlt6FQaPNrT9Zwwq4LL_eeHB48vQCLcBGAs/s640/auto_02-hag-3_620x01548499635-640x411.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-XkwzlSzsk1k/XEyfyySKt8I/AAAAAAAAfy8/gCS2oqlt6FQaPNrT9Zwwq4LL_eeHB48vQCLcBGAs/s72-c/auto_02-hag-3_620x01548499635-640x411.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/rikthehet-anti-shqiptari-dick-marty.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/rikthehet-anti-shqiptari-dick-marty.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy