Rinasi, 84 mln euro më shumë fitime se parashikimi, Shqiperia pritet të kërkojë kompesim financiar

Koncesionari i aeroportit të Rinasit ka fituar 84 milionë euro më shumë nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar të marrëveshjes koncesionare. Top Channel ka mësuar se kompania BDO ka prezantuar raportin e auditimit ekonomik të kontratës koncesionare të Rinasit. Burime konfidenciale thanë se raporti është prezantuar në Ministrinë e Infrastrukturës, ku kanë qenë të pranishëm drejtuesit e kompanisë koncesionare, ministri në ikje i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ai i Financave, Arben Ahmetaj si dhe dy zëvendësuesit e tyre, Belinda Balluku dhe Anila Denaj.

Sipas raportit, për periudhën 2004-2017 skenari fillestar i koncesionit parashikonte që kompania Tirana International Airport të realizonte një fitim neto prej 66 milionë eurosh. Por në të vërtetë gjatë kësaj periudhe kjo kompani ka realizuar nga koncesioni i aeroportit një fitim neto prej 150 milionë eurosh, pra 84 milionë euro më shumë.

Raporti i auditimit ka gjetur se të gjithë treguesit financiarë të kompanisë janë dukshëm më të larta se ato që parashikonte skenari fillestar i koncesionit. Kështu, gjatë kësaj periudhe aksionerët e koncesionit kishin parashikuar të merrnin 23 milionë euro dividentë, por në të vërtetë kanë marrë 90 milionë euro ose gati 4.5 herë më shumë.

Disbalanca e madhe ekonomike e koncesionit, tashmë e konfirmuar zyrtarisht edhe nga eksperti i pavarur që auditoi kontratën, i jep të drejtë qeverisë shqiptare që të kërkojë negociata me kompaninë për të vendosur ekuilibrin. Kjo do të thotë se qeverisë i lind e drejta të kërkojë kompesim financiar nga koncesionari, i cili mund të vijë në disa rrugë, ose përmes pagesave që kompania duhet të derdhë në buxhetin e shtetit ose përmes uljes së tarifave aeroportuale, të cilat do të çonin automatikisht në uljen e çmimit të biletave./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11506,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,712,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3498,Kulture,927,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Rinasi, 84 mln euro më shumë fitime se parashikimi, Shqiperia pritet të kërkojë kompesim financiar
Rinasi, 84 mln euro më shumë fitime se parashikimi, Shqiperia pritet të kërkojë kompesim financiar
https://1.bp.blogspot.com/-5-Ug0jDgcfA/XD4bxmJQ7VI/AAAAAAAAe4o/7gtzQsQZAQwxHNRBbuGMGJVF-3SHuOupgCLcBGAs/s640/auto_rinass-730x480-684x4501547566709.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-5-Ug0jDgcfA/XD4bxmJQ7VI/AAAAAAAAe4o/7gtzQsQZAQwxHNRBbuGMGJVF-3SHuOupgCLcBGAs/s72-c/auto_rinass-730x480-684x4501547566709.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/rinasi-84-mln-euro-me-shume-fitime-se.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/rinasi-84-mln-euro-me-shume-fitime-se.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy