Sa shtrenjtë kushton argëtimi në Shqipëri! Tirana dhe Korça më qejflinjt

Nuk është aspak habi që Tirana është qarku me “qejfli” në Shqipëri. Pjesa më e madhe e të ardhurave janë përqendruar në kryeqytet dhe dihet që “qejfi” blihet me para.

Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve 2017, Tirana kishte përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim dhe kulturë ndaj totalit të shpenzimeve rreth 4.1%, apo rreth 1 pikë më shumë se mesatarja kombëtare.

Pas Tiranës, për sa i përket shpenzimeve për argëtim dhe kulturë mbi mesataren kombëtarë, renditet Korça, ku nga të dhënat e ABF kanë shpenzuar në 2017-n rreth 3.3% të totalit të shpenzimeve për t’u argëtuar. Korçarët gjithashtu renditeshin të parët për sa i përket peshës së shpenzimeve për veshje dhe këpucë.

Berati është qarku i tretë me përqindjen më të lartë të shpenzimeve për argëtim, me 3% të totalit.

Qarqet e tjera kanë një përqindje më të ulët se mesatarja kombëtare. Durrësi, i cili edhe pse ka një ekonomi të zhvilluar dhe është vend bregdetar, ka një peshë të shpenzimeve për argëtim rreth 2.9%.

Fieri, Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Vlora kanë një mesatare shpenzimi që varjon nga 2 në 2.4%

Qarqet me shpenzimet më të ulëta Kukësi me 1.9%, Gjirokastra me 1.7% dhe Dibra me vetëm 1% të totalit të shpenzime.

Por sa i shtrenjtë është argëtimi në Shqipëri??

Të argëtohesh në Shqipëri kushton shumë më shtrenjtë se në vendet e tjera të rajonit.

Sipas portalit Expatistan, argëtimi në Serbi kushton rreth 24% më shtrenjtë se në Shqipëri, dhe rreth 9% më lirë në Malin e Zi. Ndërsa krahasuar me Kosovën, argëtimi është rreth 41% më lirë se në Shqipëri.

Expatistan bën krahasimin e kostove të jetesës midis vendeve të ndryshme të botës duke i ndarë në disa kategori kryesore, si kostot e ushqimit, banesës veshjeve, transportit, përkujdesjes personale dhe argëtimit.

Në kategorinë e argëtimit merrin disa nën kategori në shqyrtim, si kostoja për të ngrenë në një restorant, bileta për në kinema, bileta për në teatër, çmimi për një koktej, çmimi për një kapuciono, çmimi i një abonimi mujor në palestër dhe një paketë cigare.(Monitor)/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sa shtrenjtë kushton argëtimi në Shqipëri! Tirana dhe Korça më qejflinjt
Sa shtrenjtë kushton argëtimi në Shqipëri! Tirana dhe Korça më qejflinjt
https://2.bp.blogspot.com/-FKTwEMY1msk/XDT94bazvBI/AAAAAAAAeRM/2nWBSyaPLVETn_py0-YVMRXtLbS1ZlXGACLcBGAs/s640/Tirana-Albania.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-FKTwEMY1msk/XDT94bazvBI/AAAAAAAAeRM/2nWBSyaPLVETn_py0-YVMRXtLbS1ZlXGACLcBGAs/s72-c/Tirana-Albania.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/sa-shtrenjte-kushton-argetimi-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/sa-shtrenjte-kushton-argetimi-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy