"San Basile" dhe "Shën Vasili" dy fshatra me të njëjtat rrënjë

Në një vend të hapur të Qafës së malit Shëndëlli, në një shesh të bukur në mes të cilit ndodhet një rrap shekullor 200-vjeçar (i mbjellë nga një grua nga Dajkaj), ndodhet fshati “Shën Vasil” me rreth 180 familje dhe i pasur me ullishta 200 – 300 vjeçare me një fond toke sa 5-fishi i sipërfaqes në krahasim me Nivicën, që shkon në 200 ha.

Emri i fshatit mban emrin e Manastirit të Shën Vasilit, që ndodhet në fund të fshatit.

2 Km larg njeri -tjetrit, Nivica dhe Shën Vasil duken si “një fshat me dy mëhallë”.

Njëri rrëzë malit të Shëndëllisë, tjetri në qafë të malit, përballë tyre në fund të fushës Delvina me fshatrat e saj plot kodra të vogla e fusha pjellore.

shen vasili-kkonica.al

Një rrap në qendër dhe një “vend i mirë” ku mund të ndezësh qirinj për të vdekurit dhe të gjallët, e dallojnë fshatin Shën Vasil të Komunës së Lukovës, nga të gjithë fshatrat e tjerë të rrugës së rivierës, dikur degëzim i rrugës “Egnatia”, e cila lidhte Romën e lashtë me Ilirinë e jugut ose Epirin, dhe tokat helene.

Kambanat e një kishe në majën e kodrinës në të djathtë të rrugës, të cilat tunden nga dy plaka të veshura me të zeza, janë thirrja e vetë fshatit, sikur të donte të tregonte historinë e tij të djegur dy herë. Nga Ali Pasha i Janinës, në vitin 1798 dhe nga komunistët, në vitin 1970.

Inati i komunistëve duket të ketë qenë më i madh se i Ali Pashës, pasi për më shumë se 30 vjet ata i ndryshuan emrin, duke e quajtur fshati Përparim.

Edhe sot e kësaj dite në fshatin Shën Vasil të Sarandës, vendasit i kujtojnë mirë historitë e luftës dhe të rënët.

Fshati Shën Vasil është fshat autokton, historikisht i krishterë dhe i banuar që në lashtësi. Historia e fshatit është e lidhur me tërë historinë e krahinës së Bregdetit.

san basile-konica.al

Ndërkohë nga ana tjetër, San Bazili ose Shën Vasili në gjuhën Arbëreshë. është një qytet italian prej 1,004 banorë në krahinën e Cosenzës në Kalabri.

Është një komunitet arbëreshë (pakicë etno-gjuhësore shqiptare) e Italisë, e cila mban gjuhën, zakonet, ritin bizantin-grek, traditat e saj dhe kulturën e vet. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11497,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3494,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2330,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: "San Basile" dhe "Shën Vasili" dy fshatra me të njëjtat rrënjë
"San Basile" dhe "Shën Vasili" dy fshatra me të njëjtat rrënjë
https://3.bp.blogspot.com/-7Ll5BTfNpNc/XDzdFMeS79I/AAAAAAAAe0w/jQhH2rdHop8CZxMRFjXwRDvoOGmAUQ6DgCLcBGAs/s640/san-basile-konica.al_.png
https://3.bp.blogspot.com/-7Ll5BTfNpNc/XDzdFMeS79I/AAAAAAAAe0w/jQhH2rdHop8CZxMRFjXwRDvoOGmAUQ6DgCLcBGAs/s72-c/san-basile-konica.al_.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/san-basile-dhe-shen-vasili-dy-fshatra.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/san-basile-dhe-shen-vasili-dy-fshatra.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy