Shpërthen Hoxha nga Mitrovica: Turqia ka dashur t’i asimilojë shqiptarët (VIDEO)

Hoxha kontrovers nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i cili njihet për deklarata e tij të ‘famshme’ për shumë çështje, e ka pranuar se Turqia kishte synime shumë të qarta për asimilimin e shqiptarëve.

Këtë ai e ka bërë të ditur duke treguar një histori për rilindësin shqiptar Rexhep Voka, transmeton Gazeta Metro.

Ai rrëfen një ngjarje që i kishte ndodhur rilindësit shqiptar hoxhë Rexhep Vokës, nga Tetova, ku turqit i kishin kërkuar të hiqte dorë nga kombësia shqiptare dhe të deklarohej turk.

“Hoxha dhe rilindasi Rexhep Voka, kishte kërkuar ndihmë nga ambasada turke në Beograd, për shkak të gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni. Ambasada e Turqisë e kishte kushtëzuar ndihmën që të gjithë shqiptarët të deklaroheshin turq. Por rilindasi Rexhep Voka, kishte refuzuar kategorikisht ofertën poshtëruse të turqve’, thotë hoxha Fatmir Latifi./ZgjohuShqiptar.info

Për më shumë shikojeni videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button