Shqipëria duhet të bëhet për SHBA, siç u bë Hon Kongu për Britaninë e Madhe

Nga Alban Daci

Shqipëria është një vend ndoshta i vogël për nga dimensioni gjeografik, por është shumë i madh dhe i rëndësishëm në planin gjeopolitik jo vetëm në Ballkan, por edhe me gjerë, ndoshta edhe për ekuilibrat Botëror.

Shqipërinë do e konsideroja Izraelin e Europës. Pse? Së pari për nga dimensioni, pak a shumë janë të barabartë duke përfshirë trojet etnike shqiptare në Bllkan. Së dyti, shqiptarët në Ballkan, ashtu si izralianët nuk kanë asnjë vëlla, janë popull i lashtë autokton, pa asnjë vëlla dhe të rrethuar me armiq potencial. Së treti, Shqipëria ashtu si Izraeli është kula e tre besimeve fetare, katolike, Ortodokse e myslimane. Shqipëria ashtu si Izraeli, është vendi i kryqëzimit të rrugëve tregtare mes Afrikës, Europës dhe Azise. Deti Adriatik dhe Joni, të dy dete kryesore të Shqipërisë janë një faktor shumë të rëndësishëm për ekulibrat botëror.

Shqipëria, është një vend i vogël gjeografikisht, por me potenciale të mëdha zhvillimi, kjo për ato që Zoti i ka dhuruar me pasuri të shumta nëntokësore e mbitokësore. Shqipëria, nuk ka pse humb kohë për të zhvilluar indrustrinë ushtarake, për të rritur indrustrinë e saj të brendshme si dhe të rris shpenzimet e saj ushtarake.

Shqipëria duhet të ndjek linjën e ndjekur nga Hon Kong dhe nga Korea e Jugut. Ajo duhet të vendoset në dispozicion të plotë të SHBA. Ajo duhet ta vendos territorin e saj në shërbim të Forcave të Armatosura të SHBA dhe këtë duhet ta bëj sa më shpejt për sa kohë vendet e tjera të Ballkan janë të lëkundura ose kundër interesave amerikane.

Siguria e Shqipërisë duhet të varet in primis nga SHBA dhe pastaj edhe nga NATO. Nëse amerikanë vendosin bazat e tyre ushtarake në Shqipëri dhe rrisin praninë e tyre, atëherë asnjë vend i Ballkanit, qoftë i mbështetur nga vende si Turqia apo Rusia nuk do të kishin kurrë guximin të cenon territorin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Kushdo që do të sulmonte Shqipërinë do të sulmonte SHBA.

Shqipëria duhet të ketë prioritet absolut zhvillimin e turizmit që duhet të jetë në dispozicion të investimeve amerikane dhe britanike.

Shqipëria duhet të kthehet vendi numër një mikpritës për shtetasit amerikane, britanikë dhe kanadezë. Investimet ruse apo të tjera të ngjashme duhet të refuzohen në bregdetin shqiptar, në malet shqiptare dhe në vendet arkeologjike.

Shqipëria duhet të bëj politika të rëndësishme me ndihëm e amerikanëve në inovacionin teknologjik, në teknologjinë e lartë dhe robotike.
Shqipëria duhet të ndje shembullin e izraelit, Koresë së Jugut dhe Hon Kongut.

Shqipëria duhet të hap portat për firmat e amerikane që investojnë në teknologjinë ushtarake dhe në sigurinë kombëtare.

Shqipëria duhet të hap portat për universitetet amerikane dhe për institutet e kërkimeve shkencore duke ju lehtësuar të gjitha praktikat.

Shqipëria duhet të hartojë, të jetë e disponueshme dhe të nënshkruaj cdo lloj marrëveshje që do të forconte partneritetin me SHBA-në në Ballkan dhe jo vetëm.

Shqiptarët duhet të thonë, Zoti në Qiell e Amerika në Tokë dhe Kombi mbi çdo gjë.

Shqipëria duhet të largohet nga çdo lloj skenari ballkanik që mund të rikthej ekuilibrat e vjetra ballkanike.

Shqipëria duhet të jetë vigjilente dhe pragmatiste me cdo vend ballkanik, duke mos konsideruar askënd vëlla dhe duke mos e konsideruar askënd partner të përhershëm. Aleancat në Ballkan janë të përkohshme sipas situatave dhe koha e ka vërtetuar mirë. Nësë dikush më parë ka qënë armik i shqiptarëve sepse ka pretendime apo dëshira për territoret autoktone shqiptarët, herë a vonë ai do të jetë përsër armik e nëse nuk jemi vigjilent, ndoshta do të jetë akoma më agresivë dhe i rrezikshëm se më parë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria duhet të bëhet për SHBA, siç u bë Hon Kongu për Britaninë e Madhe
Shqipëria duhet të bëhet për SHBA, siç u bë Hon Kongu për Britaninë e Madhe
https://1.bp.blogspot.com/-9rPffJpd4ww/XDIwYgP4zuI/AAAAAAAAd98/NUyAI6i2WVwfoyYLBDSw4IF6FsCsZj-ewCLcBGAs/s640/arben-doci.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-9rPffJpd4ww/XDIwYgP4zuI/AAAAAAAAd98/NUyAI6i2WVwfoyYLBDSw4IF6FsCsZj-ewCLcBGAs/s72-c/arben-doci.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-duhet-te-behet-per-shba-sic-u.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-duhet-te-behet-per-shba-sic-u.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy