Shqipëria merr frymë kur një kryeministër i korruptuar të dënohet

Ndoshta nuk është harruar ende momenti kur zoti Bode, i sapo rënë nga pushteti dhe kur askush nuk mund të ëndërronte se ai do të kthehej i fuqishëm si më parë, në presionin se, për gjynahet e tij të thella në financat e shtetit, mund të arrestohej, do të përgjigjej “krenarisht” dhe i qetë se , “Unë këtu jam, ejani e më merrni”.

Për shumë vetë kjo mund të jetë dukur si përgjigje e një politikani që bën si i fortë për të trembur ligjin, kurse në fakt, kishte qenë shumë më tepër se kaq. Ishte siguria se, edhe pas gjëmës që, bashkë me shefin e tij kishin synuar t’i bënin shtetit, ata vazhdonin të ndjeheshin të sigurtë, të qetë dhe të bindur se, e gjithë fushata kundër tyre, nuk ishte asgjë tjetër, veçse ngritja e një pelushke politike, që nuk i bënte askujt përshtypje nga radhët e atyre që sapo kishin ikur nga pushteti.

Në të vërtetë pushteti politik dhe, bashkë me të, qeveritë në këto 28 vite, kanë pasur të njëjtin rotacion, nga e djathta në të majtë dhe nga e majta në të djathtë. Liderët, në kaq shumë vite, janë të njëjtët, dhe, më shumë se persona të njëjtë, kanë qenë e vazhdojnë të jenë, të njëjtat karakteristika, vizione hajdute, mendime zhvatëse, pengime të ecjes së shtetit e deri në sabotim të hapur të tij.

Në 28 vite, sa herë që është dashur të ndërrohet pushteti politik, në parathënien e këtij ndërrimi, janë bërë premtime të habitshme të luftës kundër korrupsionit, janë përfolur ministra, zëvendëskryeministra e kryeministra, për hajdutëri, vetjake e familjare, për dënime që do të ishin shembull dhe parathënie e një pushteti ndryshe. Por, në fakt, nuk ndodhi asgjë, nuk u dënua askush, nuk u sekuestruan pasuritë e grumbulluara vrik nga hajdutëria dhe, në fund të fundit, u lejua haptas, ricklimi politik i të njëjtës kastë, që kishte dalur në të shumtën nga radha e dytë e pushtetit komunist.

Kjo e ka lënë korrupsionin të livadhisë si në mallin e babait e më përtej tij, kjo bëri që shefat të vazhdojnë të jenë kampionë të korrupsionit, të krijohet kasta e njerëzve të paprekshëm dhe të domosdoshëm në pushtet, që askush të mos ketë frikë se, pas abuzimit, mund të vijë dënimi.

Edhe pushtetarët e sotëm vjedhin. Jo më pak se të djeshmit e ndonjë rast edhe po ua kalojnë atyre. Skandali i frikshëm me Unazën e re apo në OST, ku një djalth, krejt i panjohur në botën e biznesit, me leje qeveritare, bën gjëmën, duke marrë në harkun e një muaji tenderë me vlerë 30 milionë euro, është njëri nga shembujt e shumtë. Koncesionet e “famshme” të PPP-ve, ku paratë jepen qesim, duke i grumbulluar me lopatë, janë po ashtu të njohura.

Përse qeveritarët e tashëm, ashtu si të djeshmit, nuk kanë frikë?

Përse asnjëri prej tyre nuk ndjen drojën më të vogël se, një ditë a një tjetër, dosjet mund të hapen dhe dënimi ndaj tyre mund të jetë i rëndë, sa nuk mund të mbahet?

Përse, thuajse gjithnjë, duke përjashtuar largimet e fundit, të parët që nuk bëjnë vend në piramidën e pushtetit, janë më të ndershmit? Çfarë ndodh mes tyre, cili është shkaku i këtij besimi që, për shumë kënd, mund të duket naiv?

Në 28 vite jetë plurale, të dënuarit për korrupsion, janë aq të pakët, sa mund të num[rohen me gishtat e dy duarve. Asnjëri prej tyre nuk ka qenë në piramidën e lartë të shtetit, me përjashtim të një ministri minoritar, që ishte aq i pangopur, sa që vodhi edhe atë që ishte menduar për shkallën e mjeruar të popullsisë,për të cilët ishte caktuar të drejtonte.

Raste shumë më të hidhura të përditshmërisë sonë as që ishin filluar. Dhe as nuk janë filluar as sot e kësaj dite.

Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes në ngritjen e Gërdecit apo Lulzim Basha në Rrugën e Kombit, Berisha dhe Basha në vrasjet e 21 janarit, familjarët e afërt kryeministrorë, në dhjetra afera, ministra të bërë milionerë, as nuk e kanë ndjerë në asnjë ditë rrezikun e pagesës së krimit të bërë.

Në të dy fushatat elektorale Rama, shefi i tashëm i qeverisë, premtoi ndëshkimin si arti i pagesës së krimit. Një domosdoshmëri e një vendi ku korrupsioni trajtohet si meritë dhe ndershmëria si faj. U harruan të gjitha, nga e para deri tek e fundit.

Qeveria Rama mban rekordin e mosndëshkueshmërisë, megjithëse, më parë, kishte rekordin e premtimit të ndëshkimit.

Ashtu si Berisha, disa vite më parë, deklaronte për akuzat e tij ndaj Fatos Nanos se, “ishin bërë në kohë fushate”, ashtu edhe tani , jo vetëm harresa, por edhe shpërblimi, është më i lartë.

Nëse drejtësia ishte totalisht e kapur, dhe e kapur sa nuk ka më ishte e vazhdon të jetë, qeveria mund të kishte bërë publikisht akuzën e saj, qoftë politike, qoftë të argumentuar rreptësisht saktë, për krimin e bërë në financat e shtetit, për hapjen e thesit dhe zbrasjen e tij.

Mosndëshkimi, si trashëgimi politike, është ai që i jep forcë sistemit korruptiv në Shqipëri.

Pushtetet korruptive, ashtu si nuk mund të pritet, merren shumë, jashtëzakonisht shumë, me premtimin e ndëshkimit. Natyrisht, të palës kundërshtare. Nevoja për mjegull e kaos në fushatat zgjedhore, për ndjelljen e mendimit se pushteti korruptiv mori fund, është njëra ndër gjetjet gëbelsiane.

Me këtë motiv shprehës erdhi në pushtet, në vitin 2005, qeveria Berisha, pas një turri korruptiv të pashoq të qeverive të majta, ku, shpesh herë, edhe e pasakta besohej dhe mbështetej si e dëshirueshme. Më pas, të gjithë, fare mirë, e dimë se si vajti. Ajo i kaloi përmasat e qeverive nanoiste, duke krijuar rekordin e saj në disa gjëma kombëtare.

Me këtë motiv shprese, e ndoshta edhe më shumë se kaq, erdhi në pushtet qeveria Rama, dhe ishte gjëja më e natyrshme të besohej se korrupsioni berishist do të kishte një fund, dhe se, pas këtij fundi, mund të fillonte një etapë e re qeverisje.

Të gjitha u harruan. Qeveritë ndryshojnë emrat, veset janë të njëjta.

Është diçka që vazhdon prej më shumë se një çerek shekulli dhe ka ardhur në një moment që askujt nuk i bën përshtypje. Edhe shpresa e SPAK-ut, se pas saj do të bëhet hataja e politikanëve, është një prapështi e kohës, një shpresë që, megjithëse nuk dua të besoj, do të jetë afatshkurtër, për të rënë në një humnerë tjetër të mosndëshkimit dhe të shuarjes së shpresës.

Zgjatja e kësaj të keqeje në Shqipëri po merr formën e një paradigme. Kudo ndihet pesha e saj, dhe, askush nuk e di se deri kur do të zgjasë.

Qeveritë, me shumë kënaqësi, ia përcjellin njëra tjetrës, si të thuash, ia transferojnë njëra tjetrës, fajin e korruptimit, së bashku me harresën e ndëshkimit.

Shqipëria do të fillojë të marrë frymë kur një kryeministër i korruptuar, pavarësisht se nga cila kohë vjen, do të ndëshkohet për bëmat e tij.

Kjo mund të jetë fillesa e një epoke ndryshe dhe, pastaj, mund të kërkojmë të bëhemi si gjithë Europa.

DITA/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria merr frymë kur një kryeministër i korruptuar të dënohet
Shqipëria merr frymë kur një kryeministër i korruptuar të dënohet
https://3.bp.blogspot.com/-dHRafJ8LK9Y/XDjDi4FKCpI/AAAAAAAAegs/PfDOnr2QwpohcHQQfXR8xlmOpJKcQ0g3ACLcBGAs/s640/20190111_135400-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-dHRafJ8LK9Y/XDjDi4FKCpI/AAAAAAAAegs/PfDOnr2QwpohcHQQfXR8xlmOpJKcQ0g3ACLcBGAs/s72-c/20190111_135400-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-merr-fryme-kur-nje.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-merr-fryme-kur-nje.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy