Shqipëria, një vend i paparashikueshëm, por jo i mërzitshëm si… Danimarka

Nga Lorenc Vangjeli/

Parapashikueshmëria e bën Shqipërinë një vend të vështirë. Të vështirë në të jetuar dhe po aq edhe në të kuptuarin e saj. Eshtë pothuaj mision i pamundur të zbulosh temperaturën e publikut, të gjykosh se çfarë do të bëjë qeveria dhe si do të sillen të qeverisurit me njëri-tjetrin dhe me qeverisësit.

Në një vend normal që shkon në zgjedhje njëherë në katër vjet, çdo votues do të dinte pak a shumë emrat të cilët do ta qeverisnin, strukturën e taksave që do të paguanin, mënyrën sesi do të shpenzoheshin paratë publike apo gjykatësit që do të bënin arbitrin për të.

Në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh. Sepse Shqipëria ende nuk është një vend normal. Spontaniteti tragjik, mungesa e vizionit afatgjatë, ndikimi i padiskutueshëm i humorit të individit me pushtet në fatin e gjithë shoqërisë dhe mbi të gjitha, fraktura e rëndë e lidhjes mes votës si kontratë mes votuesit e të votuarit, e bëjnë Shqipërinë një vend të paparashikueshëm. Askush nuk e di se çfarë ndodh nesër dhe askush nuk mund të vejë bast se çfarë do të ndodhte të nesërmen e çdo të nesërme shqiptare. Protesta e studentëve, megjithatë paqartësitë e vetë studentëve që lanë rrugën dhe bllokuan auditoret, ka një rëndësi thelbësore sepse dëshmoi krizën totale të shoqërisë. Një protestë që kundërshton qeverisjen, por përjashton dhe opozitën, është një këmbanë alarmi për vetë klasën politike. Dhe e tregon atë me gisht jo si pjesë e zgjidhjes së problemit, por si problemin e parë që duhet zgjidhur.

Paparashikueshmëria është mbret në Tiranë. Prej më shumë se një dekade tashmë, askush nuk e di sesi zgjedhjet do të kompozojnë parlamentin në fillim dhe më pas edhe kabinetin qeverisës. Sepse kryeministri, qoftë kur ai quhej Sali Berisha dje dhe qoftë kur quhet Edi Rama sot, vendosin absolutisht emër për emër, cilindo emër deputeti dhe ministri. Duke krijuar edhe në njërin edhe në tjetrin institucion kushtetues, një kastë burokratësh të emëruar dhe jot ë votuar.

Emri i secilit deputet dhe ministër është produkt i një vullneti gjithmonë e më autokratik të kryetarëve të partive dhe të kryeministrit. Çka në thelb bie ndesh me frymën e republikës parlamentare që supozohet të jetë Shqipëria, e cila tashmë është tipikisht dhe realisht, një republikë presidenciale. Shqiptarët janë të detyruar të zgjedhin vetëm për tre-katër emra në garë dhe pastaj emri fitues, zgjedh gjithçka tjetër në të gjitha nivelet e piramidës shtetërore në vend. Duke mbetur një gjë e tillë në diskrecionin e një individi, çfarë rrjedh më tej, është e paparashikueshme pikërisht sepse mungojnë mjetet dhe mekanizmat e kontrollit dhe të ekuilibrimit të këtij vullneti vetjak.

2019-ta nuk ka për të bërë ndryshim në këtë pikë. Në Tiranë diskutohet dhe debatohet për gjithçka, përveç reformës zgjedhore. Sepse askush, as Rama që është në fuqi dhe as Basha e Kryemadhi që mtojnë ta rrëzojnë atë nga pushteti, nuk janë të interesuar të delegojnë vendimmarrjen e tyre të mundshme absolute e vetjake që rrjedh nga aksioma: fitimtari i mer të gjitha!

Megjithatë, ka shenja që vullnetet e individëve të fuqishëm të Tiranës të kontrollohen në mënyrë të ndryshme. Jo thjesht me votën, një institucion tërësisht i kompromentuar dhe i munguar në vend, por me mjete ekstrapolitikë. Dhe shenjat e para janë dhënë. Ky vit, prologu i të cilit u shenjua sërish nga temperaturat ekstreme – të ftohta nga moti, përvëluese nga politika dhe të tendosura nga studentët – është megjithatë nën tatunë dramatike të tre ngjarjeve madhore.

Duke nisur me reformën në drejtësi. Të gjithë njerëzit super të pushtetshëm të sistemit, antarë të gjykatës Kushtetuese e të Lartë, tashmë kanë rënë. Vetting-u bëri atë që pakkush e mendoi se do të ndodhte një ditë në Tiranë. Nesër ndoshta pakkush do të habitet që njerëz që kanë folur në konferenca shtypi partish apo holle ministrish, fillojnë të bëhen njëri pas tjetrit klientë të drejtësisë së re. Asaj që nis e ndëshkon mekatet e vjetra a të reja të politikës.

Në qershor Shqipëria do të shkojë në një ballafaqim elektoral me të njëjtin ankth, ngulm e egërsi që shkohet dhe në betejën finale të luftës finale. Ndoshta qershori i zgjedhjeve lokale mund të ketë të reja të papritura edhe për vetë qeverinë qëndrore. Ku nuk përjashtohet mundësia edhe që vetë qeveria të jetë pjesë e një ekuacioni të vjetër që kërkon zgjidhje të re.

Dhe po në qershor do të mësohet fati i ftesës së munguar gjatë për Shqipërinë nga Brukseli. Me shpresë se nuk do të vërtetohet parashikimi cinik që thotë se Shqipëria do të bëhet gati për Evropën vetëm atëherë kur Evropa të mos ekzistojë më.

Deri atëherë vendi do të jetë ende i paparashikueshëm, si kapriçiot e një vajze të bukur. Kjo e bën Shqipërinë, megjithatë, dramatikisht anormale dhe më interesante se Danimarka e mërzitshme apo Suedia e Finlanda monotone. Andej lart Evropës duket se nuk ndodh kurrë asgjë, siç ndodh gjithmonë në Ballkan në përgjithësi dhe në Shqipëri në mënyrë të veçantë. Në vendin plot diell të Mesdheut, me kokën e ftohtë në male e këmbët zhytur në det të ngrohtë; në vendin që në dimër nuk ndez zjarr, por vetëm ëndërron për verën dhe në verë është i bindur se dimri nuk rikthehet kurrë më dhe nuk ka nevojë të mësojë të ndezë zjarrin./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10282,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,597,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,324,Kosovë,3035,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria, një vend i paparashikueshëm, por jo i mërzitshëm si… Danimarka
Shqipëria, një vend i paparashikueshëm, por jo i mërzitshëm si… Danimarka
https://4.bp.blogspot.com/-YNNiufmYsOc/XDoev8XdzUI/AAAAAAAAenA/6_dIZzsmqcYsPeI6QpWp0ZLJdi8hoZE5wCLcBGAs/s640/LORENC-VANGJELI%2B%25281%2529.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-YNNiufmYsOc/XDoev8XdzUI/AAAAAAAAenA/6_dIZzsmqcYsPeI6QpWp0ZLJdi8hoZE5wCLcBGAs/s72-c/LORENC-VANGJELI%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-nje-vend-i-paparashikueshem.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-nje-vend-i-paparashikueshem.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy