Shqipëria pa ministër në Bruksel

Mosdekretimi i shkarkimit të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe mosdekretimi pasuesit të tij, Genti Caka nga kreu i shtetit, ka krijuar ngërçin e parë në diplomacinë shqiptare.

Në axhendën zyrtare të përfaqësueses së lartë për politikën e jashtme të BE, Frederica Mogherini, është planifikuar një takim me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, pasditen e 10 Janarit. Por burime zytare në Ministrinë e Jashtme nuk e konfirmojnë praninë e ministrit të enjten në takimin e planifikuar në Bruksel.

Ministria nuk jep sqarime mbi arsyet, por mësohet se ato lidhen me largimin e Bushatit nga posti. Presidenti nuk e ka firmosur dekretin për shkarkimin e tij dhe ka sqaruar publikisht se mosdekretimi lidhet me rëndësinë që ka posti i ministrit të Jashtëm.

Sipas tij, vendi nuk mund të mbetet për asnjë sekondë pa drejtuesin e këtij dikasteri që përfaqëson Shqipërinë në disa iniciativa shumë të rëndësishme.

Përpara se të dekretojë ministrin e ri të Jashtëm, Presidenti do të shqyrtojë informacionin që ka kërkuar nga institucionet e sigurisë. E njëjta procedurë është kërkuar edhe për 4 ministra të tjerë të propozuar nga Kryeministri.

Për Cakën, dhe Besa Shahinin që do të zëvendësojë Lindita Nikollën, Presidenti ka kërkuar informacion dhe nga institucionet në Kosovë, pasi të dy vijnë nga ky shtet.

Firma e Presidentit po mban peng dhe vendimarrjen për mbledhjen ose jo të Parlamentit në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar dekretet e kreut të shtetit.

Kushtetuta i jep Presidentit të Republikës 7 ditë kohë për t’u shprehur për propozimet e Kryeministrit për ndryshime në qeveri, ndërsa Parlamenti ka 10 ditë kohë për t’i miratuar dekretet. Për 6 të larguarit dhe 4 ministra të rinj që janë dhe deputetë, Meta u shpreh në datën 5 Janar ndaj dhe sipas afateve kushtetuese Parlamenti duhet të mblidhet për t’i miratuar dekretet brenda datës 15 Janar.

Mazhoranca është në pritje të hapit të radhës së Presidentit për të vendosur datën e seancës plenare. Sipas rregullores së Kuvendit, data 21 Janar është data zyrtare e nisjes së sesionit të ri parlamentar. Presidenti Meta nuk e dekretoi në propozimin e parë as ministrin e Brendshëm, Lleshaj, por e hodhi firmën pasi mazhoranca insistoi në emrin e tij, duke i dërguar një vendim të dytë./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqipëria pa ministër në Bruksel
Shqipëria pa ministër në Bruksel
https://3.bp.blogspot.com/-Mkw_nXOjkE0/XDTgvDCkR7I/AAAAAAAAeOM/7QFDUhri__IGQCPpwA7NKrf35D1rGQ2UgCLcBGAs/s640/aa-114-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-Mkw_nXOjkE0/XDTgvDCkR7I/AAAAAAAAeOM/7QFDUhri__IGQCPpwA7NKrf35D1rGQ2UgCLcBGAs/s72-c/aa-114-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-pa-minister-ne-bruksel.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiperia-pa-minister-ne-bruksel.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy