Shqiptarët më pozitivët në Ballkan (Raporti)

Rritja ekonomike nuk tregon gjithmonë gjithçka.

Sipas studimit më të fundit të Gallup, ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Europës, shqiptarët dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira.

Raporti “Emocionet Globale 2018”, nxjerr Shqipërinë si një ndër vendet më pozitive në botë, me 51% të personave që përjetojnë më shumë ndjesi pozitive se negative, për vitin e shkuar.

Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë, nga 145 ekonomi të studiuara. Vendet që kryesojnë në këtë studim, janë ato latine, Paraguaji, Kosta Rika, Panama, të cilat duket se ‘ua bëjnë qejfin vetes’. Ndërsa të fundit të listë, janë vendet kryesisht me konflikte, përkatësisht Jemeni, Turqia, Iraku.

Në Ballkan, rezultatet janë të ngjashme, me një nivel më të ulët duket të jetë vetëm Maqedonia.

Studimi i ndërmarrë nga Gallup, priret të fokusohet pikërisht në sjelljet e njerëzve të një vendi dhe bazohet në pyetjet që iu janë bërë njerëzve kudo në botë rreth respektit për të tjerët dhe vetes, çfarë mësojnë dhe a u intereson ajo, a qeshin shpesh, a shijojnë ditët e jetës së tyre çdo ditë etj. Ndërsa për të kapur ndjesitë negative pyetjet bazoheshin në dhimbjet e përjetuara, shqetësimet, stresi etj.

Shqipëria është ndër më pozitivet në rajon. Kryeson me 51% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnja dhe Hercegovina me 41 % dhe Kosova me 41%, e listuar në fund.

Ndërsa Greqia jonë fqinje rezulton në nivelet më të stresuara në të gjithë botën, me rreth 66% të të intervistuarve që pohojnë se kanë përjëetuar stres ditëve të fundit.

Gallup mat emocionet e përditshme në 145 vende duke i pyetur njerëzit nëse ata kanë përjetuar pesë emocione pozitive dhe pesë emocione negative një ditë më parë. Pesë përvojat negative përfshijnë zemërim, stres, trishtim, dhimbje fizike dhe merak. Pesë përvojat pozitive përfshijnë të ndihesh i çlodhur, i trajtuar me respekt, i gëzuar, i qeshur, duke mësuar ose duke bërë diçka interesante. Vendet me më pak dhe më shumë emocione janë të bazuara në renditjen e mesatareve të përgjigjeve “po” për të gjitha pyetjet.

Në mënyrë të veçantë, pyetjet në lidhje me emocione pozitive dhe negative formojnë përkatësisht indekset pozitive dhe negative të Gallup. Të dy indekset synojnë të matin se si njerëzit jetojnë jetën e tyre – në krahasim me mënyrën se si njerëzit shohin jetën e tyre./monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptarët më pozitivët në Ballkan (Raporti)
Shqiptarët më pozitivët në Ballkan (Raporti)
https://3.bp.blogspot.com/-mfpOrWr2fJQ/XEtXA3tdc2I/AAAAAAAAfqg/DBhXWjLxq2wAankU9jgwGy5PSiaaXy7lgCLcBGAs/s640/shqip6_1548436638-3881924.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-mfpOrWr2fJQ/XEtXA3tdc2I/AAAAAAAAfqg/DBhXWjLxq2wAankU9jgwGy5PSiaaXy7lgCLcBGAs/s72-c/shqip6_1548436638-3881924.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiptaret-me-pozitivet-ne-ballkan.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiptaret-me-pozitivet-ne-ballkan.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy