Shqiptari në krye të projektit të trenave inovativë në Zvicër

Afro 200 trena dy katësh, të shpejtë dhe me rrymë priten të ndërtohen nga kompania ‘Bombardier’, përderisa 12 prej tyre kanë filluar të qarkullojnë në Zvicër.

Në krye të këtij projekti është vendosur Xhinol Alilaj, inxhiner me preardhje nga Kosova, babai i të cilit emigroi në Francë, për ta marrë pastaj pjesën tjetër të familjes në vitet e 90-ta.

Alilaj që ishte lindur e rritur në Komunën e Rahovecit, vazhdoi shkollimin në Francë si inxhiner e më pas shëtiti botën me punë në këtë profesion.

Ai tani punon në kompaninë ‘Bombardier’ si menaxher i projektit të trenave të shpejtë të cilët funksionojnë me rrymë të cilën e prodhojnë vetë gjatë lëvizjes.

Ky menaxher për KALLXO.com tregoi për mënyrën se si u shkollua dhe u avancua në karrierë pas shpërnguljes në Francë.

“Falë angazhimit të prindërve u kanë pak vështirësi me e kalu barierrën e gjuhës se gjuha franceze është një gjuhë e vështirë por falë angazhimit, strukturës dhe kushteve që i ofron shkolla në Francë dhe falë këtij angazhimi kam arritur të përfundoj shkollën e inxhinierisë në Francë”, tha Halilaj

Ai ka treguar specifikat e trenave që prodhohen në këtë projekt që është investim gjigand në Zvicër

“Projektin të cilin jemi tash duke punu është një projekt për Zvicrën, bëhet fjalë për 200 trena. Është treni dy katësh, shpejtësia e këtij treni është 200 kilometra në orë, ka konfiguracione të ndryshme, ka vagonë të cilët janë më restaurant, ka lodra për fëmijë, është me alumin. Trenat të cilët i prodhojmë ne funksionojnë me rrymë, 15 kiloëatë. E kanë një sistem që ia lejon trenit të shkojë me shpejtësi më të madhe edhe konfori i pasagjerit është më i madh, nuk i ndjen lëvizjet e trenit”, tha Halilaj

Alilaj tregoi se faza e parë e këtij projekti parasheh 62 trena, ndërsa 12 prej tyre veçse kanë filluar qarkullimin nëpër Zvicërr.

Sipas Alilajt, përfundimi i një treni të vetëm e ka koston afro 30 milionë euro.

Të qenurit fëmijë i një emigranti nuk e pengoi Xhinolin në karrierën e tij.

Megjithatë, ai thotë se ekziston një dozë paragjykimi për shqiptarët në Zvicër megjithëse këta të fundit janë në numër të madh atje.

“Besoj që ekziston një lloj diskriminimi ndoshta i vogël ose një paragjykim por kur të fillojmë me punu, kur ta shohin angazhimin zakonisht ajo harrohet dhe për momentin puna shkon në mënyrë të mirë. Në Zvicërr dihet që ka shqiptarë shumë, punoj [me shqiptarë], por në rrjetin menaxherial nuk kam, më shumë janë operatorë që e bëjnë montimin e trenit, më shumë teknik”, tha Alilaj.

Përveq Gjinonit, në projektin e trenave punon edhe vëllai i tij i madh, Enver Alilaj, në fushën e konfiguracionit të trenave.

Teknologjia eficiente që mund të ishte revolucion në Kosovë

Megjithëse projekti i trenave të shpejtë në Zvicër është projekt multimilionësh, sipas Alilajt Kosova mund të rigjenerojë rrjetin e vet të hekurudhave me më pak investim.

Në vizitën në Kosovë, Alilaj pa hekurudhën tek stacioni i trenit në Prishtinë që sipas tij është në gjendje të keqe.

“Hekurudha e cila ndodhet momentalisht është lloj parking, kjo për momentin është në gjendje të keqe, jo funksionale por besoj një rifreskim i vogël, një investim i vogël. Mirëpo nëse dojnë me bë investimin me rrymë atëherë është pak më problem. Rastin e kemi pasë edhe në Izrael që tani funksionojnë me rrymë”,tha ai.

Inxhinieri insiston se një teknologji e trenave me rrymë përpos efiçiencës ndikon edhe në mbrojtjen e ambientit, që në Kosovë ka qenë problematik viteve të fundit.

“E mira e këtij treni është që është e mirë për ambientin, për planetin tonë, që është një prodhim i rrymës i pastërt. E mira e trenit është se e ka rrymën e vet dhe mundet me ja shitë rrjetit si përshmebull KEK-ut këtu. Në Kosovë është një gjë mundet me u bë edhe këtu por duhet një investim më i madh, infrastrukturë pak më e madhe”, tha Halilaj.

Ai shtoi se do të kontribuojë në lobim që kompani si ajo për të cilën punon të investojnë në Kosovë.

“Bombardier është kompani globale e cila ka nevojë për një dorë punëtore pak më të lirë. Ajo tash faktikisht ka bërë investime në Poloni por pse jo edhe në Kosovë”, përfundoi ai./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Shqiptari në krye të projektit të trenave inovativë në Zvicër
Shqiptari në krye të projektit të trenave inovativë në Zvicër
https://1.bp.blogspot.com/-941o5qG5ogI/XDY_dP734aI/AAAAAAAAeXM/J7HV4gAAhZ4s9aFTGFp8bgBNNCRvSZ3zACLcBGAs/s640/50407745_1010291735821654_7902854268338569216_n-3-640x360.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-941o5qG5ogI/XDY_dP734aI/AAAAAAAAeXM/J7HV4gAAhZ4s9aFTGFp8bgBNNCRvSZ3zACLcBGAs/s72-c/50407745_1010291735821654_7902854268338569216_n-3-640x360.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiptari-ne-krye-te-projektit-te.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/shqiptari-ne-krye-te-projektit-te.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy