Sociologu Tushi: Ja përse shqiptarët janë kaq të dhunshmëm

Rastet e shumta të raportuara nga media, veçanërisht vitet e fundit, disa prej të cilave kanë marrë dhe jetë njerëzish, vërtetojnë gjithnjë e më shumë se shqiptarët janë gjaknxehtë e të dhunshëm. Shkaqet e një zënke në familje, apo mes të afërmish dhe miqsh, mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga më të pabesueshmet e deri tek çështjet e nderit, larjet e hesapeve apo edhe trafiku i drogës. Po përse shoqëria shqiptare është kaq e dhunshme? Shumë sociolgë e psikologë mendojnë se ka të bëjë me natyrën gjaknxehtë e aspak racionale që karakterizon shqiptarët.

“Treguesit e dhunës dhe konfliktualitetit janë shumë të larta. Kam përshtypjen që kjo mund të ketë arsyet e veta që mund të jenë kulturore, historike dhe psikologjike që janë të lidhura me natyrën e shqiptarëve dhe të përgjithësi të popujve të Ballkanit që e kanë të vështirë të vetëpërmbahen dhe të bëjnë veprime racionale siç duhet. Jemi një shoqëri që kemi shumë probleme, komunikime të vështira në familje, në jetën sociale, në komunitet, në ambjentet publike e kudo”, thote Gëzim Tushi, sociolog.

Pak kush mund ta besojë por në Shqipëri mund të vritesh edhe për një këngë. Rasti ka ndodhur në Lezhë ku një 26-vjeçar është ekzekutuar me armë zjari vetëm se urdhëroi një këngëtare tallavaje të ndërpriste këngën që atij nuk i pëlqente. Kjo këngë ishte porositur nga një grup djemsh në një tavolinë tjetër të lokalit, çka shërbeu për lindjen e një konflikti, që solli më pas vrasjen. Duket se dominimi përmes dhunës ka nisur të bëhet pjesë dalluese e shoqërisë shqiptare, veçanërisht në vitet e tranzicionit, ku mungesa e institucioneve të forta solli ekstremet e lirisë së individit.

“Largimi i frikës dhe paranojave nga regjimi komunist kanë bërë që shpesh njerëzit të mendojnë se të jesh i suksesshëm duhet të jesh i fortë. Dhe kjo ideja e njeriut të fortë që dominon të tjerët, që mposht tjetrin për të realizuar qëllimet e tij ka filluar të bëhet një limfë që rrjedh në të gjitha organizimet e jetës sociale, në komunikimet personale dhe komunitare. Kjo është ajo atmosfera e përgjithshme që gjeneron dhunë dhe krim. Këto gjeneratorë të së keqes, dhunës e krimit janë me kapacitet të plotë në shoqërinë e sotme dhe kjo lidhet edhe me një faktor tjetër të rëndësishëm, që ne nuk e kemi patur në traditën tonë historike e kulturore, përdorimin e mjeteve të komunikimit human”, shprehet Gëzim Tushi, sociolog
Po cila mund të jetë zgjidhja për ta zbutur paksa këtë atmosferë dhe mënyrën se si i zgjidhim konfliktet mes nesh?

“Kemi konflikte dhe do të kemi konflikte të gjithëfarëllojshme, por nevoja e kulturës së dialogut të komunikimit, të vetëpërmbajtjes dhe instikteve që të shtyjnë të bësh veprime të dhunshme dhe arsyes e racionalitetit që të detyrojnë të vetëpërmbajtjesh, të solidaritetit, të racionalitetit dhe të dëgjojmë njëri tjetrin, sepse ne kemi filluar të mos dëgjojmë njëri tjetrin. E gjithë kjo bën që të prishet ekuilibri i domosdoshëm mes njeriut, sjelljes dhe humanizmit”, thekson Tushi./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Sociologu Tushi: Ja përse shqiptarët janë kaq të dhunshmëm
Sociologu Tushi: Ja përse shqiptarët janë kaq të dhunshmëm
https://2.bp.blogspot.com/-PFG4NV-fybA/XDeiC-nnGcI/AAAAAAAAees/M9i3U7tgM4sw5qsdUUoBDN8-d1WOoI4qQCLcBGAs/s640/auto_dhune1547126549.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-PFG4NV-fybA/XDeiC-nnGcI/AAAAAAAAees/M9i3U7tgM4sw5qsdUUoBDN8-d1WOoI4qQCLcBGAs/s72-c/auto_dhune1547126549.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/sociologu-tushi-ja-perse-shqiptaret.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/sociologu-tushi-ja-perse-shqiptaret.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy