Të gjithë duan kryeqytetin, gati 1/3 e popullsisë urbane jeton në Tiranë

Rreth 27% e popullsisë urbane në Shqipëri është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, Tiranën. Portali i të dhënave Our World in Data ka publikuar hartën sipas përqindjes së popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të një shteti apo rajoni.

Ndër vendet e rajoni, Maqedonia ka përqindjen më të lartë të popullsisë urbane të vendosur në qytetin më të madh të vendit, me gati 50% të popullsisë. Më pas ndiqet nga Serbia, ku në2017-n, rreth 35.2% e popullsisë urbane ishte e përqendruar në qytetin më të madh të vendit.

Sipas hartës, Bosnja Hercegovina ka përqindjen më të ulët në rajon me rreth 20.4% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit, shkruan monitor.

Mesatarja botërore është rreth 16%.

Në botë shtetet që kanë përqendrimin më të madh të popullsisë urbane në qytetin më të madh janë Mongolia me thuajse 70% të popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit, si dhe disa vendet të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Amerikës së Jugut.

Në vendet e zhvilluara përqindja e popullsisë urbane të përqendruar në qytetin më të madh të vendit është më e ulët, duke qenë se dhe mundësitë e individëve për një jetë me standard janë të njëjta edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane. Kështu për shembull, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 7% e popullsisë urbane është e përqendruar në qytetin më të madh të vendit, në Itali përqindja e popullsisë urbane llogaritet 9.8% dhe në Gjermani 5.8%.

Mënyra se si shtete të ndryshme klasifikojnë popullsinë në urbane dhe rurale ndryshon. Zakonisht, një komunitetet me mbi 2000 banorë konsiderohet urbane, por përcaktimet kombëtare janë kryesisht të bazuara në madhësinë e komunitetit.

Eurostat përkufizon zonat urbane si grupe të qelizave të pandërprera të një sipërfaqeje prej 1 km2, me një densitet prej të paktën 300 banorë për km2 dhe një popullsi minimale prej 5,000.

Popullsia e një qyteti apo zona metropolitane varet nga kufijtë e zgjedhur. Për shembull, në vitin 1990 Pekini, Kina, përmbante 2.3 milion njerëz në 87 kilometra katrorë të “qytetit të brendshëm” dhe 5.4 milion në 158 kilometra katrorë të “qytetit kryesor”. Popullsia e “rretheve të brendshme dhe rretheve të brendshme periferike” ishte 6.3 milionë dhe ajo e “rrethinës së brendshme, rretheve të brendshme dhe të jashtme suburbane, dhe qarqeve të brendshme dhe të jashtme” ishte 10.8 milion. (Shumica e vendeve përdorin përkufizimin e fundit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Të gjithë duan kryeqytetin, gati 1/3 e popullsisë urbane jeton në Tiranë
Të gjithë duan kryeqytetin, gati 1/3 e popullsisë urbane jeton në Tiranë
https://4.bp.blogspot.com/-WonD-QQqJvY/XDTK2Q3_YHI/AAAAAAAAeKs/ZjTZ7_SRZTI1xpnJXmAGDwvuxontNjqmwCLcBGAs/s640/sheshi-skenderbej-foto-ivana-dervishi-5-905x395.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-WonD-QQqJvY/XDTK2Q3_YHI/AAAAAAAAeKs/ZjTZ7_SRZTI1xpnJXmAGDwvuxontNjqmwCLcBGAs/s72-c/sheshi-skenderbej-foto-ivana-dervishi-5-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/te-gjithe-duan-kryeqytetin-gati-13-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/te-gjithe-duan-kryeqytetin-gati-13-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy