Televizioni gjerman: Studentët s’kanë kushtet më elementare, qeveria jeton në luks

Protestës disa javore të studentëve shqiptarë i është bërë jehonë edhe në mediat gjermane.

Televizioni ZDF ka transmetuar një reportazh në edicionin e lajmeve, ku theksohej se studentët kanë protestuar kundër qeverisë për disa javë, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe lidhje me narkotrafikun.

Në kronikë pasqyrohen pamje nga protesta, e cila tashmë zhvillohet para kryeministrisë dhe kërkesat e studentëve.

Grupin e xhirimit të “ZDF” e ka shoqëruar studenti Igli Tola, i cili u ka treguar dhe kushtet e këqija që janë konviktet në Shqipëri.

Pamjet e shfaqura tregonin tualetet e konviktit të studentëve në gjendje të mjeruar, me mure të mbuluar nga myku.

Gazetarja gjermane shprehet se studentëve ju mungojnë gjërat elementare, ndërsa njerëzit e qeverisë jetojnë në luks dhe janë të përfshirë në skandalet e korrupsionit.

Më tej në reportazh është intervistuar edhe zëvendësministrja e arsimit, Besa Shahini, e cila thekson se qeveria i ka ftuar studentet që të dialogojnë me ta në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje sesi mund ta përmirësohet gjendja në fakultete.

Por studentët nuk kanë pranuar, vijon gazetarja, pasi ata e kanë humbur besimin në elitën politike të vendit.

Ndërsa politologu, Afrim Krasniqi, nga Institutit Shqiptar për Studime Politike, ngre shqetësimin e pedagogëve me diploma të falsifikuara.

Në mesin e tyre janë edhe dy ministra në qeverinë e kryeministrit Rama, nënvizon Krasniqi, por ata nuk shkarkohen sepse janë bashkëpunëtorë të tij.

Në material theksohet se protestat janë reagime të një brezi që për një kohë të gjatë askush nuk i ka marrë në konsideratë, mungon prespektiva dhe sistemi universitar kërkon reformim tërësor.

Studentët me kërkesat e tyre e kanë fituar përkrahjen e tërë vendit, përfundon reportazhi nga televizioni gjerman “ZDF”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Televizioni gjerman: Studentët s’kanë kushtet më elementare, qeveria jeton në luks
Televizioni gjerman: Studentët s’kanë kushtet më elementare, qeveria jeton në luks
https://4.bp.blogspot.com/-zxLxTy9usuU/XDZFKJp0zMI/AAAAAAAAeX8/ohxTP7gztjc29CXX5jEiJ7S3fM3YyjjXgCLcBGAs/s640/zdf-1024x553.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-zxLxTy9usuU/XDZFKJp0zMI/AAAAAAAAeX8/ohxTP7gztjc29CXX5jEiJ7S3fM3YyjjXgCLcBGAs/s72-c/zdf-1024x553.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/televizioni-gjerman-studentet-skane.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/televizioni-gjerman-studentet-skane.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy