Tenderi i ri zbret vlerën e projektit, Unaza, 3.8 mln euro më pak

Përsëritja e tenderit për “Unazën” e Tiranës ka nxjerrë në pah diferenca të mëdha çmimesh, krahasuar me tenderin e parë. Në tenderin e anuluar, pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve, kompania “DH Albania” e fitoi kontratën për ndërtimin e lotit të parë me një çmim prej 2.24 miliardë lekësh, ose rreth 18 milionë euro.

Por, në tenderin që u zhvillua këtë të henë, ofertat kanë zbritur ndjeshëm. Sipas dokumenteve të tenderit, një bashkim kompanish shqiptare ka ofruar ta ndërtojë lotin e parë të “Unazës” me çmim 1.77 miliardë lekë, ose 14.1 milionë euro. Pra 3.8 milionë euro më pak sesa tenderi i parë.

Tenderi i parë

Kjo është një diferencë e konsiderueshme, pasi vlera e kursyer në vetëm një lot do të mjaftonte për ndërtimin e një shkolle të re, e nëse do të ishte zhvilluar e njëjta garë edhe në dy lotet e tjera, atëherë taksapaguesve mund t’u kurseheshin deri në 10 milionë euro.

Por, këto janë vetëm ofertat financiare. ARRSH-ja thotë se ka nisur shqyrtimin e dokumentacionit të kompanive pjesëmarrëse, nëse ato plotësojnë kriteret e tenderit. Kjo duket se ka hapur një luftë të re.
Top Channel ka mësuar se, në Departamentin Antikorrupsion, Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe Ministrinë e Sipërmarrjes kanë mbërritur ankesa për kriteret e vendosura nga ARRSH-ja.

Sipas tyre, një pjesë e kritereve, si detyrimi për të pasur një vinç me kapacitet 450 tonë, apo licencat për punime telekomunikacioni, janë përjashtuese dhe mund të çojnë në skualifikimin e padrejtë të kompanive që kanë dhënë ofertat më të ulëta.

Por, këto akuza janë hedhur poshtë nga ARRSH-ja. Ndërkohë, një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi se fituesi i tenderit për “Unazën” është paracaktuar të jetë kompania “Gjoka shpk”, e cila për nga oferta financiare renditet e treta, me çmim rreth 17.5 milionë euro./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11501,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3496,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tenderi i ri zbret vlerën e projektit, Unaza, 3.8 mln euro më pak
Tenderi i ri zbret vlerën e projektit, Unaza, 3.8 mln euro më pak
https://2.bp.blogspot.com/-1tC3lNwq-2w/XD4MR80vt6I/AAAAAAAAe3I/lukoEYl-m5sbrD-GpJ5FQHSzIKkw_PvhACLcBGAs/s640/ok-905x395.png
https://2.bp.blogspot.com/-1tC3lNwq-2w/XD4MR80vt6I/AAAAAAAAe3I/lukoEYl-m5sbrD-GpJ5FQHSzIKkw_PvhACLcBGAs/s72-c/ok-905x395.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/tenderi-i-ri-zbret-vleren-e-projektit.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/tenderi-i-ri-zbret-vleren-e-projektit.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy