Thaçi bën shqiponjën për “20 minuten”, media që ndezi debatin pas ndeshjes Zvicër-Serbi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë shqiponjën për gazetën prestigjioze zvicerane “20 minuten”, e cila e kishte ndezur debatin në Zvicër rreth shqiponjës që futbollistët me prejardhje kosovare, Shaqiri, Xhaka dhe Behrami, e kishin bërë në Serbi.

Kjo prestigjioze zvicerane sot ka publikuar një intervistë të gjatë me presidentin Thaçi, të cilën e ka titulluar “I jemi gëzuar shqiponjës”, në ballinën e saj.

Thaçi për 20 minuten ka thënë se Kosova dhe Zvicra kanë raporte të shkëlqyera dhe pjesa më e madhe e diasporës sonë në botë jeton kryesisht këtu.

Mediumi prestigjioz zviceran ka folur me Thaçin edhe për bashkëjetesën e kosovarëve dhe serbëve që jetojnë në Zvicër, e cila pas lojës në mes Zvicrës dhe Serbisë ishte lëkundur.

“Sporti i bënë njerëzit bashkë. Mirëpo, kjo ndeshje ishte shumë emocionale”, ka thënë Thaçi, i cili është pyetur edhe nëse i pengon që Xhaka, Shaqiri dhe të tjerët luajnë për Zvicrën.

Unë me gjithë dëshirë do të doja t’i shihja të luanin për ne. Mirëpo ne jemi të lumtur gjithashtu, që ata i shohim duke luajtur për Zvicrën. Vendimi ju takon atyre. Unë i njoh familjet e tyre. Janë familje shumë të mira, që kanë pasur angazhim të madh për çështje kombëtare. Ne shumë mirë e kemi përjetuar shqiponjën dykrerëshe, gjatë shënimit të golave», ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse Zvicra është një model për Kosovën, Thaçi ka thënë se qëllimi ynë është të jemi Zvicra e Ballkanit.

Prej bashkëjetesës në mes të shumë popujve, etnive të ndryshme e deri te zhvillimi ekonomik, mirëqenia dhe paqja», ka thënë Thaçi.

Por, kreu i shtetit, ka thënë se pavarësisht se ku jetojnë, shqiptarët janë njësoj.

Mirëpo, sigurisht se i gëzohem faktit se shqiptarët që jetojnë në Zvicër po integrohen ditë e më shumë. Ekipi zviceran i futbollit i ka në Kosovë përafërsisht 2 milionë simpatizues. Është kënaqësi të gjithë këta njerëz (kosovarët nga Zvicra, shënim i redaksisë) gjatë verës t’i takosh dhe t’i përshëndesësh. Ata nuk sjellin me vete përvojë të çmueshme, por edhe të holla dhe investime. Edhe pse gjenerata ngadalë po ndërrohet. Njëkohësisht, unë i gëzohem faktit se ata e kanë mundësinë të jetojnë një jetë dhe kanë një trajtim shumë të mirë», ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi është pyetur nga 20 minuten edhe për çmimet e larta të biletave të aeroplanëve nga Zvicra për Kosovë, e cila shpeshherë ishte edhe temë diskutimi në forumet zvicerane.

Për sa i përket çmimeve të biletave, ne e kemi një treg të lirë dhe të pavarur. Oferta dhe kërkesa përcaktojnë çmimet. Mirëpo, ata që mashtrojnë me çmime, ata duhet të ndëshkohen në përputhje me ligjin. Në lidhje me mashtrimin jam i pakompromis, atë duhet luftuar, ka thënë Thaçi/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Thaçi bën shqiponjën për “20 minuten”, media që ndezi debatin pas ndeshjes Zvicër-Serbi
Thaçi bën shqiponjën për “20 minuten”, media që ndezi debatin pas ndeshjes Zvicër-Serbi
https://3.bp.blogspot.com/-PlU_j67nEpU/XEtgQNBzQSI/AAAAAAAAfr4/b9iDfkJ4JosyqWyx0aaV6fmiSjtkLCRFgCLcBGAs/s640/Screenshot_47-640x374.png
https://3.bp.blogspot.com/-PlU_j67nEpU/XEtgQNBzQSI/AAAAAAAAfr4/b9iDfkJ4JosyqWyx0aaV6fmiSjtkLCRFgCLcBGAs/s72-c/Screenshot_47-640x374.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/thaci-ben-shqiponjen-per-20-minuten.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/thaci-ben-shqiponjen-per-20-minuten.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy