Thaçi sfidon Haradinajn, i gatshëm ta heqë taksën para nisjes së bisedimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka sfiduar kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, duke paralajmëruar heqjen e taksës që qeveria e tij ka vënë ndaj mallrave nga Serbia, para nisjes së fazës që konsiderohet përfundimtare në bisedimet Kosovë-Serbi, në Bruksel. Shefi i ekzekutivit kosovar kishte deklaruar se taksa prej 100 për qind ndaj Serbisë do të hiqet vetëm kur shteti fqinj ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Në natën e së dielës, Thaçi ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook një shkrim të gazetës prestigjioze The Washington Post, e cila ka raportuar sot se presidenti i Kosovës ka bërë një udhëtim ta paraportuar diplomatik në Berlin muajin e kaluar, ku u takua me ambasadorin e SHBA-së, Richard Grenell, një person i afërt me Trumpin.

Gazeta amerikane ka shkruar se Thaçi është zotua më pas se do të kthente kursin për tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe.

“Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë”, është shprehur presidenti i vendit./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10279,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,596,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,324,Kosovë,3033,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Thaçi sfidon Haradinajn, i gatshëm ta heqë taksën para nisjes së bisedimeve
Thaçi sfidon Haradinajn, i gatshëm ta heqë taksën para nisjes së bisedimeve
https://3.bp.blogspot.com/-acNUvxWW1hw/XDOhGznziZI/AAAAAAAAeHI/7DZrEy42opwy_R91bO3DO3VVxgB4-kQVACLcBGAs/s640/th_1546807835-5668188-640x350.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-acNUvxWW1hw/XDOhGznziZI/AAAAAAAAeHI/7DZrEy42opwy_R91bO3DO3VVxgB4-kQVACLcBGAs/s72-c/th_1546807835-5668188-640x350.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/thaci-sfidon-haradinajn-i-gatshem-ta.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/thaci-sfidon-haradinajn-i-gatshem-ta.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy