Thaçi terhiqet për taksën: E heqim nëse Serbia bën marrëveshje për paqen

Nën presionin e administratës Trump, kreu i shtetit kosovar është zotuar të ndërmarrë një hap madhor drejt zgjidhjes së tensioneve në rritje me Serbinë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, thotë Washington Post, i ka drejtuar një apel të pazakontë të drejtpërdrejtë liderëve serbë dhe kosovarë, pasi 10 vjet armiqësi kërcënojnë të mbërrijnë piken e vlimit dhe në një kohë kur siç thuhet ne artikull, administrata e tij ndjek një kanal të fshehtë për të zbutur tensionin me Beogradin e mbështetur nga Moska.

Thaçi, sipas gazetës prestigjoze, zhvilloi një udhëtim diplomatik në Berlin muajin e kaluar, i cili nuk u bë publik. Në kryeqytetin gjerman, ai u takua me ambasadorin e SHBA, Richard Grenell, një njeri i besuar i Trump.

Thaçi duket është zotuar të ndryshojë kursin për tarifat ndëshkuese të vendosura mbi të gjitha mallrat serbe. Në një prononcim per Washington Post të premten, të kryer në gjuhën angleze përmes email-it, Thaçi është shprehur i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i hapet rruga e arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare paqeje me Serbinë.

Por Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala deklaroi se Thaçi nuk mund të bëjë premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë, sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo Presidenti.

Shala tha per mediat vendase se përsa kohe nuk eliminohen arsyet që e shtynë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tille, taksa nuk hiqet./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Thaçi terhiqet për taksën: E heqim nëse Serbia bën marrëveshje për paqen
Thaçi terhiqet për taksën: E heqim nëse Serbia bën marrëveshje për paqen
https://2.bp.blogspot.com/-mkM4MKfN2_0/XDOKdw-3KfI/AAAAAAAAeDc/qgDIO8px2-YbORA1QXMTkxWa4N0SvwqTQCLcBGAs/s640/9-3-905x395.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-mkM4MKfN2_0/XDOKdw-3KfI/AAAAAAAAeDc/qgDIO8px2-YbORA1QXMTkxWa4N0SvwqTQCLcBGAs/s72-c/9-3-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/thaci-terhiqet-per-taksen-e-heqim-nese.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/thaci-terhiqet-per-taksen-e-heqim-nese.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy