“The Guardian”: Dhurata turke, xhamia e re e Prishtinës, ngjall frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë

Gazeta e madhe britanike, “The Guardian”, i ka kushtuar një shkrim çështjes së ndërtimit të xhamisë së re në Prishtinë, e cila tash e disa vite nuk po fillon së ndërtuari, ndonëse gurthemeli është vënë më 2012.

Mediumi shpalos ndikimin turk në Kosovë përmes ndërtimit të xhamive të financuara nga shteti.

Më poshtë, Koha.net ju sjell të plotë shkrimin e “The Guardian”:

Kanë kaluar gjashtë vjet që kur liderët islamikë dhe zyrtarët qeveritarë vunë gurthemelin për ndërtimin e xhamisë së re qendrore të Prishtinës – një pllakë guri që tani është fshehur me barishte në një parking veturash.

Nëse shkul barin zbulohet se guri është mbuluar me grafite me ngjyrë të kuqe – kërcënime me vdekje për kryeimamin e Kosovës, bashkë me fjalët: “Jo xhamisë turke ose do të ketë gjak”.

Ka pasur kundërthënie rreth dizajnit, përfshirë edhe refuzimin e planeve të skicuara nga arkitektët si Zaha Hadid në favor të një kopjeje të dobët të xhamive të stilit otoman.

Por tani duket se kjo hapësirë në lagjen Dardania të Prishtinës më në fund do ta ketë xhaminë e saj të re. Ndërtimi pritet të fillojë në pranverë.

Xhamia është dhuratë nga Turqia për shtetin ballkanik me rreth 1.8 milion banorë, që festoi 10 vjetorin e pavarësisë vitin që sapo lamë pas. Dekada ka qenë e tensionuar. Njëzet vjet nga përfundimi i luftës me fqinjin Serbinë që vrau mijëra e zhvendosi me qindra mijëra tjerë, Serbia ende e konsideron Kosovën territor të vetin. Disa nga udhëheqësit kryesorë myslimanë të Kosovës thonë se dhjetëra xhami që janë shkatërruar ende nuk janë rindërtuar.

“Në Evropë nuk ka fshat që s’ka kishë, por këtu në Kosovë janë së paku 50 fshatra që s’kanë xhami”, thotë kryeimami i Kosovës, Naim Tërnava, nga zyra e tij afër Xhamisë së Mbretit. Për festa islame, turma e adhuruesve në këtë xhami të epokës osmane, e ndërtuar më 1461, shpesh shpërndahet nëpër rrugë. Tërnava është i befasuar me debatin e nxehtë rreth xhamisë së re të Prishtinës – për të, është një nevojë praktike “për të adhuruar Zotin, dhe për asgjë tjetër”.

Kosova ende po përpiqet të bëjë një vend për vete në pjesën e rëndësishme të Evropës mes perspektivave të dobëta ekonomike. Shteti i ti ka nevojë për çdo mik që mund ta gjejë.

Në mesin e shoqëruesve të saj është Turqia, e cila ka bërë investime të mëdha në vend dhe ka qenë mbështetëse e fuqishme për njohjet e saja ndërkombëtare dhe për pranim eventual në NATO dhe BE. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një vizite në Kosovë më 2013 pati thënë: “Turqia është Kosovë, dhe Kosova është Turqi”.

Këto fjalë rezonojnë në një Turqi, politika e jashtme e së cilës është karakterizuar si “neo-otomane”. Kosova nuk luan rol të vogël në historinë imperiale të Turqisë: Beteja e Kosovës e vitit 1389 ishte dëshmitare e disfatës së Perandorisë mesjetare të Serbisë dhe fillimin e pushtimit osman në Evropën juglindore. Perandoria e sundoi Kosovën për rreth 500 vjet, e me vete e solli edhe islamin dhe shumë ndikime tjera kulturore.

Një xhami e madhe nuk do të ishte e pavend në Prishtinë, prandaj, pse gjithë këto kontradikta? Kur kryetari i atëhershëm i Prishtinës, Isa Mustafa, vuri gurthemelin, parcela veçse i ishte ndarë nga komuna. Mustafa më pas u bë kryeministër i Kosovës, pozitë që mbajti deri më 2017, por xhamia asnjëherë nuk u ndërtua.

Komuniteti islamik në qytet thotë se u desh kohë e gjatë për të përzgjedhur dizajnin fitues dhe për t’u siguruar se “do t’i përshtatej lokacionit”. Qeveria komunale e Prishtinës zvarritën aprovimin e xhamisë, por më në fund i dhanë lejen vitin që sapo lamë pas.

Kundërshtimi i shumë xhamive të reja nëpër Evropë është i rrënjosur nga frika nga islami, por në Kosovën ku në 20 persona 19 janë myslimanë, rezistenca ndaj xhamisë së re të Prishtinës nuk ka lidhje me këtë aspekt fare. Disa banorë lokalë nuk e durojnë atë që e shohin si simbol të ndikimit mbizotërues të Turqisë, ndërsa të tjerët dyshojnë në kthimin e besimit në hapësirë publike laike post-socialiste.

Në mesin e kundërshtarëve më të zëshëm të projektit janë arkitektët lokalë. Edhe pse tenderi publik bënte thirrje për një ndërtesë origjinale, dizajni i zgjedhur është klasik otoman. Projekti po mbikëqyret nga “Diyanet-i”, drejtorati shtetëror turk për çështje religjioze. Që ka ndërtuar dhjetëra xhami në botën islamike viteve të fundit, hap që disa e shohin si makinë kyçe të lojës së pushtetit turk.

“Diyanet” thotë se xhamia do të bazohet në xhaminë e shekullit të 16-të Selimiye në Edirne, në pjesën veriperëndimore të Turqisë. Me pak fjalë, xhamia e re e Prishtinës do t’i ngjajë shumë qindra xhamive të ndërtuara në Ballkan gjatë sundimit turk – vetëm se do të jetë shumë më e madhe.

“Janë dorëzuar mbi 30 dizajne pak muaj pasi u publikua thirrja për dizajne më 2012. Edhe Zaha Hadid propozoi një dizajn”, thotë arkitekti Arbër Sadiki. “Por, para se gara të mbyllej, nisën të publikoheshin në media intervista ku myftiu tregonte se do të dukej xhamia e re”.

“Dizajnet është dashur të jenë origjinale, por ajo që u përzgjodh është një kopje e një xhamia osmane. Vendimi duket më shumë politik sesa arkitekturor për mua. Njoh arkitektë të mrekullueshëm që punojnë në xhamitë bashkëkohore në Turqi. Pse të mos e vëmë Prishtinën në hartë me diçka të ngjashme”, pyet Sadiki, transmeton Koha.net.

Nën Jugosllavinë e Josip Broz Titos, pazari i vjetër i Prishtinës dhe shumë ndërtesa tjera historike të ndërtuara gjatë epokës osmane janë shkatërruar si pjesë e fushatës modernizuese që sekularizoi hapësirën publike. Si rezultat, sqaron Sadiki, Prishtina moderne është kryesisht një qytet i pasluftës dhe pak i ndërtuar nga vitet e ‘70-ta. Sot, ndërtesa më dalluese është ndërtesa moderne e Bibliotekës Kombëtare, e ndërtuar më 1982.

Por disa myslimanë kosovarë janë hidhëruar, dhe kanë protestuar kundër mungesës së hapësirës për t’i akomoduar ata gjatë faljeve. Ata shohin se ka standarde të dyfishta, duke qenë se një katedrale e madhe katolike është ndërtuar pa ndonjë problem më 2007, edhe pse të krishterët përbëjnë vetëm 3 për qind të popullatës së Kosovës.

Prishtina nuk është i vetmi qytet në Kosovë ku kanë ndodhur ndërtime të xhamive për të rënë në sy të financuara nga Turqia. Në Mitrovicë, përleshjet në të 2000-at çuan në ndarjen e qytetit në dy pjesë, në jugun e shqiptarëve dhe myslimanëve dhe veriun e serbëve dhe të krishterëve ortodoksë. Rajoni më i vogël verior valëvit identitetin e tij serb, me një katedrale të re ortodokse dhe me një mural të fotografuar shpesh që proklamon se “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi”.

Pjesa më e madhe jugore e qytetit është e mbushur me flamuj shqiptarë dhe monumente të luftëtarëve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës – si dhe me xhaminë më të madhe, e hapur më 2014 dhe e emërtuar në bazë të rajonit të Stambollit “Bayrampasha”, që edhe financoi ndërtimin e saj. Brendësia e saj ka karakteristika krejtësisht otomane.

Xhami si kjo s’ka pasur më parë në qytet – rreth 150 deri në 200 xhami u shkatërruan në Kosovë gjatë luftës së egër të ndarjes nga Jugosllavia, shumë prej të cilave të dizajnuara në mënyrë të thjeshtë e modeste. Për myslimanët e Mitrovicës, xhamia e Bajrampashës është simbol i shpëtimit, në mos ripajtimit.

Por në Prishtinë është një ndjenjë se Turqia ka përfituar nga mosinteresimi perëndimor për të zgjeruar ndikimin e saj që Ankaraja e trajton si pjesë të oborrit të saj.

“Aktorë të jashtëm kanë interes që konfliktin e Kosovës ta bëjnë më shumë fetar sesa politik – për shembull, [ish-lideri serb] Millosheviqi ka luajtur në islamofobinë evropiane dhe frikën e ekstremizmit për të delegjitimizuar betejën tonë për pavarësi”, thotë Xhabir Hamiti, profesor i studimeve islame në Universitetin e Prishtinës.

“Njerëzit pyesin: përse nuk po vijnë investitorë evropianë këtu? Për shkak se jemi myslimanë? Ekziston ndjenja se e vetmja dorë e hapur për ne na çon në Turqi – dhe disa dëshirojnë të shkojnë asaj rruge”./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10286,Camëri,131,Editorial,2325,Ekonomi,598,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1669,Iliridë,325,Kosovë,3037,Kulture,808,Luginë,71,Moti,2,Politik,2074,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “The Guardian”: Dhurata turke, xhamia e re e Prishtinës, ngjall frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë
“The Guardian”: Dhurata turke, xhamia e re e Prishtinës, ngjall frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë
https://4.bp.blogspot.com/-63fv6sufflM/XDI3OEG4_7I/AAAAAAAAd_Q/YDq566uXdbcNLb_b2AUHkOLaI09pyKIbQCLcBGAs/s640/Screenshot_20190102-133153_Google.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-63fv6sufflM/XDI3OEG4_7I/AAAAAAAAd_Q/YDq566uXdbcNLb_b2AUHkOLaI09pyKIbQCLcBGAs/s72-c/Screenshot_20190102-133153_Google.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/the-guardian-dhurata-turke-xhamia-e-re.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/the-guardian-dhurata-turke-xhamia-e-re.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy