Tsipras: Minoriteti, kusht për Shqipërinë në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel u rikthye në Athinë, në të parën vizitë që pas çlirimit të vendit nga barra e rëndë e masave të kursimit. Një ndër temat më të rëndësishme ishte Ballkani Perëndimor. Kreu i qeverisë greke i përmendi Merkelit, detyrimin që ka Shqipëria për të plotësuar të drejtat e minoritetit grek në mënyrë që të marrë mbështetjen e Athinës për hapjen e negociatave.

Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë: Ne mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E mbështesim atë plotësisht, por në të njejtën kohë dua të theksoj se ka disa çështje thelbësore, siç është ajo e respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, që është një parakusht për të ardhmen europiane e vendit fqinjë.

Athina reagoi ashpër pak ditë më parë pas një vendimi të qeverisë për t’i kaluar Ministrisë së turizmit fondin e pronave shtetërore në bregdetin e jugut me argumentin se po përvetësoheshin në mënyrë të padrejtë pronat e minoritarëve grekë në këtë zonë.

Por ministria e Jashtme ka shprehur habinë e saj për deklaratën e palës greke duke thënë se është gjithmonë e angazhuar për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Sipas saj VKM-ja në fjalë ka si objekt evidentimin e zonave me interes për zhvillimin e turizmit të cilat gëzojnë statusin e “Pronësisë Shtetërore”.

Nga ana e saj kancelarja gjermane i shprehu homologut grek mirënjohje për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, duke

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë: I jam tepër mirënjohëse Aleksis Ciprasit për zgjidhjen e një problemi të vështirë, atë të çështjes së emrit të vendit fqinjë sëbashku me Zoran Zaevin. Kjo zgjidhje i hap rrugë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe NATO. Zgjidhja nuk u shërben vetëm Greqisë dhe Maqedonisë Veriore por gjithë Europës.

Merkel i bëri thirrje kreut të opozitës greke Micotaqis, të mbështesë marrëveshjen e Prespës kur të votohet në parlamentin grek. Në vazhdim të vizitës dy ditore, kancelarja u takua edhe me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, ndërsa bëri edhe nderime në varrin e ushtarit të panjohur në sheshin Sintagma./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tsipras: Minoriteti, kusht për Shqipërinë në BE
Tsipras: Minoriteti, kusht për Shqipërinë në BE
https://2.bp.blogspot.com/-HBDiWqHdnDs/XDjor0MPHwI/AAAAAAAAei8/asmfxmUmGbo_-UtOMhbbY0A-Za6mkuvWACLcBGAs/s640/Tsipras.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-HBDiWqHdnDs/XDjor0MPHwI/AAAAAAAAei8/asmfxmUmGbo_-UtOMhbbY0A-Za6mkuvWACLcBGAs/s72-c/Tsipras.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/tsipras-minoriteti-kusht-per-shqiperine.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/tsipras-minoriteti-kusht-per-shqiperine.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy