Vlora dhe rrethinat e saj gjatë pushtimit osman (FOTO)

Fotot e mëposhtme janë pjesë e koleksionit të Pierre de Gigord.



Rrugë në rrethinat e qytetit të Vlorës. Pas pushtimit të kështjellave të viseve perëndimore shqiptare në fillim të shek. XV, osmanët vendosën edhe në këtë rajon të Shqipërisë administratën e tyre pushtuese.

Nëpërmjet regjistrimeve të herëpashershme të banorëve e të tokës dhe të ndarjes së saj në prona të vogla feudale (timare), pushtuesit vendosën sistemin feudal ushtarak osman të timareve, që ishte i ngjashëm me sistemin e pronies bizantine. Kjo lloj prone ishte në shpërbërje të plotë në prag të pushtimit osman dhe shoqëria shqiptare ndodhej në fazën e zhvilluar të feudalizmit, ku prona tokësore shitej e blihej lirisht. Nëpërmjet këtyre regjistrimeve osmanët i zhveshën fisnikët shqiptarë nga pronat e mëdha tokësore dhe nga pozitat e tyre drejtuese.

Përveç kësaj, sulmet e njëpasnjëshme të ushtrive osmane për pushtimin e trojeve shqiptare, të shoqëruara me dhunë të egër e me shkatërrime masive, me rrëmbim të fëmijëve për të mbushur repartet e jeniçerëve si dhe me rrëmbimin e të rriturve për t’i shitur si skllevër, e dëmtuan rëndë jetën ekonomike të vendit dhe shkaktuan një pakënaqësi të thellë në të gjitha shtresat shoqërore, duke i bashkuar e duke i ngritur këta në luftë kundër armikut të përbashkët, pushtuesit të huaj osman.

Qëndresa dhe lufta e shqiptarëve shpërtheu kudo në forma të ndryshme deri në kryengritje të fuqishme.

Përballë një pushtuesi shumë të fuqishëm e të organizuar mirë, siç ishte Perandoria Osmane, një pjesë e shqiptarëve braktisnin përkohësisht vendbanimet e veta, duke u strehuar në vise të thella e malore, ku mund të përballohej më lehtë dhuna e pushtuesve. Të tjerë morën rrugën e mërgimit dhe u vendosën në Itali e në vende të tjera të huaja.


KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11394,Camëri,133,Editorial,2608,Ekonomi,708,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1819,Iliridë,376,Kosovë,3447,Kulture,920,Luginë,77,Moti,2,Politik,2306,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,560,Video,673,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vlora dhe rrethinat e saj gjatë pushtimit osman (FOTO)
Vlora dhe rrethinat e saj gjatë pushtimit osman (FOTO)
https://3.bp.blogspot.com/-S39JsnXA1-Y/XDzdeMMniPI/AAAAAAAAe04/OieCr1SvnGkfBHFFAc5Q_lT0sV66bnq0ACLcBGAs/s640/11-4.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-S39JsnXA1-Y/XDzdeMMniPI/AAAAAAAAe04/OieCr1SvnGkfBHFFAc5Q_lT0sV66bnq0ACLcBGAs/s72-c/11-4.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/vlora-dhe-rrethinat-e-saj-gjate.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/vlora-dhe-rrethinat-e-saj-gjate.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy