Vonesat dhe anulimet nga Rinasi, AAC publikon “listën e zezë” të kompanive

Pasagjerët që udhëtojnë përmes Rinasit janë përballur shpesh me vonesa dhe anulime të fluturimeve. Por, kush janë kompanitë më problematike të fluturimeve në Shqipëri? Autoriteti i Aviacionit Civil publikoi për herë të parë listën nominale të shoqërive ajrore, të cilat kanë bërë më shumë vonesa dhe anulime, duke i lënë pasagjerët të presin në aeroport.

Sipas raportit, për vitin 2018, kompania me numrin më të lartë të vonesave ishte “Fly Ernest”. Përgjatë të gjithë vitit të kaluar, “Fly Ernest” ka bërë më shumë se 72 vonesa mbi 2 orëshe dhe 14 anulime të fluturimeve.

Pas saj, në vendin e dytë renditet menjëherë “Blu Panorama”. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, gjatë vitit që lamë pas “Blu Panorama” bëri 71 vonesa mbi 2 orëshe, ndërkohë që anuloi 6 fluturime të planifikuara.

Në vendin e tretë dhe të katërt në listën e kompanive më problematike renditen “Albawings”, me 37 vonesa mbi dy orëshe, dhe “Adria” me 8 vonesa.

Ligjet në fuqi u japin të drejtë pasagjerëve, që në rast vonesash apo anulimi të fluturimeve, të përfitojnë kompesim deri në 250 euro nga shoqëritë ajrore. Nga të dhënat zyrtare rezulton se, për vitin e kaluar kompanitë ajrore kanë pranuar 1.200 kërkesa për kompesim, e deri tani kanë realizuar 700 të tilla.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, “Blue Panorama”, pavarësisht problemeve me vonesat e shumta të regjistruara në vitin 2018, rezulton kompania më korrekte për pagesën e kompensimeve. Gjatë vitit të kaluar, kjo kompani kompensoi 500 pasagjerë.

Ndërkohë që “Fly Ernest”, pavarësisht se renditet si kompania më problematike për shkak të vonesave apo anulimit të fluturimeve, ka kryer vetëm 96 kompensime./a.meta/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10272,Camëri,131,Editorial,2324,Ekonomi,595,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1668,Iliridë,323,Kosovë,3029,Kulture,807,Luginë,71,Moti,2,Politik,2072,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,611,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vonesat dhe anulimet nga Rinasi, AAC publikon “listën e zezë” të kompanive
Vonesat dhe anulimet nga Rinasi, AAC publikon “listën e zezë” të kompanive
https://2.bp.blogspot.com/-V2w3-3kFArg/XDIzzEFT6RI/AAAAAAAAd-c/yIYuJkF2EwgQAl0zQf_vGz0S3cn1KNsQwCLcBGAs/s320/rinass-730x480-684x450.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-V2w3-3kFArg/XDIzzEFT6RI/AAAAAAAAd-c/yIYuJkF2EwgQAl0zQf_vGz0S3cn1KNsQwCLcBGAs/s72-c/rinass-730x480-684x450.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/vonesat-dhe-anulimet-nga-rinasi-aac.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/vonesat-dhe-anulimet-nga-rinasi-aac.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy