Zbulohen 220 enë ilire në qytetin e Durrësit!

Në këtë qeramikë vihen re pikturat e mrekullueshme me temat mitologjike, perënditë dhe heronjtë, që zbulojnë kodet e kulturës dhe të jetës e zakonshme të fiseve ilire.

Qeramika me figura të kuqe është shumë e rëndësishme për të kuptuar realitetin e kulturës e të jetës së zakonshme të fiseve ilire. Ajo shfaqet në zonat e banuara nga fiset ilire nga shekulli i V pr.K deri në fund të shekullit të IV pr.K.

Prania e qeramikës gjatë kësaj periudhe është dëshmia e marrëdhënieve të lashta dhe të vazhdueshme tregëtare mes fiseve ilire dhe kulturave mesdhetare, sidomos të brigjeve të Adriatikut.

Në kodrat e “Dautës, Kokomanit dhe zona e Spitallës” janë zbuluar mbi 220 enë me figura të kuqe, prodhimi i të cilave ndërpritet nga fundi i shekullit IV p. Kr.


Dëshmitë e para i referohen importeve me skena simpoziume, me tualet etj. Për sa i përket temave mitologjike ato pasqyrohen me perënditë, heronjtë, sidomos Herkuli po edhe tema të marra nga eposi, nga sfera qytetare e jetës së përditshme.

Enët me figura të kuqe të prodhuara në Durrës dallohen nga prodhimet e importuara nga ngjyra e baltës okër-rozë dhe zbukurimet të rafinuara me cilësi të lartë, të cilat supozohet se janë frymëzuar nga pamjet apuliane.

Karakteristikat gjeografike e qytetit sidomos pozicioni i tij në hyrje të Adriatikut lindor, si një port historik për rrugët tregtare ka ndihmuar në marrëdhëniet ekonomike midis qytetit dhe realitetet e tjera të Mesdheut, në mënyrë të veçantë me Italinë e jugut duke krijuar kushte për marrëdhëniet me shkollat e piktorëve në atë periudhë, në veçanti me mjeshtrit e shekullit të V p. Kr. deri në fund të shekullit të IV p. Kr.

Lidhjet historike (kulturore dhe tregtare) me Italinë e jugut, me realitetet ilire dhe në të njëjtën kohë, me botën helene, forcojnë krijimin në qytet të teknikave të reja për qeramikën sidomos të stilit atikë.

Disa nga këto prodhime i përkasin qeramikës luksoze, ndoshta për aspektet e saj të rafinuara estetike shumë të kërkuara nga elita (klasa e lartë) lokale. Ndër llojet e enëve të gjetura në Durrës ndikon mungesa e enëve të mëdha.

Në shek. V p. Kr. kemi importet e para atike, të ekspozuar në Muzeu Arkeologjik të Durrësit, oratori athinas Lysia (Lys XXXII) tek fjalimet e tij i referohet marrëdhënieve tregtare ndërmjet qytetit dhe kolonisë.

Kërkesa e lartë e tregut të brendshëm ilir të produkteve shtyn në vitin 330 p. Kr. mjeshtrit lokalë të intensifikojnë prodhimet e tyre. Me rritjen në këtë periudhë të prodhimit lokal Durrësi bëhet qendra kryesore e tregut ilir.

Prodhimi lokal i qeramikës më figura të kuqe e Durrësit tek fiset ilire favorizon rënien e importeve Apulëve dhe të qendrave të tjera mesdhetare.

Zhvillimi kulturor-ekonomik i qytetit të Durrësit është gjithashtu i dukshëm edhe nga pasuria e objekteve funerale ku, në fund të shekullit të IV p. Kr., ne gjejmë praninë e lekiteve me relieve, me dekorimet e tyre. Skenat i referohen duelit, rrëmbimit të nimfave ose Amazonomahie.


Skenat e preferuara nga banorë të të qytetit janë kryesisht ato të ashtuquajtura “jeta e përditshme”, nga jeta në shtëpi, në qytet, atletët, rafigurimi i e febëve, femra, burra, etj. Por nuk mungojnë edhe kafshët që lidhen me perënditë ose të jetës të përditshme, si bufi, demi, pëllumbat, pantera, kuaj, qeni, mjellma dhe lepuri.

Skenat pasurohen me motivë “floreal” me lule, të tilla si palmeta dhe spirale, ndërsa te buzët dhe te qafa alternohen modele të ndryshme, me gjethe dafine, ulliri, deri te linjat me valë deti etj.

Duhet të mbahet mend se produktet e qytetit do të pushtonin tregjet ilire sidomos gjatë periudhës IV – III p. Kr. siç është rasti i kraterit me volute i zbuluar në Belsh ose amfora e Klosit, të dyja të prodhuara nga mjeshtrit e Durrësit (të dy enët janë ekspozuar tek Muzeu Historik Kombëtar).

Gjithashtu edhe në Durrës janë zbuluar qeramika të importuara të tipit Gnatia (fillimi të shekullit III p. Kr.).

Shumica e qeramikës me figura të kuqe vjen nga objektet e varrimeve të zbuluara, kryesisht femrash ose atletë, me lloje të ndryshme: amforat, peliket, ojnohetë, lebes gamikos (ena dasmës), hidriat, lekanet, skyfosat, lekitët, situla, etj.

Ato janë ekspozuar tek Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Arkeologjik i Tiranës.

Për shkak të rolit të saj mbizotërues në tregjet ilire, mund t’i atribuojmë Durrësit pseudonimin “Fener kulturor”, sepse në fakt sinjalizonte hyrjen e anijeve në zonat e kulturës ilire. /ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,10344,Camëri,131,Editorial,2333,Ekonomi,604,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,84,Histori,1678,Iliridë,330,Kosovë,3058,Kulture,814,Luginë,71,Moti,2,Politik,2085,Reportazh,191,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,536,Video,614,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Zbulohen 220 enë ilire në qytetin e Durrësit!
Zbulohen 220 enë ilire në qytetin e Durrësit!
https://4.bp.blogspot.com/-iNtnGpvb1lQ/XDt8jaXLvCI/AAAAAAAAeuM/JUBgfoDIs3Yyes1WU6MEFcVG1xBz_CxxwCLcBGAs/s640/qeramika.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-iNtnGpvb1lQ/XDt8jaXLvCI/AAAAAAAAeuM/JUBgfoDIs3Yyes1WU6MEFcVG1xBz_CxxwCLcBGAs/s72-c/qeramika.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/zbulohen-220-ene-ilire-ne-qytetin-e.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/zbulohen-220-ene-ilire-ne-qytetin-e.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy