“Zgjedhja e Eliot Engel, e fut Kosovën dhe Shqipërinë fuqishëm në agjendën amerikane”

Ai thotë se angazhimi i kongresistit amerikan nuk ka munguar as paraluftës dhe as pasluftës.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan.

Lidhur me ketë, është deklaruar edhe politologu i njohur në vend.

Musa Preteni në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se zgjedhja e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është një lajm i mirë për Kosovën.

Ai thotë se angazhimi i kongresistit amerikan nuk ka munguar as paraluftës dhe as pasluftës.

“Zgjedhja e Eliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është një lajm i mirë për Kosovën, duke e patur parasysh angazhimin e tij të madh gjatë viteve 90-ta për çlirimin e Kosovës e po ashtu edhe pas çlirimit për bërjen e shtetit të Kosovës”, thotë Preteni.

Sipas tij, lëvizjet e fundit në administratën amerikane, janë sinjale të qarta se SHBA-ja ka kthyer sytë sërish nga Kosova, pas një periudhe kur Kosova zinte vend shumë të vogël në optikën amerikane.

“Por, përveç kësaj, konsideroj se lëvizjet e fundit në administratën amerikane, si drita e gjelbër për bërjen e ushtrisë dhe letra e fundit e Trump, janë sinjale të qarta që SHBA ka kthyer sytë sërish nga Kosova pas një periudhe kur Kosova zinte vend shumë të vogël në optikën amerikane të politikës së jashtme. Pasi që linja e shtetit më të fuqishëm të botës ka qenë gjithmonë në krahë të Kosovës”, thotë ai.
Në fund, ai ka theksuar se zgjedhja e Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me jashtë është edhe një sinjal i mirë para marrëveshjes së paralajmëruar me Serbinë.

“Zgjedhja e Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie me jashtë, sidomos edhe pas letrës së presidentit Trump, e fut Kosovën fuqishëm në agjendën e politikës së jashtme amerikane pikërisht në kohën kur neve si shtet na duhet më së shumti para marrëveshjes së paralajmëruar që ende na prezantohet si shumë e mjegullt”, përfundon Musa Preteni për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, në një postim në Twitter, Engel ka deklaruar se do të punojë për të mirën e popullit amerikan dhe atij të Kosovës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,12492,Camëri,151,Editorial,2768,Ekonomi,795,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,86,Histori,1948,Iliridë,412,Kosovë,3842,Kulture,1013,Luginë,84,Moti,2,Politik,2496,Reportazh,208,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,596,Video,718,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Zgjedhja e Eliot Engel, e fut Kosovën dhe Shqipërinë fuqishëm në agjendën amerikane”
“Zgjedhja e Eliot Engel, e fut Kosovën dhe Shqipërinë fuqishëm në agjendën amerikane”
https://3.bp.blogspot.com/-MdA29uTuyOk/XDI_MTtLwAI/AAAAAAAAeAo/HnBM6GNo7VE2s63DixDkIHbDL4yZHKH6ACLcBGAs/s640/Eliot-Engel-4.jpeg
https://3.bp.blogspot.com/-MdA29uTuyOk/XDI_MTtLwAI/AAAAAAAAeAo/HnBM6GNo7VE2s63DixDkIHbDL4yZHKH6ACLcBGAs/s72-c/Eliot-Engel-4.jpeg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/zgjedhja-e-eliot-engel-e-fut-kosoven.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/01/zgjedhja-e-eliot-engel-e-fut-kosoven.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy