Absurditete alla shqiptare: Anulohet mësimi, shkolla kthehet në lokal dasmash

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohen në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.

Drejtoresha e shkollës urdhëron shkurtimin e orëve të mësimit, duke i kthyer ambientet e shkollës në lokal për zhvillimin e ceremonive mortore dhe dasmave. Gjithçka ka ndodhur me nismën e saj, duke mos marrë leje as në Zyrën Arsimore të Gramshit.

Pas denoncimit të faktit, Zyra Arsimore e Gramshit ngriti menjëherë komision për të marrë masa ndaj drejtoreshës.

“Fiks Fare”, pas denoncimit të rastit nga banorët e fshatit, të cilët dërguan edhe një video nga ceremonia e fundit mortore e zhvilluar në shkollë, udhëtoi pikërisht në fshatin Gjergjovinë, për të vërtetuar pamjet që kishin mbërritur në redaksi.

Gazetarët kontaktuan fillimisht me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar, të cilët në bisedë me ta kanë treguar se ditën e zhvillimit të ceremonisë mortore të njërit prej banorëve të zonës, që kishte ndërruar jetë para një jave, ishin shkurtuar orët e mësimit për t’u zhvilluar në ambientet e shkollës dreka e vakisë. Këtë vendim e kishte marrë drejtoresha e shkollës, për të kryer më pas edhe ritet mortore.

Po kështu, janë banorët e fshatit Gjergjovinë, të cilët tregojnë se “jo vetëm para një jave, por në shumicën e rasteve, ceremonitë mortore zhvillohen në ambientet e shkollës”. Gjithashtu, sipas banorëve, në këtë shkollë zhvillohen edhe dasma, e sipas tyre kjo është një traditë e hershme e fshatit.

“Është traditë prej kohësh që në këtë shkollë bëhen ceremoni të tilla. Unë dhashë leje, e di që bëra shkelje, por përgjegjësi i ZA-së më tha që të vendos unë, pasi e mora në telefon dhe e pyeta”, u shpreh drejtoresha e shkollës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Absurditete alla shqiptare: Anulohet mësimi, shkolla kthehet në lokal dasmash
Absurditete alla shqiptare: Anulohet mësimi, shkolla kthehet në lokal dasmash
https://1.bp.blogspot.com/-n0GD6MTJVVk/XGHhGJanXPI/AAAAAAAAhCQ/3sUGYW76pAAH76QFGxbJO89BvKfvjF8LQCLcBGAs/s640/51943343_2030382983683320_4234687670518808576_n-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-n0GD6MTJVVk/XGHhGJanXPI/AAAAAAAAhCQ/3sUGYW76pAAH76QFGxbJO89BvKfvjF8LQCLcBGAs/s72-c/51943343_2030382983683320_4234687670518808576_n-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/absurditete-alla-shqiptare-anulohet.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/absurditete-alla-shqiptare-anulohet.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy