Daçiç e tepron sërish: Elliot Engel merr para prej shqiptarëve!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur sot rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kërkesës së tyre të vazhdueshme për heqjen e taksës që Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur ndaj produkteve serbe, si kundërpërgjigje për politikën destruktive të Beogradit karshi Prishtinës.

Daçiq nga Samiti i Ministrave të Jashtëm që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thurur lavde për administratën e Donald Trump, duke thënë se SHBA-ja e mbështet një marrëveshje dhe beson që tani është momenti për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Qeveria e Trumpit është praktike. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë. Ndryshimi i qëndrimit aktual i zyrtarëve amerikanë do të ishte një gjë e keqe për ne. Elliot Engel për shembull, është një lobist që merr miliona nga shqiptarët, dhe ne nuk mund të presim nga ai që të ndryshojë pozicion”, ka thënë kreu i diplomacisë serbe për Tv Happy, transmeton Gazeta Express.

Ai edhe një herë e ka përsëritur se dialogu i Brukselit nuk do të vazhdojë pa e hequr vendimin për taksën.

Daçiq ka folur edhe për sesionin e fundit të Këshillit të Sigurimit. Sipas tij ishte një ‘dush i ftohtë’ për Kosovën, kur dëgjonin se si disa shtete që e kanë njohur pavarësinë, kanë bërë thirrje që të hiqet taksa [Belgjika, Peru dhe Bregu i Fildishtë]

“Ishte një dush i ftohte për ta, ata nuk e besonin se do të ishte ashtu, pra është e rëndësishme që takimi tjetër të jetë në qershor”, ka shtuar tutje Daçiq.

Sipas tij kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është informuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndihmojnë ushtrinë, dhe sipas tij Kosova nuk ka kapacitete vetanake për ta ngritur ushtrinë.

Daçiq pretendon se në Kosovë janë duke ndodhur përplasje të mëdha ndërmjet liderëve, megjithatë ai thotë se ata po i shmangin konfrontimet publike./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Daçiç e tepron sërish: Elliot Engel merr para prej shqiptarëve!
Daçiç e tepron sërish: Elliot Engel merr para prej shqiptarëve!
https://4.bp.blogspot.com/-qApePyq6s18/XGMtAvuC4TI/AAAAAAAAhJw/n1dEptFMgdMiLExVnIzaY0gdukXMaHBsgCLcBGAs/s640/dacic_1549991473-1246127.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-qApePyq6s18/XGMtAvuC4TI/AAAAAAAAhJw/n1dEptFMgdMiLExVnIzaY0gdukXMaHBsgCLcBGAs/s72-c/dacic_1549991473-1246127.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/dacic-e-tepron-serish-elliot-engel-merr.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/dacic-e-tepron-serish-elliot-engel-merr.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy