“Fluturojnë” çmimet e zarzavateve, rritja më e lartë nga 2010

Çmimet e prodhimeve të stinës, kryesisht perimet dhe zarzavatet pësuan rritje jo të zakonte gjatë muajit janar, teksa INSTAT raportoi se, çmimet në grupin “zarzavate, përshi patatet” u rriten me 36.6 për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010, ku ndryshimi i çmimit për shkak edhe të krizës globale të asaj kohe arriti në 56.6%.

Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimeve në janarin e këtij viti, ndryshe nga 2010 që ishte si rrjedhojë e faktorëve të jashtëm, erdhi si pasojë e goditjeve të brendshme nga oferta, pasi prodhimi vendas këtë sezon ishte mjaft i kufizuar.

Ndryshe nga herët e tjera ku prodhimet bujqësore në vend diktoheshin nga kushtet atmosferike, përmbytjet ose ngricat, këtë vit shkak u bë reduktimi i prodhimit nga fermat.

Ekspertë të bujqësisë në qarkun e Korçës pohuan se sipërfaqja e mbjellë me qepë dhe patate këtë vit ishte 10 herë me e vogël. Prodhimi u reduktua për shkak të humbjeve të mëdha që fermerët pësuan në vitin 2017, ku prej superprodhimit çmimet ranë në kosto, teksa një pjesë e madhe prodhimeve u kalbën në fushë.

Ndër vite çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më të larta se grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit që INSTAT i referohet për matjen e inflacionit. Kjo për arsye se prodhimet shqiptare nuk plotësojnë nevojat e brendshme dhe shpesh importet e këtyre prodhimeve hyjnë në tregun shqiptar më kosto shtesë.

Fermerët janë të shqetësuar se nuk po orientohen që të prodhojnë sipas nevojave të tregut, teksa këtë vit fermerët e pemishteve sidomos, agrume dhe mollë u ndeshën me superprodhim.

Kjo gjendje ka sjellë humbje të mëdha, teksa fermerët e Konispolit lanë tonelata me portokalle dhe manderinë të kalben poshtë pemëve. Në një situatë të ngjashme janë edhe fermerët e mollëve ne Korçë.

Inflacioni në muajin janar arriti në 1.9 për qind, duke qenë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7%. Rritja e përgjithshme e çmimeve në janar u dominua në më shumë se 90 për qind nga rritja e çmimit të ushqimeve.

Shqipëria nuk ka projeksione dhe studime ne lidhje me pritshmëritë e ecurisë së konsumit në tregun vendas për disa artikuj bujqësore. Vendet të zhvilluara të Europës u japin fermerëve të dhëna të sakta mbi ecurinë e konsumit dhe sasive te prodhuara për periudha mbi 10 vite.

Ndërsa Shqipëria vuan edhe nga një handikap tjetër ku lejohen importe të prodhimeve bujqësore në kulmin e sezonit në Shqipëri. Teksa mollët dhe manderinat shqiptare po kalben në fusha, njësitë e shitjes me pakicë janë të mbushura me mallra importi, molle dhe portokalle që vijnë nga Greqia dhe Italia./ Monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11500,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3496,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Fluturojnë” çmimet e zarzavateve, rritja më e lartë nga 2010
“Fluturojnë” çmimet e zarzavateve, rritja më e lartë nga 2010
https://1.bp.blogspot.com/-VacCYroOjbE/XGGeS-Xv-nI/AAAAAAAAg-g/TTd7o8453GIjWGuG6NA_zyOg_l3nuzz9QCLcBGAs/s640/treg-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-VacCYroOjbE/XGGeS-Xv-nI/AAAAAAAAg-g/TTd7o8453GIjWGuG6NA_zyOg_l3nuzz9QCLcBGAs/s72-c/treg-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/fluturojne-cmimet-e-zarzavateve-rritja.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/fluturojne-cmimet-e-zarzavateve-rritja.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy