Haradinaj godet sërish Thaçin: Armik i Kosovës kush prek kufijtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur prapë presidentin e vendit, Hashim Thaçi, rreth idesë së tij për korrigjim kufijsh mes Kosovës e Serbisë. Haradinaj ka thënë se territori i Kosovës nuk është mall për tregti.

Ai ka deklaruar në Ora News, gjatë një interviste për emisionin “Tempora” se kushdo që flet për ndryshim territoresh është armik i Kosovës.

Nuk ndërrohet territori dhe kufijtë. Vendi është njëherë i vendosur dhe nuk parashihet biseda kështu“, ka deklaruar ai.

Unë nuk jam tregtar dhe nuk përfaqësoj ndonjë mall për treg, sa metra këtej dhe as metra andej”, ka thënë Haradinaj.

Nuk ka kryetar qeverie që diskuton tokën e vet për shkëmbim. Është absurdi më i madh“, është shprehur ai.

Duke komentuar fjalët shkëmbim, ndarje, demarkacion kufiri, korrigjim, Haradinaj ka thënë se “janë ofendime, sulme direkte në territor. Agresion janë nga kushdo që vjen“.

Kushdo që shënon marrjen e njohjes nga Serbia me ndërrim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit dhe Kushtetutës, dhe në aktin e shpalljes së pavarësisë“, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Për më tej Ramush Haradinaj u shpreh: “Tirana zyrtare, ministrat, Parlamenti, të gjithë duhet të mbajnë një qëndrim; Kosova e 17 Shkurtit, kushtetuta e saj, territori. Kushdo nga të zgjedhurit në Shqipëri e vlerëson ndryshe, ai po tradhton ndaj Kosovës. Është sikur unë të flas sot për Shqipërinë dhe t’u them jugun jepuani Greqisë ose jepjani Shkodrën, Malit të Zi, por t’u ndrequr këtë“.

Kushdo që lëviz në kufij është në agjendën e Putinit. Ridizanjimi i kufijve është agjentë e Putinit. Me ju thënë shqiptarëve jepni veriun 500 miliard, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grakcë plot në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre“, tha Haradinaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Haradinaj godet sërish Thaçin: Armik i Kosovës kush prek kufijtë
Haradinaj godet sërish Thaçin: Armik i Kosovës kush prek kufijtë
https://3.bp.blogspot.com/-6hmHeNjhBFk/XGRE0aR0OvI/AAAAAAAAhNc/lUcz6X7GmTEwv3lyT1GBxiohoITWWQ-FQCLcBGAs/s640/rrhrh_1550003752-6780559-905x395.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-6hmHeNjhBFk/XGRE0aR0OvI/AAAAAAAAhNc/lUcz6X7GmTEwv3lyT1GBxiohoITWWQ-FQCLcBGAs/s72-c/rrhrh_1550003752-6780559-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/haradinaj-godet-serish-thacin-armik-i.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/haradinaj-godet-serish-thacin-armik-i.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy