Ja 19 mallrat më të importuar në Shqipëri

Shporta e 19 mallrave më të importuar në Shqipëri vijoi edhe në vitin 2018 të dominohej nga nafta, cigaret, metalet, automjetet, plastika veshjet, ushqimet, kimikatet, elektroshtepiaket etj.

Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat që i përkasin periudhës janar-nëntor 2018 produkti më i importuar në vend për nga vlera ishin karburantet, prej të cilave u volën 33,9 miliardë lekë të ardhura.

Arkëtimet nga zhdoganimet e naftës kanë një rol të rëndësishëm në arkën e shtetit pasi ato zënë rreth 23 për qind të totalit te të ardhurave doganore.

Cigaret ishin produkti i dytë më i importuar, nga zhdoganimi i të cilave u arkëtuan 19 miliardë lekë, duke kontribuar me rreth 13 për qind të totalit te të ardhurave.

Më tej importi i metaleve kontribuoi me 8.3 miliardë lekë ne të ardhurat doganore.

Plastika ishte produkti i pestë më i importuar gjatë 2018 me rreth 5,6 miliardë lekë pagesa taksash dhe tarifash. Më tej artikujt më të importuar të 2018 ishin materialet e ndërtimit, gazi, birra, veshjet.

Taksat e paguara në doganë nga importuesit e birrës ishin 2.1 miliardë lekë ose 1.4 për qind e totalit. Ndërsa shihet se fruta perimet u renditen ndër 14 produktet më të importuara në vend. Edhe pse tarifat ndaj tyre janë ulur ndjeshëm, autoriteti doganor arkëtoi 2 miliardë lekë për zhdoganimit të tyre. Tregu shqiptar pati vështirësi këtë vit të furnizohet nga prodhimi vendas për shkak se fermerët reduktuan sipërfaqet e mbjella.

Sipas të dhënave të INSTAT importi i frutave dhe perimeve u rrit me 8 për qind gjatë vitit 2018, teksa eksportet ranë për herë të parë në këto vitet te tranzicionit me 1 për qind.

Gjithashtu doganat volën rreth 5.4 miliardë lekë nga zhdoganimi i veshjeve dhe këpucëve.

Në vitin 2018 importet e mallrave arritën gjithsej vlerën 641 miliardë lekeve, duke u rritur me 2,4 %, krahasuar me 2017. Deficiti tregtar arriti vlerën 331 miliardë lekë, duke pësuar ulje vjetore 6,3 %./monitor/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11498,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3494,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2331,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Ja 19 mallrat më të importuar në Shqipëri
Ja 19 mallrat më të importuar në Shqipëri
https://2.bp.blogspot.com/-Ff9SKMnrJJw/XGGlhPGzkiI/AAAAAAAAg_Q/qmFh6uF_-_IopZrpROq1wEh7r7iNMM4cACLcBGAs/s640/albanien-karte_1549868507-7706030.png
https://2.bp.blogspot.com/-Ff9SKMnrJJw/XGGlhPGzkiI/AAAAAAAAg_Q/qmFh6uF_-_IopZrpROq1wEh7r7iNMM4cACLcBGAs/s72-c/albanien-karte_1549868507-7706030.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/ja-19-mallrat-me-te-importuar-ne.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/ja-19-mallrat-me-te-importuar-ne.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy