“Kanuni modern”, familja i fal gjakun italianit vetëm nëse paguhet

Emisioni investigativ italian “Le Iene” i është rikthyer dhe një herë ngjarjes së vrasjes së shqiptarit 22-vjeçar, Gjergj Gjoni.

I riu humbi jetën më 20 tetor 2015 pasi u qëllua për vdekje nga italiani Francesko Sicignano, ndërsa po tentonte t’i grabiste banesën, siç raporton “Gazeta Shqip”.

“Italiani nuk e di se duhet të përballet me hakmarrjen e Kanunit, një kod të tmerrshëm dhe arkaik që ende ekziston sot në pjesë të Shqipërisë”, thotë gazetari Luigi Pelazza.

Gazetarët italianë kanë takuar ndërmjetësin e faljes së gjaqeve, Nikollën, i cili thotë se Francesco duhet të vijë në Shqipëri për të kërkuar falje. Ai i premton italianit se nuk do t’i ndodhë asgjë sepse është nën përgjegjësinë e tij.

“Është shumë e qartë se familja vuan për shkak të kësaj çështjeje. Në këtë rast, Kanuni thotë se edhe ekziston mundësia e faljes”, shpjegon ndërmjetësi që ka takuar familjen Sicignano. Nikolla thotë që italiani duhet të vijë në Shqipëri për t’u takuar me prindërit e djalit të vrarë, të cilët thonë se do të marrin hakun.

“Babai i djalit të vrarë mund të dëshirojë të takohet me Francescon dhe në këtë rast, ne do të duhet të shkojmë në Shqipëri. Nëse vini me mua do të jeni nën përgjegjësinë time dhe asgjë nuk do t’ju ndodhë derisa të ktheheni në shtëpi. Sepse në qoftë se diçka duhet të ndodhë me ju unë do të çnderohem”, tregon ndërmjetësi i faljes së gjaqeve.

Më pas, ekipi i gazetarëve niset drejt Shqipërisë për t’u takuar me familjen Gjoni. “Unë do e bëj Markun mik me Francescon”, është premtimi që thotë ndërmjetësi i gjaqeve.

Nikolla tenton të bindë Mark Gjonin që të falë gjaqet, por ai refuzon së bashku me gruan. Më pas, ai zbutet dhe e fton në shtëpi vrasësin italian, duke i thënë se pranon që të bisedojë, duke vendosur disa kushte.

“Nëse unë i them Francescos që të fal gjakun, atëherë ia kam dhënë besën për gjithë jetën. Nëse nuk e fal, ai duhet të ruhet”, thotë babi i viktimës. Më pas ai tha se mundësia për falje është vetëm kompensimi financiar. “Nëse unë i kërkoj atij një shumë financiare dhe Francesco nuk pranon, atëherë është dy herë në gjak me mua. Unë i vras edhe një person tjetër. Nëse pranon, atëherë e fal”, tha Marku, duke mos premtuar falje./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: “Kanuni modern”, familja i fal gjakun italianit vetëm nëse paguhet
“Kanuni modern”, familja i fal gjakun italianit vetëm nëse paguhet
https://4.bp.blogspot.com/-KBs9d9DuXMo/XGGzsPDaY1I/AAAAAAAAhAQ/gTTy391jcdAtjH4FEnKyBh7oia4Zj_JiwCLcBGAs/s640/auto_leiene1549885921%2B%25281%2529.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-KBs9d9DuXMo/XGGzsPDaY1I/AAAAAAAAhAQ/gTTy391jcdAtjH4FEnKyBh7oia4Zj_JiwCLcBGAs/s72-c/auto_leiene1549885921%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/kanuni-modern-familja-i-fal-gjakun.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/kanuni-modern-familja-i-fal-gjakun.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy