Letra e ashpër e ShBA-ve dërguar krerëve të shtetit: Nuk mund të besojmë që s’po na dëgjoni

Krerët e Shtetit kanë marrë një letër nga Zëvendësasistent i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, i cili u ka treguar se taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake serbe, i ka prishur raportet me Amerikën.

Në letrën e siguruar nga Televizioni Publik që Palmer i ka nisur presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli, thuhet se SHBA ka vendosur të stopojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj mosheqjes së taksës.

Tutje, aty thuhet se SHBA nuk mund të besojë që qeveria kosovare nuk po i dëgjon këshillat e saj, si mikja më e mirë e shtetit të Kosovës.

Letra e plotë:

I dashur President Thaçi:

I dashur Kryeministër Haradinaj:

I dashur Kryeparlamentar Veseli:

Ashtu siç u ka shkruar edhe Presidenti Trump në letrën e tij në dhjetor të 2018, ky është momenti i mundësisë së Kosovës, që duke normalizuar marrëdhëniet me Serbinë të ndërmarr një hap të rëndësishëm përpara drejt intgrimeve Euro-Atlantike si dhe të avancojë si një vend stabil, prosperues dhe i sigurt.

Që atëherë ne kemi shprehur shqetësimet tona që veprime të caktuara, përfshirë këtu vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, do të mund të rrezikojnë këtë qëllim.

Këto veprime minojnë mundësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të vazhdojnë bashkëpunimin me ju në një fushë të gjerë objektivash të përbashkëta.

Pasiqë pamë që kërkesat tona për të pezulluar taksën, nuk u morën parasysh, kemi vendosur të ndërmarrim hapa që do të shfaqin shqetësimin tonë, përfshirë këtu edhe partneritetin në fushën e sigurisë.

Fillimisht, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e Iowa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë.

Duke pasur parasysh veprimet e padobishme të qeverisë tuaj, do të ishte e pavend që një vizitë e tillë të ndodhte.

Do të shikojmë me kujdes aspektet e tjera të bashkëpunimit tonë dhe do të shqyrtojmë nëse edhe ato do të pakësohen/shkurtohen.

Kosova nuk ka mik më të mirë sesa Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar për kaq shumë vite për të realizuar një të ardhme për popullin e Kosovës, në mënyrë që ai të jetojë ashtu siç ka zgjedhur, në paqe.

Lufta e Kosovës për liri ka mbetur në mendjen e Amerikanëve. Mijëra diplomatë amerikane dhe ushtarë janë përfshirë personalisht në përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme për Kosovën. Është e pabesueshme që pas gjithë çfarë kemi bërë bashkë, Kosova e vlerëson miqësinë tonë aq ulët sat ë injorojë këshillat tona.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë të gatshme të ndihmojnë Kosovën për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e normalizuese me Serbinë, e cila do të përqendrohej në njohje reciproke, gjë që do të ishte e implementueshme, jetëgjatë dhe në të mirë të të dyja palëve.

Në njëzet vitet e fundit, ky ka qenë një qëllim I paarritshëm.

Edhe pse ende e vështirë, është një rrugë që duhet ndërmarrë, në mënyrë që të arrijmë në sigurinë dhe propsperitetin që sjell e ardhmja.

Qëllimi ynë është që të shohin Serbinë dhe gjithashtu Kosovën, të veprojnë me përgjegjësi dhe që t’I kthehen dialogut.

Hapi I parë drejt këtij qëllimi do të ishte pezullimi i taksës.

Derisa nuk e bëni një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet e fuqishme që kishim më parë me ju.

Përzemërisht,

Matthew Palmer

Zëvendës Asistent i Sekretarit të Shtetit.
/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Letra e ashpër e ShBA-ve dërguar krerëve të shtetit: Nuk mund të besojmë që s’po na dëgjoni
Letra e ashpër e ShBA-ve dërguar krerëve të shtetit: Nuk mund të besojmë që s’po na dëgjoni
https://3.bp.blogspot.com/-U1HZh9Asre4/XGMLB_fRKnI/AAAAAAAAhG0/DXEOA2FHI-E_KHtZxqSqq2IfChu4JjXYQCLcBGAs/s640/palmer_1549988517-6117367-905x395%2B%25281%2529.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-U1HZh9Asre4/XGMLB_fRKnI/AAAAAAAAhG0/DXEOA2FHI-E_KHtZxqSqq2IfChu4JjXYQCLcBGAs/s72-c/palmer_1549988517-6117367-905x395%2B%25281%2529.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/letra-e-ashper-e-shba-ve-derguar.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/letra-e-ashper-e-shba-ve-derguar.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy