Malazezët nuk janë sllav, e as serbë - Shkruan Milan Qosoviq

Shkruan: Fahri XHARRA

Kush janë malazezët, pyet studjuesi Miroslav Qosoviq ? Ai e ka edhe përgjegjen ; malazezët janë vendor në tokat e tyre të cilët gjuhën sllave e morrën nga ndikimet e kohes. Të njëjtën e shkruan edhe akademiku i CANU-s Petar Vlahoviq ( Akademisë së Shkencave të Malit të Zi ) në studimin e tij për antropologjinë fizike të malazezëve. Në studimet gjenetike të malazezëve janë gjetur dy markera ( shënues) gjenetik s: I2a (P37.2) me 29.2 % i E1b1b – M215 me 27 %. Këta dy markerë sipas analistëve gjenetik , shkruan Qosoviqi janë të njerëzve të antikes , ilirëve të cilët nga shekulli i mesëm janë shqiptarët dhe vllahët . ( për vllahët, iliro-thrakas do flasim një herë tjetër fxh ).

Gjurmët sllave tek malazezët janë aq të vogla, sa që ky fakt sjellë reagime të mëdha tek serbët.screenshot_180

Puna shkencore e e hulumtueve ndërkombëtar e publikuar në “American Journal of Phisical Antropology” është bërë nga shembujt e gjakut të 404 mashkujve nga Klinika e Podgoricës dhe i ka demantuar plotësisht stereotipet që flasin për “gjakun e pastër sllav” të malazezëve dhe se vërtetojnë që malazezët rrjedhin nga Iliret, Keltet dhe Vllahet ( thrakasit )

Eshtë interesant të shkruhet- thotë Miroslav Qosoviq-i , edhe pse hulumtimet janë kryer para dy viteve, këto informata nuk iu janë bër të ditura opinionit malazias e as as atij serb, vetëm e vetëm të “ruhet “ bindja e rrejshme që malazezët kanë gjak sllavësh.screenshot_179screenshot_178

Hulumtimet janë kryer nga International University, Miami, FL 2. Department of Biological Sciences, Florida International University, Miami, FL 3. Institute of Forensic Medicine, School of Medicine, University of Belgrade, Belgrade, Serbia 4. Clinical Center of Montenegro, Podgorica, Montenegro 5. Security Information Agency, Belgrade, Serbia. Në hulumtime kanë marrë pjesë shkencëtarët : Sheyla Mirabal, Tatjana Varljen, Tenzin Gayden, Maria Regueiro, Slavica Vujović, Danica Popović, Marija ðurić, Oliver Stojković, Rene J. Herrera.

Me dëshirën dhe shpresën që të tregohet se si serbët ashtu edhe malazezët e kanë të “njëjtin gjak”, në këtë punë të madhe shkencore kanë financuar shumë institute shtetërore serbe, bile bile edhe sigurimi i fshehët serb BIA. (.Zanimljivo je da su mnoge srpske državne institucije meñu njima i srpska obavještajna agencija BIA 9 pomogle i finansirale istraživanje. Da li se, možda, očekivala podudarnost genetskog koda stanovnika Srbije i Crne Gore kao dokaz o jednom narodu, jedne vjere i kulture? )

Ishte kjo nga autori Miroslav Qosoviq.

“Por , le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta , ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri , Kosovë , në Maqedoni , Mal të Zi , në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza).

Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje , në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit , Manastirit të Graçanicës, Patrikanën e Pejës etj, prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë, siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. ( shkëputur nga Fahri Xharra, Stambolli dhe Moska e krijuan Malin e Zi nga shqiptarët https://www.njekomb.com/?p=21244screenshot_177

Si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”, pra ne shqiptarët të bëjmë Malin e Zi ? . Shkrimi do të jetë i fragmentuar ,që të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e shqipërisë në gjiun e saj.

Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka ,dhe janë të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa, Das Katolische Nordalbaniens, Budapest 1907) , ,shenjat e parë të fisit Berisha,mund të gjinden që prej 1270. Nga këta Berishajt ,lindin -shqiptarët ortodoks (shkijet) Drekaloviq ( Ndrekajt ) , Kuqi, dhe Gruda.

I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishi të afërm e dhe me Kastratët Fisi malesias Vasojeviq (pra shkije- shqiptarë ortodoks) ,ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shënimet tregojnë që edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq ishte me prejardhje shqiptare, pra malesias.

Është i njohur Mark Milani Popoviqi, armiku dhe asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkrunte për sllavët ,na është e njihur,por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte Arbanishtja? Sepse a i dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve arbanase dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave . ( po aty, http://www.njekomb.com/?p=21244 )

E kisha cekur Zonjën Edith Durham ( Some tribal Laws and Customs of the Balkans ,Londë,1928), ku shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit( Shqipëri dhe Mal të Zi f.xh.) gjatë vitit 1913 ( pra shek 20) ,nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemtë e Kastratëve “ se janë të një gjaku”. Por për këtë më vonë.

Fahri Xharra,12.02.19

Gjakovë/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11499,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3495,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Malazezët nuk janë sllav, e as serbë - Shkruan Milan Qosoviq
Malazezët nuk janë sllav, e as serbë - Shkruan Milan Qosoviq
https://4.bp.blogspot.com/-PXgAIv9H1DA/XGSBVoA55cI/AAAAAAAAhRk/RAV7Z0qKR_IcrF4SkBRAgvE3pRAbkyY1QCLcBGAs/s640/Screenshot_181-640x417.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-PXgAIv9H1DA/XGSBVoA55cI/AAAAAAAAhRk/RAV7Z0qKR_IcrF4SkBRAgvE3pRAbkyY1QCLcBGAs/s72-c/Screenshot_181-640x417.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/malazezet-nuk-jane-sllav-e-as-serbe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/malazezet-nuk-jane-sllav-e-as-serbe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy