Mihal Grameno letër Gurakuqit: “Vendosëm shkëputjen e kishës tonë edhe nga Rusët

Mihal Grameno: Vendosëm shkëputjen e kishës tonë edhe nga Rusët

Në Paris

Gëzonj që të jini mirë si edhe unë. Tani ca dit u shkrojta edhe u çova “Diellin” ku shkrova për gjendjen e atjeshme, besonj që t’i kini marrë.
Unë sot shkonj për në Detroit Michigan ku ndodhet nëna e zonja time edhe si t’i marr do të kthehem prapë këtej ku do të botonj gazetën. Shpreh që me u lajmëruar për botimin do të më përkrahni me lajmet e atjeshme si edhe letrarisht, siç m’u zotuat.

Nënshkrime po mblidhen shumë pas kërkimit që bëtë nga të Krishterët e Toskërisë edhe për së shpejti do t’u dërgohen.
Siç u shkrojta Z.Gurakuqi që Shqiptarët kanë një simpati edhe besim tek juve edhe kam kuvenduar me Z. Kryetar të Vatrës, Kolë Tromara, me Komisjonin edhe me gjithë kombëtarët edhe që të gjithë kanë besim të plotë, po duan çpjegime mbi programin e qeverisë aqë për sot si edhe për pritjen, prandaj është detyra jote më shumë që t’ua dëftesh se më të shumët juve u njohin dhe u kanë dëgjuar. Sa për Partinë ajo është në të rënë dyke mos u udhëhequr mirë edhe nga gabimet.

Mësoni që Noli i zgjedhur Piskop, nga mbledhjet kishtare Ruse edhe Shqipe dhe i dorëzuar nga Arqiepiskopi Rus, gjeti tani në fund pengime në të mbushurit të formës d.m.th. për t’i dorëzuar robat edhe shkopin Piskopal, duke thënë që Grekrit kanë bërë protestime edhe do të shtrojnë dokumenta zyrtare kundra Nolit.

Kështu pra vendosëm çkëputjen të Kishës tonë edhe nga Rusët edhe pasnesër kleri kombëtar do t’i veshë robat Piskopale duke deklaruar Kishën Ortodokse shqipe autoqefale. Me këtë mënyrë shpëtojmë njëherë e mirë nga maskarallëqet e vjetra edhe nisim jetën e re të kohës së re. Monsignor Bumçit i puth dorën si edhe Patër Fishtës. Beratit e të gjithëvet të fala. Prit të falura nga të gjithë atdhetarët. U puth me mall e mbetem për jetë juaji, Mihal Grameno (d. v.)

P.sh. Nga Korça na vijnë shumë lajme gazmore për çështjen kombëtare. Dërgomë fotografinë tënde dhe të At Fishtës./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11505,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,712,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3498,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Mihal Grameno letër Gurakuqit: “Vendosëm shkëputjen e kishës tonë edhe nga Rusët
Mihal Grameno letër Gurakuqit: “Vendosëm shkëputjen e kishës tonë edhe nga Rusët
https://4.bp.blogspot.com/-TiqFmUW3ST8/XGHA_sQ-QBI/AAAAAAAAhBo/hMHLH49uCGgd4A7bRqKWYimSC8Ama_iDwCLcBGAs/s640/Screenshot_164-640x342.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-TiqFmUW3ST8/XGHA_sQ-QBI/AAAAAAAAhBo/hMHLH49uCGgd4A7bRqKWYimSC8Ama_iDwCLcBGAs/s72-c/Screenshot_164-640x342.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/mihal-grameno-leter-gurakuqit-vendosem.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/mihal-grameno-leter-gurakuqit-vendosem.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy