Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë

Me 7 mars të 2017-s, Hashim Thaçi, si presidenti i Kosovës, mori iniciativë që Kosovën ta bëjë me ushtri nëpërmjet ligjit e jo ndryshimeve kushtetuese.

Por, kjo kishte tensionuar marrëdhëniet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton KTV.

Në ditën kur presidenti kishte dorëzuar në duart e kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, ligjet për FSK-në, atasheu ushtarak i SHBA-së në Kosovë, ia kishte prezantuar ministrit të atëhershëm të FSK-së shqetësimet e institucioneve kryesore të SHBA-së e NATO-s, për procedimin e bërjes së ushtrisë në këtë formë.

Burime të KTV-së, të afërta atëkohë me zhvillimet, kanë rrëfyer se si kundër kësaj iniciative kanë qenë zyrtarët e Pentagonit, ambasada e SHBA-së në Kosovë dhe Komanda e NALT-it, zyrë kjo e NATO-s që mbikëqyr Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“I pari që është njoftuar për shqetësimin ka qenë kryeministri Isa Mustafa, e më vonë, një letër e tillë, nga ministri Demolli, i ishte dërguar dhe presidentit Hashim Thaçi dhe Kuvendit të Kosovës”, kanë treguar këto burime për televizionin.

Pas kësaj, në Ministrinë e FSK-së, kishte ardhur një letër tjetër, ku tregohej se do të anulohej vizita e komandantit të FSK-së në SHBA dhe disa aktivitete të tjera që ishin të planifikuara mes FSK-së dhe shtetit të Iowa-s.

Javë më vonë, presidenti i Kosovës u tërhoq nga iniciativa e tij dhe ligji u kthye prapa.

Por, një gjë të tillë është mohuar të mërkurën nga Zyra e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në pyetjet e KTV-së rreth kësaj çështjeje, zyrtarët e Presidencës janë përgjigjur shkurt, duke thënë se “pretendimet nuk qëndrojnë.”

Atëkohë, ShBA-ja kishe kërkuar që brenda 6 muajve të debatohet me komunitetet në Kosovë për ushtrinë, e në të cilën planifikonte të përfshihej edhe vetë.

Ideja ishte të bindeshin serbët lokalë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ishte kundër tyre.

Por, rrëzimi i Qeverisë ktheu në pikën zero iniciativën për ndryshimin e mandatit të FSK-së, çka pastaj rregulloi marrëdhëniet mes vendeve, e sidomos gjatë 2018-s.

Zyrtarë të FSK-së, pastaj, vizituan 8 shtete të BE-së, takuan 16 shtete anëtare të NATO-s dhe kryesisht qëndruan në Amerikë, nga ku në heshtje ishte miratuar krijimi i ushtrisë, i cili u finalizua më 14 dhjetor të 2018-s./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë
Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë
https://3.bp.blogspot.com/-wdiA3RwsZDE/XGR6K9CaW2I/AAAAAAAAhRU/tRnjA1g7SLgF6ukDfOIg8WVaV7gVKNBGQCLcBGAs/s640/hashim-thaqi-640x427.jpg
https://3.bp.blogspot.com/-wdiA3RwsZDE/XGR6K9CaW2I/AAAAAAAAhRU/tRnjA1g7SLgF6ukDfOIg8WVaV7gVKNBGQCLcBGAs/s72-c/hashim-thaqi-640x427.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/miqesine-me-shba-ne-e-kishte-lekundur.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/miqesine-me-shba-ne-e-kishte-lekundur.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy