Prezantohet raporti vjetor antikanabis, Shqipëria asgjëson çdo bimë në territorin e saj

Për të dytin vit radhazi Shqipëria shënon një rezultat optimal në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Ky fakt u bë i njohur zyrtarisht nga zyrtarët më të lartë italianë dhe shqiptarë, në një konferencë të përbashkët, ku u prezantua raporti vjetor në shifra për luftën kundër kanabisit. Sipas skedës së publikuar nga Guardia di Finanza, shteti shqiptar, Policia e Shtetit, ka asgjësuar 100% të bimëve të mbjella në territorin e vendit, të zbuluara nga fotografimet ajrore me avionë specialë, dhe më pas të verifikuara në terren nga policia. Ky është një rezultat që konsolidon bindshëm atë të arritur një vit më parë, ku mbjelljet e kanabisit ishin në shifra minimale ndërsa asgjësimi i tyre u krye 100% në të gjithë territorin. Tashmë mund të thuhet se vendi ynë po del vendosmërisht nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis, duke hequr njëherësh edhe stigmën e një vendi prodhues droge.

Sipas skedës së publikuar nga Guardia di Finanza, hapësira e dyshuar si e mbjellë me bimë kanabisi është rreth 0.85 hektarë, pra më pak se 1 hektar. Ndërkohë po sipas kësaj skede, në vitin 2016, kur fenomeni u bë masiv, kjo shifër ishte mbi 213 hektarë. Në raportin e bërë publik nga GDF thuhet se numri i bimëve të zbuluara dhe të asgjësuara në të gjithë vendin ishte 675 të tilla, çka përbën një ndër rezultatet më të ulëta në dekada, që prej kohës kur kanë filluar të mbahen statistika mbi fenomenin.

Ministri Lleshaj në fjalën e mbajtur nënvizoi faktin se “Në vitin 2018, sasia e kanabisit të kapur në Itali me origjinë nga Shqipëria është 81% më e ulët se në vitin 2017!” Sipas Ministrit, rezultatet e arritura në 2018 kundër kultivimit të kanabisit në territorin e vendin shënojnë një rekord historik.
Këto rezultate vërtetohen jo vetëm nga statistikat e Policisë së Shtetit, por edhe nga raportet ndërkombëtare, ku më i rëndësishmi është pikërisht ky i partnerëve italianë. Mbikëqyrja e territorit shqiptar me avionë specialë, ka shënuar gjithashtu një rekord tjetër historik, pasi për 2018 numri i misioneve të realizuara, sipërfaqja e skanuar dhe orët e fluturimit janë të gjitha në shifrat më të larta deri më sot.

Duke folur për mbështetjen e dhënë nga partnerët ndërkombëtarë, Ministri i Brendshëm Lleshaj theksoi se “Asistenca frontale e BE dhe e vendeve anëtare ka qenë e pranishme në të gjitha aspektet e luftës kundër kanabisit, si në hartimin e strategjive dhe planeve, në mbështetjen e strukturave ligj zbatuese, etj.”. Ai falënderoi në mënyrë të veçantë qeverinë italiane për mbështetjen e gjithanshme dhe posaçërisht strukturat e policisë italiane dhe të GDF(Rojës Financiare).

Diplomatët e huaj dhe zyrtarët italianë që morën pjesë në këtë konferencë vlerësuan rezultatet e arritura nga policia shqiptare kundër mbjelljes së bimëve narkotike, duke shprehur njëherësh mbështetje edhe në të ardhmen. Lufta për çrrënjosjen e kanabisit ishte një bast i vënë nga qeveria shqiptare, i cili tashmë konsiderohet i fituar. Heqja e Shqipërisë nga harta e vendeve të kultivimit të kanabisit është një faktor pozitiv që do të ndikojë pozitivisht në hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, që pritet të realizohet gjatë këtij viti./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11394,Camëri,133,Editorial,2608,Ekonomi,708,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1819,Iliridë,376,Kosovë,3447,Kulture,920,Luginë,77,Moti,2,Politik,2306,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,560,Video,673,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Prezantohet raporti vjetor antikanabis, Shqipëria asgjëson çdo bimë në territorin e saj
Prezantohet raporti vjetor antikanabis, Shqipëria asgjëson çdo bimë në territorin e saj
https://2.bp.blogspot.com/-Mi-xCra3g80/XGRDVpf7TNI/AAAAAAAAhNM/7SB9G8SEmHkh4Pa70V1pRnfWwaCW3HAMQCLcBGAs/s640/shkoder-kanabis-policia-e-shtetis-askion-per-asgjesim-droge-587x319.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-Mi-xCra3g80/XGRDVpf7TNI/AAAAAAAAhNM/7SB9G8SEmHkh4Pa70V1pRnfWwaCW3HAMQCLcBGAs/s72-c/shkoder-kanabis-policia-e-shtetis-askion-per-asgjesim-droge-587x319.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/prezantohet-raporti-vjetor-antikanabis.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/prezantohet-raporti-vjetor-antikanabis.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy