Qyteti i një mbi një dritareve, projekte të rëndësishme në favor të turizmit

I njohur si qyteti i një mbi një dritareve, Berati është një qytet unik në listën e pasurive të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i ngritur buzë lumit Osum, rreth 2400 vjet më parë.

Berati është një nga destinacionet kryesore turistike në vend, si dhe nga më të dashurit për vizitorët vendas e të huaj.

Për të nxitur zhvillimin e turizmit në këtë qytet Fondi Shqiptar i Zhvillimit në emër të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore po zbaton Programin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin.

Në kuadër të këtij programi ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Mihal Komneno”, si dhe rigjenerimi i pjesës jugore të kalasë e quajtur “Tabia”, një pikë panoramike e rëndësishme për turistët.

Rruga “Mihal Komneno” lidh Beratin me kalanë e kodikëve të vjetër, këtë muze në natyrë që ruan thesare të çmuara. Rikonstruksioni i kësaj rruge ka bërë më të thjeshtë mbërritjen në kala , si dhe më të këndshme për banorët e qytetit dhe turistët.

FSHZH bën të ditur se po vijon puna për projektimin e ndërhyrjeve për përmirësimin e infrastrukturën urbane, mobilitetin e qytetarëve dhe atraksionet turistike të qytetit.

Ditët e fundit Berati u rendit edhe si një ndër qytetet më të dashur për turistët japonezë. Udhërrëfyesi turistik “Chikyu no arukikata” që orienton qytetarët japonezë në zgjedhjet e destinacioneve turistike për t’u vizituar gjatë 2019-2020 e vendosi Beratin në krye të listës për Europën qendrore.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11495,Camëri,133,Editorial,2629,Ekonomi,711,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,379,Kosovë,3493,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2329,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,679,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Qyteti i një mbi një dritareve, projekte të rëndësishme në favor të turizmit
Qyteti i një mbi një dritareve, projekte të rëndësishme në favor të turizmit
https://4.bp.blogspot.com/-u3jHS_GpxIg/XGLkNxOvuFI/AAAAAAAAhEA/pgehOh_GQq8IQ2pDyPRNyLoUaf_9D4C3gCLcBGAs/s640/Berati.jpg
https://4.bp.blogspot.com/-u3jHS_GpxIg/XGLkNxOvuFI/AAAAAAAAhEA/pgehOh_GQq8IQ2pDyPRNyLoUaf_9D4C3gCLcBGAs/s72-c/Berati.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/qyteti-i-nje-mbi-nje-dritareve-projekte.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/qyteti-i-nje-mbi-nje-dritareve-projekte.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy