Tv italian i kushton kronikë mafias shqiptare: Si po pastrohen paratë e pista me ndërtime (VIDEO)

Televizioni italian Rai3 i ka kushtuar një kronikë Shqipërisë për mafian shqiptare dhe mënyrat si ajo po pastron paratë.

Gazetarët italianë kanë intervistuar gazetaren Klodiana Lala që shprehet se “Shqipëria sot ndodhet në kushtet kur nuk flitet më vetëm për bashkëpunim të politikanëve me segmente të krimit, por sot, sipas saj, mafia ka hyrë edhe në parlament”.

Sektori i ndërtimit vijon të mbetet fusha e preferuar për pastrimin e parave të krimit, shton ajo. Rai3 thekson edhe kërcënimet që ka marrë gazetarja shqiptare nga grupet kriminale, por ajo shprehet se nuk trembet kur thotë të vërtetën.

KRONIKA E RAI3

“Në Shqipëri kanë hyrë shumë para nga trafikimi i jashtëligjshëm, si droga dhe prostitucioni. Një pjesë e mirë e ndërtimeve të bëra në vend kanë ardhur si rezultat i këtyre të ardhurave”. Ky është citimi i gazetares së kronikës, Klodiana Lala gjatë një interviste për televizionin italian Tg3.

Pier Damiani D’Agata dhe Claudio Rubino kanë udhëtuar nga Roma për të intervistuar Klodiana Lalën. Klodiana Lala, është gazetarja shqiptare që jetën dhe karrierën e saj ia ka dedikuar dëshmisë së historive dhe bëmave të grupeve kriminale.

“Nuk është lajm i ri bashkëpunimi i politikës me grupet kriminale. Por tashmë kemi vajtur në atë pikë, ku mafia ka hyrë në parlament”– thotë Klodiana Lala.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Ramës akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe favorizim të klaneve të këtij spektri, sidomos kushëririn e tij Moisi Habilaj, sot i dënuar nga Gjykata e Katanias. Pak ditë më parë, Prokurori i Antimafias Italiane mbërriti në Tiranë dhe zbuloi se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare.

“Risku është i madh, drejtësia është shumë e dobët, edhe pas hartimit të Reformës në drejtësi në 2016-ën”- thotë Klodiana Lala. Në gusht, shtëpia e prindërve të Klodiana Lalës u qëllua me breshëri automatiku, tip kallashnikov. Ky ishte një sulm i qartë mafioz.
“Nuk kam frikë. Nëse një gazetar thotë të vërtetën, nuk ka pse të ketë frikë nga asgjë”- Klodiana Lala./lapsi/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11394,Camëri,133,Editorial,2608,Ekonomi,708,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1819,Iliridë,376,Kosovë,3447,Kulture,920,Luginë,77,Moti,2,Politik,2306,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,560,Video,673,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Tv italian i kushton kronikë mafias shqiptare: Si po pastrohen paratë e pista me ndërtime (VIDEO)
Tv italian i kushton kronikë mafias shqiptare: Si po pastrohen paratë e pista me ndërtime (VIDEO)
https://2.bp.blogspot.com/-7QZlBAP5EHw/XGGnmIfEn-I/AAAAAAAAg_Y/XVfwS-Pqd_w8wz_l26GSWT5HXW7Q9giWACLcBGAs/s640/screenshot-6_1549824708-4308624.png
https://2.bp.blogspot.com/-7QZlBAP5EHw/XGGnmIfEn-I/AAAAAAAAg_Y/XVfwS-Pqd_w8wz_l26GSWT5HXW7Q9giWACLcBGAs/s72-c/screenshot-6_1549824708-4308624.png
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/tv-italian-i-kushton-kronike-mafias.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/tv-italian-i-kushton-kronike-mafias.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy