UNICEF i tërheq vëmendjen qeverisë dhe medias për rastin e Kavajës

Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Tiranë lëshoi të hënën një deklaratë mediatike ku shprehu shqetësim për trajtimin publik të dy rasteve të abuzimit seksual të fëmijëve.

“UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur,” deklaroi UNICEF për mediat.

“Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit,” paralajmëroi organizata.

Opinioni publik shqiptar u trondit thellësisht nga publikimi në media i dy rasteve të abuzimit seksual me në qendër vajza të mitura. Një punonjës i policisë së Shkodrës u arrestua të hënën pas publikimit në media të një video sipas të cilës ai kishte kryer abuzime seksuale me një të mitur në Malësi të Madhe. Një javë më parë në qytetin e Kavajës u zbulua abuzimi seksual i një të miture nga një grup i dyshuar shokësh të shkollës përkundrejt shantazhit.

“Një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm për çështje të ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të mëdha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit, edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi,” tha UNICEF.

Publikimi i abuzimeve seksuale të minoreneve solli një pingpong akuzash, ku u përfshinë edhe dy partitë më të mëdha në vend PS dhe PD.

Një video e publikuar pak ditë pas ngjarjes së Kavajës nga kryeministri Edi Rama shfaqte ministren e re të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali krah familjarëve të 13-vjeçares së abuzuar, duke sjellë kështu kritika të ashpra në media për shou politik dhe zbulim të identitetit të familjarëve.

“UNICEF-i i bën apel të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi të gjitha motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal,” përfundoi deklarata.

Ivana Dervishi / Gazetare dhe fotoreportere e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri/ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11394,Camëri,133,Editorial,2608,Ekonomi,708,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1819,Iliridë,376,Kosovë,3447,Kulture,920,Luginë,77,Moti,2,Politik,2306,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,560,Video,673,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: UNICEF i tërheq vëmendjen qeverisë dhe medias për rastin e Kavajës
UNICEF i tërheq vëmendjen qeverisë dhe medias për rastin e Kavajës
https://1.bp.blogspot.com/-ZPSdDPeFVQU/XGLg_z1ovBI/AAAAAAAAhDo/OWApsCGHyFoytEM2iYFaDRcoxElDtjTfQCLcBGAs/s640/unicef-905x395.jpg
https://1.bp.blogspot.com/-ZPSdDPeFVQU/XGLg_z1ovBI/AAAAAAAAhDo/OWApsCGHyFoytEM2iYFaDRcoxElDtjTfQCLcBGAs/s72-c/unicef-905x395.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/unicef-i-terheq-vemendjen-qeverise-dhe.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/unicef-i-terheq-vemendjen-qeverise-dhe.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy