Vuçiq: Nervozitet në Prishtinë, kam frikë se pas taksave mund të ketë ndonjë hap tjetër

Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se dëshiron që Prishtina të heq taksen dhe të vazhdohen bisedimet, përderisa nuk ka bisedime ka rrezik për dhunë ndaj banorëve serbë , ka deklaruar për Tv Pink, transmeton “Bota Sot”.

Lidhur me paralajmërimin për heqjen e taksave, Vuçiq ka thënë se ai këtë ka kohë që e mendon.

"Të shohim çka pason, mendoj se kur është fjala për presione verbale, mund të themi se është në rregull çdo gjë që kanë bërë partnerët perëndimor, faleminderit kinezëve dhe rusëve që janë pranë neve. Sot ekziston unitet në dënimin e kësaj çështje në botë“, porosit ai.

Ai ka komentuar edhe deklaratat që janë thënë dhe heqjen e tyre, ndërkohë që ai thotë se në Prishtinë do përpiqen të ruajnë fytyrën e Haradinajt dhe të vazhdojë si kryeministër, ndërsa barra do ndahet mes partive tjera.

"Ata do të bëjnë këtë lojë, por është çështja e tyre, për ne është me rëndësi heqja e taksave se kemi 40 milionë humbje që është e rëndë për shtetin tonë", theksoi Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se kur kalojnë 90 ditë do të angazhojnë mekanizmat tjerë në CEFTA dhe BE.

"Ka një nervozë në Prishtinë dhe shqetësohet nëse ata pas taksës do të ndërmarrin ndonjë hap tjetër. Ajo që më frikëson në Kosovë është se mund të ketë dhunë dhe dëbim për banorët serbë", tha ai.

Sipas tij Serbia po angazhohet me partnerët ndërkombëtar në forcimin e pozitës dhe heqjen e taksave sepse përderisa nuk ka bisedime ka mundësi për konfrontim.

"Kur bisedohet, është vështirë të priten konfrontime, kur nuk ka kthehemi prapa dhe faji i mbetet Serbisë”, tha Vuçiq që shtoi se raportet mes Prishtinës dhe ShBA-ve janë strategjike.

Ai ka përmendur takimin e Mynhenit me temë sigurinë ku do të marrin pjesë zyrtarë nga e gjithë bota, përfshirë Volfgang Ishinger edhe shtetarë tjerë që nuk ishin pjesë e Davosit.

Temë kryesore sipas tij është ndalimi i Kinës synim i vendeveve perëndimore dhe raportet me Rusinë, ku pritet të marr pjesë edhe diplomati Sergej Lavrov me të cilin do të takohet.

Në konferencën e sigurisë në Mynhen do të marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë nga Prishtina Thaçi, Haradinaj dhe Hoxhaj./ZgjohuShqiptar.info

KOMENTONI

Loading...
Loading...
Name

Aktualitet,11503,Camëri,133,Editorial,2630,Ekonomi,712,Emra për djem,38,Emra për vajza,36,Enciklopedi,85,Histori,1831,Iliridë,380,Kosovë,3498,Kulture,926,Luginë,78,Moti,2,Politik,2332,Reportazh,198,Rezultatet Live,2,Shtypi,79,Sondazhe,8,Sport,563,Video,680,
ltr
item
Zgjohu Shqiptar: Vuçiq: Nervozitet në Prishtinë, kam frikë se pas taksave mund të ketë ndonjë hap tjetër
Vuçiq: Nervozitet në Prishtinë, kam frikë se pas taksave mund të ketë ndonjë hap tjetër
https://2.bp.blogspot.com/-Rf8cuXnUVEU/XGRWuHP82hI/AAAAAAAAhOs/3rbFHRQ_OOYmKZXl-WsWIQ3sW5JRwvd-QCLcBGAs/s640/auto_vucic1550058514.jpg
https://2.bp.blogspot.com/-Rf8cuXnUVEU/XGRWuHP82hI/AAAAAAAAhOs/3rbFHRQ_OOYmKZXl-WsWIQ3sW5JRwvd-QCLcBGAs/s72-c/auto_vucic1550058514.jpg
Zgjohu Shqiptar
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/vuciq-nervozitet-ne-prishtine-kam-frike.html
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/
https://www.zgjohushqiptar.info/2019/02/vuciq-nervozitet-ne-prishtine-kam-frike.html
true
269073700948665522
UTF-8
Ngarkuar te gjitha postimet Nuk gjendet ndonje postim SHIKO TE GJITHA Lexo me Shume Repliko Hiq Repliken Fshi Nga Kreu FAQET POSTIMET Shiko te Gjitha REKOMANDUAR PER JU LABEL ARKIVA KERKO TE GJITHA POSTIMET Nuk u gjet asnje material sipas kerkeses tuaj Kthehu te Kreu E Diel E Hene E Marte E Merkure E Enjte E Premte E Shtune Hen Mart Merk Enj Pre sht Die Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor Jan Shk Mar Pri Maj Maj Qer Gush Sht Tet Nen Dhj menjehere 1 minute me pare $$1$$ minutes ago 1 ore me pare $$1$$ hours ago Dje $$1$$ days ago $$1$$ weeks ago me shume se 5 jave me pare Followers Follow THIS CONTENT IS PREMIUM Please share to unlock Kopjo te Gjithe Kodin Selekto te Gjithe Kodin All codes were copied to your clipboard Can not copy the codes / texts, please press [CTRL]+[C] (or CMD+C with Mac) to copy